fondacioni “sema”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/fondacioni-sema.pdf · gëzuar 28-29...

100

Upload: phamdang

Post on 19-Jun-2018

240 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër
Page 2: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër
Page 3: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

FONDACIONI “SEMA”RAPORTI I AKTIVITETEVE

2013-2014

Page 4: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Institucionet Arsimore & Kulturore

Socail MediaTwitter/FondacioniSema

Facebook/www.sema.edu.al

AdresaRr. George W Bush. No:50

Tiranë[email protected]

Web Sitewww.sema.edu.alwww.beder.edu.alwww.mkorces.org

www.medresejaberat.comwww.medresejakavaje.comwww.mkavajesvajzave.com

www.medresejatiranes.comwww.medresejaelbasan.com

RAPORTI I AKTIVITETEVE

2013-2014

Fondacioni Sema

47 Program madhështor Për Kur’anin 15 olimPiada e

matematiKës

78 seminar Për ndihmën e shPejtë 30 Program festiv

“Profeti muhamed a.s.”

80 Ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar nderi” 41 dita e verës ne

Qytetin e elbasanit

Page 5: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

PërmbajtjaMakina me energji të pashterueshme, Olimpiada e ASEF-it ................................................ 16Aktiviteti i Historise ........................................................................................................................................................................................................................... 17Aktiviteti i Informatikës ........................................................................................................................................................................................................... 18Java e Gjeografisë .................................................................................................................................................................................................................................. 19Mbledhja me prindërit ................................................................................................................................................................................................................ 22Provimi i pranimit në Medresetë ..................................................................................................................................................................... 27Programi Festiv në përkujtim të Profetit Muhamed (s.a.s) ........................................................... 31 Panairi shkencor ..................................................................................................................................................................................................................................... 33Mbledhja e DAR Berat në Medresenë e Beratit ..................................................................................................... 39Programi i takimit “Urat e Ballkanit flasin” ........................................................................................................................... 39Rrugica e Turqishtes ........................................................................................................................................................................................................................ 40Programi i Festave 7 – 8 Marsit .................................................................................................................................................................... 44“Nëna, Mësuesi i Parë” .............................................................................................................................................................................................................. 45Shëtitje argëtuese drejt Elbasanit! .............................................................................................................................................................. 49Dita Nderkombëtare e Pastrimit ..................................................................................................................................................................... 53Vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë ............................................................................................................ 61Vizitë e prefektit të Elbasanit ................................................................................................................................................................................... 63Vizitë e Drejtoreshës së Arsimit të Qarkut Tiranë ............................................................................................... 64Vizitë e Drejtoreshës së Arsimit të Tiranës në Medresenë e Tiranës ................ 65Drejtori i DAR Berat në Medresenë e Beratit .................................................................................................................. 66Vizitë në Bashkinë Elbasan ........................................................................................................................................................................................... 68Teknologjia dhe ndikimi ii saj tek adoleshentët ........................................................................................................... 73Ceremonia e ndarjes së çmimeve të olimpiadës së matematikës ............................ 75Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare ............................................................................................................................................. 77Program Festiv me rastin e 101-vjetorit të Pavarësisë ...................................................................... 87 Programi festiv me rastin e Festës së Kurbanit ....................................................................................................... 91Provimi i Librit “Dritë e Pashuar” ...................................................................................................................................................................... 94Kurban Bajrami, shpërndarja e kurbanëve .............................................................................................................................. 95Iftar në mjediset e Medresesë .............................................................................................................................................................................. 97Mirë se erdhe Muaj i Shenjtë i Ramazanit! ............................................................................................................................. 98

84 Program madhështor në PërKujtim të Profetit muhamed a.s.

89 gëzuar 28-29 nëntorin!

92 Program madhështor

Page 6: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

SEMAFONDACIONI

RReth nesh

Fondacioni "seMA" zhillon veprimtarinë e tij në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të shqipërisë.Ai drejton zhvillimin arsimor të shkollave 9-vjeçare, të mesme dhe të Universitetit hëna e Plotë "Bedër", tiranë.1- Medrese "Liria" - elbasan (e mesme)2-Medrese "Hafiz Ali Korça" - Kavajë (djem-vajza), (e mesme)3-Medrese "h. Mahmud Dashi" - tiranë, (9-vjeçare dhe e mesme)4-Medrese "Vexhi Buharaja" - Berat (e mesme)5-Medreseja e "Korçës" - Korçë (e mesme)6-Universiteti hëna e Plotë "Bedër", tiranë niveli dhe cilësia arsimore e arritur në shkollat tona ka nxitur simpatinë e popullit shqiptar dhe të drejtuesve zyrtarë.

Misioni

Qëllimi i Fondacionit "seMA" është që, së bashku me Komunitetin Mysliman të shqipërisë, të bëjë të mundur edukimin e një brezi të ndritur, të pajisur me besim, edukatë, të lidhur me historinë dhe kulturën e vet dhe në të njëjtën kohë, një brez që arsimohet me kushtet e shkencës dhe teknologjisë së shekullit tonë dhe mëson disa gjuhë globale, në mënyrë që të kontribuojë në paqën botërore.

Page 7: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër
Page 8: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

MEDRESEJA E ELBASANIT

MEDRESEJA E BERATIT

www.medresejaberat.com

MEDRESEJA E KAVAJËS

www.mkavajesvajzave.com

MEDRESEJA E KAVAJËS

www.medresejakavaje.com

UNIVERSITETI BEDËR

www.beder.edu.al

Page 9: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

MEDRESEJA E ELBASANIT

Universitetit "Hëna e Plotë" Bedër

Medreseja Vexhi Buharaja - Berat

Medreseja e Korçës - Korçë

Medreseja Liria - Elbasan

Medreseja H. Mahmud Dashi - Tiranë

Medreseja H. Ali Korça (Dega vajzave) - Kavajë

Medreseja H. Ali Korça - Kavajë

MEDRESEJA E KORÇËS

www.mKorçës.org

MEDRESEJA E TIRANËS

www.medresejatirane.com

MEDRESEJA E ELBASANIT

www.medresejaelbasan.com

Page 10: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Një arsimim modern nën ndriçimin e dashurisë

KLASAT MODERNE

TEKNOLOGJIA

SMART BOARD

Në klasat moderne mundësohet arsimim cilësor.

Një institucion arsimor që beson në rëndësinë e teknologjisë në arsim dhe që i jep përparësi praktikës dhe teorisë.

Një epokë e re me salla multimediale.

STAF I KUALIFIKUAR

SISTEMI ARSIMOR

DIPLOMAT TONA

Kualifikimi i stafit mësimdhënës garanton cilësi dhe lehtësi në përvetësimin e dijeve.

Arsimim i bazuar në programet ekuivalente me gjimnazet shqiptare.Arsimim në katër gjuhë: shqip, anglisht, turqisht, arabisht.

Diplomat tona janë të barazvlefshme me të gjitha gjimnazet e Shqipërise.

Page 11: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Konkurojmë me botën për Shqipërinë

MATURANTËT TANËSUKSESET TONA

MENSAT TONA

Të gjithë maturantët e medreseve kanë arritur rezultate të larta dhe të gjithë kanë fituar të drejtën e studimit si në universitetet publike, ashtu dhe ato private në shumë degë të ndryshme, si; teologji, mjekësi, inxhinieri ndërtimi, inxhinieri kompjuteri, arkitekturë, ekonomi, financë etj.

Përfaqësojmë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Shërbim ushqimor cilësor në mëngjes, drekë dhe darkë.

KONVIKTI

AKTIVITETET SPORTIVE

EKSKURSIONET

Në mjediset komode ndjehemi si në shtëpinë tonë.

Aktivitetet sociale dhe sportive që organizohen gjatë vitit janë të larmishme, si: Basketbolli, volejbolli, futbolli, mjediset e pushimit gjatë orarit të mësimit etj.

Besojmë se brezat e rinj do të përfitojnë shumë nga njohja me kultura dhe botë të reja...

Page 12: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Mësimdhënia në medrese kryhet në 4 gjuhë. Anglishtja, arabishtja dhe turqishtja jepen si gjuhë të huaja. Lëndët shoqërore jepen në shqip, ndërsa ato shkencore (matematikë, fizikë, kimi, biologji, informatikë) shpjegohen në gjuhën angleze.

Në medrese teknologjia përdoret në nivelin më të lartë. Në klasa gjenden tabela aktive për të lehtësuar mësimdhënien. Duke pasur një mësimdhënie më të lehtë dhe të këndshme rritet dukshëm performanca e nxënësve.

Nxënësit kanë mundësinë t’i aplikojnë në praktikë dijet e fituara në lëndët shkencore dhe informatikë, duke përdorur laboratorët me pajisje moderne. Konceptet teorike kthehen në dije me anë të praktikës. Edhe orët e gjuhëve të huaja zhvillohen në kabinete të përgatitura enkas për këto lëndë.

Arsimi në medrese:

Page 13: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Arsimi - Mësimiwww.sema.edu.al

• Panairi shkencor• Përgatitjet për maturën• Mbledhjet e katedrës

olimpiadat• Mbledhje me prindërit• Vizita nëpër panaire

librash• Javët e degëve• Sukseset• Prezantimet• Konkurset• Programi orientues• Provimi hyrës• Vizita tek prindërit

Page 14: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Në ambientet e Medresesë u zhvillua olimpiada e matematikës për klasat e 9-ta. Plot 24 shkolla të qytetit te Beratit, Kuçovës dhe Skraparit u përfaqësuan nga nxënësit e tyre të talentuar në matematikë.

Olimpiada e Matematikës u ndoq nga afër edhe nga Drejtori i DAR, Berat z. Selman Hodaj.

Nxënësit ishin të emocionuar dhe të motivuar në të njëjtën kohë për të arritur një rezultat sa më të mirë në këtë olimpiadë.

Olimpiada e Matematikës

Olimpiada e Matematikës në Qarkun e ElbasanitNxënësit e klasave VI, VII, VIII të të gjitha shkollave morën pjesë në olimpiadën e zhvilluar nga Drejtoria e Arsimit Elbasan. Në këtë olimpiadë morën pjesë 80 konkurues, ku më të mirët do të konkurrojnë në rangun kombëtar në Tiranë. Pjesë e këtij konkurrimi u bënë edhe nxënësit e shkollës sonë. Olimpiada u zhvillua në ambientet e Medresesë “Liria”, Elbasan.

14

Page 15: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Në medresenë e Kavajës “Hafiz Ali Korça” u zhvillua olimpiada e parë në lëndën e matematikës për nxënësit e klasave të 9-ta të rrethit të Kavajës. Kishte një interesim dhe pjesëmarrje të madhe në këtë olimpiadë, tek e cila morën pjesë rreth 175 nxënësit më të mirë të shkollave. Në fjalën përshëndetëse ju uruam mirëseardhjen nxënësve dhe shprehëm kënaqësinë që për herë të parë jepet mundësia që nxënësit më të mirë të testojnë njohuritë e marra përgjatë viteve në lëndën e matematikës. Këshilla jonë ishte se në konkurset e dijes nuk ka të humbur, por vetëm fitues. Disa janë një hap më përpara se disa të tjerë brenda diturisë. I ftuam duke iu thënë se dera e shkollës sonë është e hapur në çdo kohë për këta nxënës me projektet dhe aktivitetet e tyre, pse jo që në mbarim të klasës së 9-të këta nxënës të bëhen nxënës të shkollës sonë. Pas kësaj olimpiade nuk mund ta fshehim lumturinë se dituria është trashëgimia më e mirë dhe më e mrekullueshme të cilën ua lëmë brezave e ndërmjet tyre atdheut tonë.

Olimpiada e Matematikës

15

Page 16: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Ditën e shtunë me datë 22.02.2014 në Tiranë u zhvillua faza finale e olimpiadës së ASEF-it ( Albanian Science & Engineering Fair). Ndryshe nga vjet, ky konkurs mori dhe më shumë vlera pasi pati dhe pjesëmarrjen e Ministres së Arsimit, znj. Lindita Nikolla. Në këtë fazë morën pjesë 200 projekte të kategorive të ndryshme, si:

Shkencë (science), Dizenjim faqe interneti ( Web design), Dizenjim posteri (poster design), Programim (programming), si dhe punim video (short movie).

Më e rëndësishme ndërmjet këtyre kategorive ishte kategoria e shkencës ( science), në të cilën dy projektet më të mira do të fitonin të drejtën të përfaqesonin Shqipërinë në konkursin I-SËEEP në SHBA. Ndër finalistet e këtij konkursi kaq të rëndësishëm ishte dhe shkolla Medreseja “Vexhi Buharaja” e cila u paraqit bindshëm në fushën e Fizikës me dy projekte tepër të dobishme për komunitetin – “Hydro Energy Project” (projekt në krijimin e energjisë nga uji), dhe “Car With Inexhaustible Energy” (makinë me energji të pashterueshme). Pas një prezantimi të mrekullueshëm të projektit, nxënësit Barjam Lazaj dhe Nerus Gojka, Kamarild Dervishi dhe Xhulio Lazaj arritën që ta përfaqësonin bindshëm Medresenë “Vexhi Buharaja” në këtë konkurs. Ky eveniment ishte shumë i rëndësishëm për Medresenë tonë si dhe për nxënësit që e përfaqësuan atë në mënyrën më të mirë.

Falenderojmë dhe mësuesin e fizikës qe i ka përgatitur ata. Urojme të arrijnë suksese të mëtejshme…

Makina me energji të pashterueshme, Olimpiada e ASEF-it

16

Page 17: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Konferenca e Parisit e vitit 1919 në versionin komik!

Nxënësit e Medresesë së Korçës organizuan një aktivitet në lëndën e historisë me subjekt Konferenc e Parisit e vitit 1919, në të cilën ishin të pranishëm delegatët e shteteve të fuqishme të asaj kohe. Këta delegatë u imituan nga nxënësit tanë.

Në fund të aktivitetit u shpërndanë disa dhurata për fituesit e një konkursi të zhvilluar në shkollë.

Aktiviteti i Historise

Fondacioni “Sema” organizoi një program përgatitor për olimpiadat me datë 13 -15 dhjetor në mjediset e medresesë së Kavajës, medresesë së Elbasanit dhe medresesë së Kavajës, dega e vajzave. Në këtë aktivitet morën pjesë 180 nxënës nga të gjitha medresetë e Fondacionit “Sema”. Përgatitjet ishin në lëndët matematikë, informatikë, turqisht dhe lëndë fetare. Nxënësit treguan shumë interes për këtë aktivitet, i cili i ndihmoi në përgatitjet e tyre. Sigurisht nuk munguan as aktivitetet kulturore dhe sportive.

Përgatitje për olimpiada

17

Page 18: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Të udhëhequr nga mësuesi i informatikës në shkollën tonë, z. M. Enes ISIK, nxënësit e medresesë së Korçës organizuan një aktivitet për lëndën e informatikës. Aktiviteti ishte i mbushur me kuice në lidhje me kompjuterin, njohuri interesante nga historia e tij si dhe plot lojëra e skeçe të përgatitur nga nxënësit. Ja disa nga momentet…

Aktiviteti i Informatikës

Të udhëhequr nga mësuesi i anglishtes së shkollës sonë, z. Halit Shahini, nxënësit e medresesë Elbasan organizuan një aktivitet. Aktiviteti ishte në formën e lojës ku nxënësit hidhnin zarin dhe i përgjigjeshin pyetjeve në anglisht. Nxënësit kaluan momente të bukura në orën e mësimit dhe provuan dijet e tyre në Anglisht. Ja disa nga momentet…

Aktivitet ne Anglisht

18

Page 19: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Edhe këtë vit në shkollën tonë u organizua “Java e gjuhës angleze”. Gjatë kësaj jave nxënësit përgatitën postera të ndryshëm në lidhje me vendet anglishtfolëse, morën pjesë në kuice dhe në gjëegjëza të ndryshme (të gjitha keto në gjuhën angleze).

Ditën e enjte u zhvillua dhe konkursi final midis klasave të 10-ta. Ndërsa nxënësit e klasave të 11-ta, të ndarë në grupe, kishin përgatitur video në te cilat shfaqeshin duke biseduar rreth tematikave të ndryshme. Në fund të programit u shpall videoja më e mirë e grupit të parë në klasën 11-a.

Java e Anglishtes

Kur përmendet fjala “gjeografi” të vijnë në mendje vetëm male, fusha, kodra, lumenj, lartësi të ndryshme etj.

Për ta bërë këtë lëndë sa më të dashur dhe zbavitëse për nxënësit, shkolla jonë organizoi një aktivitet të titulluar “Java e gjeografisë”.

Kjo javë ishte e mbushur me aktivitete të ndryshme, ndër të cilat ishte edhe organizimi i një minipanairi me sende me vlerë kulturore për vendin tonë.

Te gjitha këto objekte me vlerë kulturore u sollën nga vetë nxënësit e medresesë.

Ky ishte nje motivim për nxënësit e kësaj shkolle që programe akoma më të bukura të zhvillohen në ditët në vijim.

Java e Gjeografisë

19

Page 20: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Një lojë interesante e luajtur nga të rinjtë në kohë të ndryshme, e cila sot në shkollën tonë është zhvilluar ndryshe. Një lojë e zhvilluar me ushtrime matematikore të nivelit të lartë. Klasa 11-b ishte klasa e përzgjedhur e cila u nda në katër grupe lojtarësh. Nxënësit i testuan njohuritë, por këtë radhë nën presionin që të mbaronin të parët lojën ose të mos ktheheshin mbrapsht në pikën fillestare. Çdo gjë shkoi mjaft bukur, por nuk mund të jemi të sigurt për humbësit, të cilëve shprehja “Mos u nxeh” nuk i qetësoi, përkundrazi...

Mos u nxeh!!!

Nxënësit e vitit të dytë morën certifikatat e provimit ndërkombëtar të turqishtes ( UTT ), që u realizua vitin e kaluar. Drejtori i Medresesë i falenderoi shumë nxënësit që arritën të marrin këtë certifikatë dhe i uroi ata që të kenë suksese të mëtejshme.

Provimi Ndërkombëtar i turqishtes

20

Page 21: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Në datat 20.11.2013 dhe 22.11.2013 klasat e 10-ta dhe të 11-ta vizituan panairin e librit. Në këtë mënyrë u bë e mundur takimi i tyre me librat dhe disa prej autorëve.

Panairi i Librit në Tiranë

Shkolla jonë më datë 02.09.2013 filloi programin përgatitor, i cili zgjati 8 ditë. Në këtë program u zhvillua mësim, aktivitete sportive, aktivitetet e klasave, piknik në Golem dhe vizitë në kalanë e Prezës. Në mbarim të programit nxënëset paraqitën përpara prindërve të tyre një program që ishte frut i njohurive të marra gjatë këtyre 8 ditëve. Në këtë mënyrë u realizua njohja dhe afrimiteti i nxënëseve me njëra-tjetrën, mësuesit dhe ambientimi me shkollën.

Programi parapërgatitor

21

Page 22: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Më datë 30 tetor, nxënësit e klasës së 12-të me ndihmën e profesorit të fizikës, Atilla Yildiz, organizuan një aktivitet në lëndën e fizikës. Nxënësit e shkollës garuan në lojëra të ndryshme dhe fituesit u shpërblyen me dhurata nga drejtoria e shkollës…

Aktiviteti i Fizikës

Shkolla jonë organizoi mbledhjen me prindërit për klasat e 10-ta. Prindërit u informuan për ecurinë e nxënësve nga mësuesit kujdestarë si dhe nga mësuesit e lëndëve përkatëse. Më pas u shtrua një kokteil për të pranishmit.

Mbledhja me prindërit

22

Page 23: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Në ministacion kryhen 5 matje atmosferike të motit në çdo moment. Matja e gjashtë nuk kryhet sepse nuk është lidhur aparati i shpejtësisë së erës. Të dhënat regjistrohen në bllokun e shënimeve,i cili qëndron në kabinë. Cilido nxënës do të jetë i aftë të kryejë detyrën e sinoptikanit. Ai duhet të zgjidhet mbi bazën e konkurimit midis nxënësve që kanë dëshirë. Matjet duhen kryer dy herë në ditë, një në orën 7 dhe tjetra në orën 14, gjithmonë pas shiut. Ministacioni nxjerr tregues të saktë për motin. Nisur nga ky fakt, mirë do të ishte që këto të dhëna të raportoheshin në njerën nga mediat vizive.

Ministacioni Meteorologjik i Medresesë

Një javë pas konkursit pranveror “Olimpiada Shkencore”, sot në medresenë e Korçës u organizua “Panairi Shkencor” dhe ndarja e çmimeve përkatëse për tre nxënësit më të suksesshëm të qytetit të Korçës, Pogradecit dhe Bilishtit. Nxënësit konkurrentë të Konkursit Pranveror morën pjesë në shfaqjen e shkëlqyer të nxënësve të medresesë. Nxënësit e shkollave 9-vjeçare ndoqën nga afër eksperimentet e ndryshme shkencore, disa prej të cilëve patën mundësinë t’i provojnë edhe vetë. Në fjalën e tij drejtori i Drejtorisë Arsimore Korçë, z. Arben Belba, theksoi bashkëpunimin e ngushtë te Drejtorisë Arsimore me Medresenë për organizimin e këtij konkursi pranveror. Z. Arben Belba foli për dashurinë e qytetarëve korçarë për arsimin në veçanti, ku 5 nga shkollat më të mira në Shqipëri, 3 janë nga Korça.

Panairi Shkencor

23

Page 24: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Medreseja e Beratit e filloi vitin shkollor 2013-2014 me një program për nxënësit e vitit të parë. Për më shumë ishte një program përgatitor për nxënësit e vitit të parë, që të ambientohen me shkollën, stafin dhe shokët e tyre. Më në fund u organizua një mbledhje me prindërit dhe një kokteil për ta.

Hidhen fidanët e parë Ceremonia e mirëseardhjes

Në datën 2 shtator filloi programi orientues dhjetëditor për nxënësit e klasave të 10-a, qëllimi i të cilit është përshtatja e nxënësve të rinj me programin mësimor dhe me shkollën. Në fillim të këtij programi u zhvillua ceremonia e hapjes, ku morën pjesë stafi pedagogjik, nxënësit e rinj dhe disa maturantë të medreseve. Fjalën e hapjes e mbajti drejtori i shkollës, z. Ömer Çalıs, i cili duke

Programi Orientues

24

Page 25: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Më datë 27.09.2013 medreseja e Korçës organizoi një aktivitet me qëllim prezantimin me prindërit të nxënësve të rinj. Drejtori i shkolles, z.Sami Ikiz, pasi iu uroi një vit të mbarë prindërve dhe nxënësve, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit shkolle-familje per t’i udhëhequr nxënësit drejt suksesit. Më pas u organizua edhe një kokteil me prindërit.

Prezantimi me prindërit i nxënësve të rinj

ju uruar mirëseardhjen nxënësve iu dha disa këshilla për vitet që do kalojnë në medrese. Në vijim nxënësit u njohën me aktivitetet dhe historikun e medresesë së Tiranës nëpërmjet një prezantimi me video. Pastaj fjalën e morën maturantët, të cilët u folën nxënësve për suksesin e arritur në sajë të arsimimit të marrë në medrese, duke u bërë një shembull i mirë për ta. Mbyllja e kësaj ceremonie u bë me prerjen e tortës.

Pikniku

Në datën 5 shtator u organizua aktiviteti i parë me nxënësit e klasave të 10-a. Një piknik me plot aktivitete sportive u zhvillua në pikën turistike Pezë, ku bashkë me nxënësit merrnin pjesë dhe disa nga mësuesit e medresesë. Nëpërmjet këtij aktiviteti nxënësit patën mundësinë që të njiheshin më mirë me njëri-tjetrin dhe me mësuesit. Aktivitetet ishin të shumëllojshme, si; futboll, volejboll, mundje dore, garë me thasë e shumë të tjera. Të gjithë nxënësit patën mundësinë te aktivizohen sipas preferencave të tyre.

Programi i mbylljes

Në përfundim të programit orientues në mjediset e medresesë së Tiranës, u zhvillua ceremonia e mbylljes, ku protagonistë ishin vetë nxënësit e klasave te 10-a. Brendësia e programit ishte e larmishme, duke filluar nga ilahitë, skeçet, minidialogjet në gjuhë te huaja, minikonkursi etj. Programi nxori në pah aftësitë artisike të nxënësve si dhe aftësitë e tyre në punën në grup.

25

Page 26: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Kur përmendet fjala “matematikë” të vijnë në mendje vetëm llogaritje, shumëzime, pjestime dhe zbritje.

Për ta bërë këtë lëndë sa më të dashur dhe zbavitëse për nxënësit, shkolla jonë organizoi një aktivitet të titulluar “Java e matematikës”.

Kjo javë ishte e mbushur me lojëra të ndryshme si “Sudoku”, një lojë që vë në provë zgjuarësinë dhe shkathtësinë e individit, “Tangram”, “Puzzle”, “Mos u nxeh” etj.

Aktiviteti kryesor u organizua më 14 mars, i cili bëri që nxënësit, nga argëtimet që iu ofruan atë ditë, ta shohin matematikën nga një këndvështrim më interesant, më të bukur dhe më çlodhës.

Ky ishte një motivim për maturantët, por edhe për nxënësit dhe mësuesit e tjerë duke e parë matematikën jo më me një sy skeptik, por si një lëndë me plot mistere zbavitëse.

Klasat e 11-A të shkollës sonë kanë vënë në provë raketat e krijuara nga vetë ata. Nxënësit në orën e sotme të Fizikës së bashku me mësuesin e lëndës fluturuan raketat e tyre, duke vënë kështu në praktikë dijet e mësuara dhe njëkohësisht duke e bërë më argëtuese orën e mësimit..

Iu urojmë suksese nxënësve tanë.

Java e Matematikës

Ora e Fizikës

26

Page 27: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Në të gjitha medresetë u zhvillua provimi i pranimit, ku morën pjesë më shumë se 2 mijë nxënës (djem dhe vajza) te klasava të nënta. Provimi zgjati dy orë dhe u zhvillua në medresenë e Tiranës, medresenë e Kavajës, medresenë e Beratit, medresenë e Cërrikut, medresenë e Korçës si dhe në qytetin e Kukësit, Lacit, Burrelit, Peshkopisë, etj.

Provimi i pranimit në Medresetë Përgatitja e projekteve. Nxënësit e shkollës bënë projekte

shumë të kualifikuara duke punuar për orë të tëra. Përshtypjet e tyre duke punuar në grup janë shumë të mira. Projektet e shfaqura në lëndën e turqishtes, të cilat u punuan për orë të tëra, u varën nëpër muret e shkollës ditën e hënë. Nxënësit, të cilëve u lexohej gëzimi në sy, bënë poza të ndryshme .

Java e turqishtes e cila u shoqërua nga aktivitete të ndryshme, përfundoi me natën e turqishtes.

Në këtë natë u prezantuan dhe olimpiadat e turqishtes, u bë edhe konkursi, në të cilin nxënësit shfaqën talentin e tyre . Pas një konkursi të forte, grupi që fitoi u përgëzua me dhurata.

Java e Turqishtes

27

Page 28: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Qëllimi i medreseve është që të rrisë breza intelektualë, të moralshëm dhe me besim, me zemra dhe ndërgjegje të ndriçuara, të cilët njohin përgjegjësitë morale dhe kombëtare duke qenë të kompletuar me vlerat e përbashkëta humane dhe vetëdije historike, në të njëjtën kohë që përparojnë në shkencë duke mësuar teknologjinë dhe dijet shkencore.

Jeta sociale në medrese: Salla, minikinemaja, qendra sportive dhe biblioteka kanë si funksion që t’iu vijnë në ndihmë nxënësve, për të zhvilluar aftësitë e tyre sociale.

Konviktet tona ofrojnë ambiente banimi po aq mikpritëse sa shtëpitë e nxënësve tanë, si dhe mundësi për të studiuar në çdo kohë. Gjithashtu ekziston shërbim profesional në mensa, pastërti etj.

Mësuesit kujdestarë janë një nga elementët e rëndësishëm të medreseve. Duke u bazuar në fjalën “Fëmijët kanë më tepër nevojë për një shembull sesa për një këshillë”, mësuesit krijojnë dhe mbajnë lidhje të shëndosha në trekëndëshin “shkollë-familje-nxënës”.

Qëllimi i medreseve:

Page 29: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Aktivitetetwww.sema.edu.al

• Ekskursione• Kurset e fundjavave• Shkolla verore• Piknik• Aktivitete sportive• Projekte

ndërgjegjësuese sociale

• Ndihmat• Festime të

ndryshme• Dita e Verës

Page 30: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Medreseja e Elbasanit organizoi programin festiv me rastin e përkujtimit të Profetit Muhamed a.s.

Morën pjesë qindra qytetarë të qytetit të Elbasanit si dhe prefekti i qarkut z. Arben Kamami, drejtoresha e drejtorisë së Arsimit znj. Jonida Cungu, zv. kryetari i Komunitetit Mysliman z. Bujar Spahiu si dhe myftiu i Elbasanit z. Agim Duka.

Programi u organizua me ndihmën e nxënësve të medresesë së Tiranës ku u kënduan ilahi dhe recituan poezi. Në fjalimet e tyre drejtori i shkollës z. Yakup Sahin si dhe z. Bujar Spahiu vunë theksin ne rolin e profetëve dhe ndryshimeve që profeti ynë ka bërë për njerëzimin.

Program festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”

30

Page 31: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Medreseja e Beratit në bashkëpunim me Myftininë e Beratit, organizoi programin festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”.

Besimtarë nga qyteti i Beratit, pjesa më e madhe të rinj, mbushën pasditën e sotme sallën e Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani” në nderim e vlerësim të njeriut, që i Madhi Zot e zgjodhi shembull të përsosmërisë.

Në këtë organizim festiv që zhvillohet për here të parë nga Medreseja e Beratit në bashkëpunim me Myftinine e Beratit, morën pjesë Drejtori i Burimeve Njerëzore pranë KMSH`së, Kryetari i Bashkisë Berat, Sekretari i prefekturës Berat, Kryetari i gjykatës Berat, drejtorë të shkollave, prindërit dhe besimtarët e Qytetit.

Programi Festiv në përkujtim të Profetit Muhamed (s.a.s)

31

Page 32: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Më datë 12.06.2014 në ambientet e Medresesë së Tiranës u organizua një miniprogram me rastin e natës së bekuar të Beraetit.

Në fillim të programit mësuesi i kësaj shkolle, z. Erton Yzellari, mbajti edhe një fjalim në të cilin shpjegoi rëndësinë e netëve të mira dhe të kësaj nate në veçanti. Më pas nxënës të ndryshëm kënduan ilahi në gjuhë të ndryshme.

Me rastin e afrimit të Natës së bekuar të Miraxhit në Medresenë e Tiranës u organizua një program artistik. Programi u zhvillua me 24 maj në ambientet e jashtme të kësaj shkolle.

Ndër 350 të pranishmit 100 ishin te ftuar nga Turqia të cilët në përfundim të programit, veç kënaqësisë së tyre, shprehën gjithashtu edhe urimet më të përzemërta. Për të ftuarit ishte shtruar edhe nje kokteil me ushqime tradicionale turke.

Programi ishte i organizuar nga nxënësit e kësaj shkolle. Djem dhe vajza të klasave të ndryshme recituan pjesë të ndryshme si dhe kënduan ilahi të shumta.

Nata e Beraetit Nata e Miraxhit

32

Page 33: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Panairi shkencor

33

Page 34: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Lamtumirë maturës

Lutje për viktimat në Soma të Turqisë

Me rastin e fundit të vitit, për maturantët u organizua një cerremoni përcjelljeje. Mësuesit dhe nxënësit i uruan ata në rrugën e tyre, në universitet dhe më tej. Maturantët jetuan momente emocionuese kur u takuan me shokët dhe mësuesit e tyre. U urojmë maturantëve tanë suksese në jetë…

Medresetë e Shqipërisë shprehën ngushëllimet për familjarët e tragjedisë në Turqi për personat e vdekur, falja dhe mëshira e Zotit qoftë për ta, shërim sa më të shpejtë për të plagosurit dhe durim për familjarët e viktimave. Zoti na ruajt nga fatkeqësi të tjera.

Nxënësit e shkollës sonë u lutën dhe lexuan Kuran për personat që humbën jetën në këtë tragjedi…

34

Page 35: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Panairi shkencor 2014 në Skrapar Medreseja e Beratit organizoi panairin shkencor në qytetin e Skraparit. Nxënësit paraqitën mbi 30 eksperimente në lëndët e fizikës, kimisë, biologjisë, matematikës dhe informatikës.

Pati një pjesëmarrje të gjerë të shkollave të qytetit të Skraparit si dhe të fshatrave përreth. Gjithashtu, u vu re dhe një interesim i madh i qytetarëve dhe mësuesve.

Përveç këtyre të fundit, të pranishëm ishin edhe drejtori i ZA Skrapar z. Ilirjan Kalemi, Inspektori i ZA Skrapar z. Albert Lamçe dhe drejtues të shkollave.

Pas ceremonisë hapëse të panairit shkencor, u shpërndanë certifikatat dhe dhuratat e fituesve në olimpiadën e matematikës. Drejtori i ZA Skrapar z. Ilirjan Kalemi falenderoi nxënësit fitues dhe mësuesit e matematikës.

35

Page 36: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Medreseja e Korçës organizoi sot më datë 26.04.2014 programin madhështor festiv “Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të ) - Krenaria e Njerëzimit”. Drejtori i shkollës z. Sami Ikiz falenderoi pjesëmarrësit e shumtë dhe theksoi rëndësinë e mesazheve hyjnore që profeti Muhamed ka sjellë në këtë botë.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Klodian Shehi gjatë fjalës së tij përshëndetëse foli për vlerat e virtytet e larta te figurës së Profetit Muhamed.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë Korçë z. Sotiraq Filo pasi falenderoi Medresenë e Korçës për organizimet e këtyre aktiviteteve kulturore foli mbi tolerancën fetare që ka shoqëruar Shqipërinë ndër vite dhe u shpreh optimist për vazhdimin e kësaj tradite.

Interpretimeve të mrekullueshme të nxënësve tanë iu bashkuan edhe dy zëra të njohur të skenës shqiptare: Venera Lumani dhe Lind Islami.

Programi Festiv Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) 2014

36

Page 37: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Medreseja e Kavajës (Vajza) më datë 26.04.2014 organizoi programin festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”.

Besimtarë nga qyteti i Kavajës, pjesa më e madhe të rinj, mbushën pasditën e së premtes sallën e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” në nderim e vlerësim të njeriut, që Allahu e zgjodhi shembull të përsosmërisë për të gjitha kohërat. Programi përfshinte pjesë teatrale, ilahi, poezi dhe mesazhe që pasqyronin jetën e Profetit Muhamed (a.s).

Në këtë organizim festiv që zhvillohet për herë të parë nga Medreseja e Kavajës morën pjesë nënkryetari i Bashkisë Kavajë, z. Parid Xhihani, Drejtori i Marrëdhënieve të Jashtme të Komunitetit Mysliman z. Fejzi Shaholli, Myftiu i Kavajës z. Besnik Lecini, Prifti i Kishës Ortodokse z. At Jani Tereziu si dhe drejtorë të shkollave, prindërit dhe besimtarët e qytetit të Kavajës.

Programi Festiv në përkujtim të Profetit Muhamed (s.a.s)

37

Page 38: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Nxënësit e Medresesë së Korçës organizuan sot para faljes së Xhumasë një aktivitet kushtuar profetit Muhamed. Në këtë aktivitet u recitua Kuran, u kënduan disa ilahi dhe gjithashtu u treguan disa momente nga jeta e profetit Muhamed. Nxënësit përcollën shembuj nga Profeti, jeta e të cilit është shembulli më i mirë për besimtarët.

Ta zbukurojmë qytetin tone!

Me këtë moto Medreseja e Korçës realizoi një akt të rëndësishëm për sa i përket gjelbërimit të qytetit të Korçës. Në bashkëpunim me Bashkinë Korçë shkolla jonë mbolli lule në dy mjedise të caktuara nga bashkia e qytetit.

Me këtë nismë Medreseja e Korçës fton të gjithë qytetarët korçarë të kontribuojnë për një mjedis më të gjelbëruar.

Aktivitet në Xhaminë e Re

Mbjellja e Luleve

38

Page 39: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Në shkollën tonë u zhvillua mbledhja e radhës e Drejtorisë Arsimore Rajonale Berat, me drejtuesit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Mbledhja kishte tematika të ndryshme ku përfshiheshin: projekte sportive, ekskursione, etj.

Pas mbledhjes, drejtuesit të shoqëruar nga stafi i shkollës sonë, hëngrën një drekë. Drejtori i DAR Berat z. Selman Hodaj falenderoi Medresenë e Beratit për mikpritjen dhe vlerësoi shkollën dhe bashkëpunimin midis Medresesë së Beratit dhe DAR Berat.

Në datat 29-30 Mars u organizua programi i takimit i eventit të tretë rajonal “Urat e Ballkanit flasin” me temë “Ura e Goricës flet”. Ky event u realizua në kuadër të iniciativës së Unesco’s.

Medreseja e Beratit ishte sponsorizuesi i këtij eventi ku mundësoi dhënien e një dreke pjesëmarrësve të programit. Pjesëmarrësit vizituan ambientet e Medresesë dhe falenderuan drejtorin e Medresesë për mikpritjen e tij. Gjithashtu edhe nxënësi i Medresesë Adi Totaj ekspozoi pikturat e tij tek ura e Goricës, ku vitin e kaluar pati marrë çmimin e vendit të parë në pikturë.

Mbledhja e DAR Berat në Medresenë e Beratit

Programi i takimit “Urat e Ballkanit flasin”

39

Page 40: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Në kuadër të programit të zhvilluar gjatë javës së turqishtes me nxënësit ndërtuam “Rrugicën e Turqishtes”. Korridoret i zbukuruan me fjalë shumëngjyrëshe në turqisht. Dy nxënës improvizuan një tregtar frutash. Këta nxënës iu shitën fruta nxënësve të tjerë. “Treni i fjalëve”, “Reja e foljeve” në turqisht i nxitën nxënësit të flasin turqisht për dy javë.

Më datë 12 Mars 2014 Medreseja e Beratit ka startuar kampionatin e volejbollit midis nxënësve të klasave të 10-ta, 11-ta dhe të 12-ta.

Rrugica e Turqishtes

Startimi i kampionatit të volejbollit

40

Page 41: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Elbasani sot festoi me madhështi Ditën e Verës. Në qendër te kësaj feste ishte panairi “Dita e Verës 2014“.

Ne këtë panair u përfaqësua me një stendë te veçante dhe shkolla e mesme Medrese “Liria“, Elbasan.

Drejtori i shkollës Yakup Sahin bashkë me një pjesë të stafit të tij priti vizitorë të shumtë nga ku mori urimet më të mira dhe konsideratat më të larta për punën e kësaj shkolle, sidomos për dixhitalizimin e procesit mësimor – edukativ.

Veç mijëra vizitoreve, këtë stendë e vizituan dhe personalitete të shquara të shtetit dhe shoqërisë shqiptare.

E vizitoi stendën tonë kryeministri i Shqipërisë zoti Edi Rama me bashkëshorten tij zonjën Linda Basha, të shoqëruar nga prefekti zoti Arben Kamami, kryetari i bashkisë zoti Qazim Sejdini, drejtorja e DAR Elbasan, zonja Jonida Cungu e personalitete të tjera të larta.

E vizitoi po ashtu këtë stendë kryetari i kuvendit popullor zoti Ilir Meta i shoqëruar nga ministri Edmond Haxhinasto e të tjerë.

Ishte i pranishëm në këtë vizitë dhe zoti Lulzim Basha i shoqëruar nga kryetari i qarkut zoti Eugen Isaj e të tjere.

Ne këto vizita ata u priten dhe u informuan për punën e shkollës nga drejtori i saj zoti Yakup Sahin.

Dita e Verës ne qytetin e Elbasanit

41

Page 42: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Me rastin e 8 Marsit Medreseja e Tiranës priti në ambientet e saj nëna dhe gra për ta festuar pak më ndryshe këtë festë fisnike. Aktiviteti, gjatë të cilit ishin të pranishëm Prefekti i Tiranës z. Sadi Vorpsi dhe drejtori i Medresesë z. Omer Calis, u zhvillua në bashkëpunim me Prefekturën e Tiranës.

Të dy përfaqësuesit shprehën urimet më të përzemërta për nënat dhe gratë shqiptare si simbole të sakrificës dhe dashurisë. Më pas, nxënësit e medresesë u dhuruan disa minuta kënaqësie të pranishmëve me këngë dhe poezi të përgatitura bukur nga ata.

Në mbarim të programit u shpërndanë disa pako ndihme dhe lule për gratë dhe nënat e pranishme me urimin që kjo ditë të sjellë lumturi dhe paqe në familjet e tyre.

Festohet 8 Marsi në medresenë e Tiranës në bashkëpunim me

Prefekturën e Tiranës

42

Page 43: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Më datë 06.03.2014 në ambientet e Medresesë së Tiranës u organizua një aktivitet në bashkëpunim me drejtoritë arsimore të Tiranës dhe të Qarkut. Në aktivitet ishin të ftuar pjesëtarë të drejtorive arsimore dhe drejtues të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Aktiviteti filloi me një program artistik të përgatitur nga nxënësit e medresesë. Brendësia e programit ishte e larmishme dhe e mbushur me momente prekëse. Këngët, poezitë dhe pjesët teatrale lanë mbresa të veçanta te të pranishmit.

Pas programit të ftuarit patën mundësinë të shkëmbejnë urimet gjatë një dreke të shtruar në ambientet e medresesë. Në mbarim të drekës u dhanë dhurata simbolike dhe lule.

Aktivitet me rastin e 7 Marsit në bashkëpunim me

drejtorinë arsimore

43

Page 44: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Më datë 06.03.2014 Medreseja e Kavajës për vajza organizoi një program me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit.

Programi përmbante poezi, skeçe, këngë dhe interpretime te ndryshme nga nxënesit për mësuesin dhe nënën. Në program ishin të ftuar nënkryetari i Bashkisë së Kavajës, z.Thoma Caushi, Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Kavajë, znj. Margarita Koroveshi, mësues, prindër dhe nxënës.

Gjatë programit grave pjesëmarrëse iu dhuruan karafila.

Pjesëmarrësit mbetën të kënaqur dhe të emocionuar nga programi.

Programi i Festave të 7 – 8 Marsit “Nëna, Mësuesi i Parë”

44

Page 45: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Në kuadër të festave të 7-8 marsit, Medreseja organizoi programin festiv, “Nëna, Mësuesi i Parë !”

Programi kishte karakter artistik, ku u spikatën pjesë të luajtura me violinë, recitime, reportazhe, ese dhe klipe, në të cilat tregohej rëndësia e nënës dhe mësuesit në fenë Islame dhe respekti ndaj prindërve.

Morën pjesë Drejtori i DAR Berat z. Selman HODAJ, nënkryetarja e Bashkisë Berat znj. Evgjeni PELIVANI, Sekretari i përgjithshëm i Prefekturës z. Çlirim BRISKU, drejtorë të shkollave 9-vjeçare të qytetit, përfaqësues të policisë, prindër dhe nxënës.

Në fjalën e tij z. Hodaj theksoi rëndësinë e programeve të tilla, falenderoi dhe uroi stafin e Medresesë.

Ndërsa znj. Pelivani u shpreh se Medreseja e Beratit, është e para në realizimin e këtyre programeve, uroi nxënësit dhe mësuesit që të jenë të parët në qytetin e Beratit.

Medreseja, në emër te punonjësve i dhuroi znj. Merushe Shehu dhuratën e nënës, për sakrificën dhe punët që ato kanë bërë. Kurse në emër të mësuesve i dhuroi z. Faruk Bollëke dhuratën e mësuesit për përvojën e tij gjatë mësuesisë.

Gëzuar festat e 7-8 Marsit.

“Nëna, Mësuesi i Parë!”

45

Page 46: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Klasat e 12-A dhe 12-B organizuan një program të shkurtër festiv dhe kulturor, ku pjesëmarrës ishin vetë nxënësit dhe një pjesë e mirë e stafit pedagogjik. Ky program u zhvillua si një pararojë e kampit 5-ditor për studim dhe lexim intensiv. Në këtë program u bënë imitime të ndryshme, shumë skena komike, paraqitje të shumë aktiviteteve të ndryshme të klasave e shumë e shumë të tjera. Ky program nxehu dhe më tepër atmosferën e maturimit dhe ofroi një panoramë didaktike për t’i bërë nxënësit më të thelluar në studimin e tyre dhe më të ndërgjegjshëm.

Program festivo-kulturor

Vizitë mbresëlënëse në KosovëNxënësit e klasës së 12-A organizuan shëtitjen e fundit jashtë vendit për këtë vit. Ata e kaluan fundjavën në Prizren, ku vizituan vende të ndryshme turistike si dhe ato kulturore.

Aktivitet e ndryshme, të qëndruarit dy ditë në Prizren si dhe rruga e gjatë që kaluan së bashku e bëri këtë udhëtim me të vërtetë të paharrueshëm për këta nxënës.

46

Page 47: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Medreseja e Tiranës me datë 21 janar, organizoi një program madhështor të quajtur “Nën dritën e Kur’anit”. Ky program i organizuar i gjithi nga nxënësit e kësaj medreseje përcolli emocion të madh tek të gjithë të pranishmit në sallë. Programi u hap me himnin kombëtar si dhe më pas u luajt një dramë që përshkruante “Periudhën e injorancës” para lindjes së Profetit tonë të Nderuar. Protagonistë të kësaj drame ishin nxënësit e kësaj shkolle. Me pas nxënësi Enes Hyka lexoi një pjesë nga Kur’ani Famëlartë.

“Vijmë në këtë program për të promovuar mesazhet e larta të Kur’anit, mesazhet e jetës dhe, njëkohësisht, për të vlerësuar ecurinë pozitive të nxënësve tanë në njohjen e këtij Libri të madh”, ishin fjalët me të cilat e hapi fjalimin e tij drejtori i kësaj shkolle z. Omer Çallësh. Menjëherë pas tij në fjalimin përshëndetës nënkryetari i KMSH-së z. Skënder Bruçaj shprehu vlerësimin e tij për djemtë dhe vajzat e kësaj medreseje.

Ndërsa z. Ilir Hoxholli, kryetar i Komitetit Shtetëror për Kultet ndër të tjera shprehu se ndihej vërtet i emocionuar teksa shihte dinamizmin dhe performancën e shkëlqyer të nxënësve te kësaj medreseje si dhe shprehu vlerësim për punën dhe stafin e kësaj shkolle.

Ndër të pranishmit e tjerë ishte edhe z. Sadi Vorpsi, Prefekt i Qarkut të Tiranës, si dhe përfaqësues të komuniteteve tjera.

Duke falënderuar nxënësit e kësaj shkolle për performancën e tyre urojmë dhe shpresojmë që në vazhdim të organizohen programe akoma edhe më madhështorë.

Program Madhështor Për Kur’anin

47

Page 48: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Drejtoria Arsimore Rajonale Berat (DARB), në bashkëpunim me shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Beratit organizuan një program madhështor në sheshin e këtij qyteti. Të gjitha shkollat morën pjesë me projektet që kishin përgatitur nxënësit së bashku me mësuesit e tyre.

Medreseja e Beratit prezantoi dërrasën elektronike, projektet e lëndës së fizikës dhe librat që studiohen në këtë shkollë.

Prezantimi i Medresesë në sheshin e qytetit

48

Page 49: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Nxënësit e klasës së 11-a, së bashku me profesorin e tyre kujdestas Z. Bilal SUNA, organizuan një shëtitje në Elbasan. Kjo shëtitje ishte si një nismë për të argëtuar ata nxënës, të cilët në fundjavë nuk shkojnë te familjet e tyre, por qëndrojnë në mjediset e shkollës. Nxënësit së bashku me mësuesin e tyre, gjatë vizitës në Elbasan, vizituan kalanë dhe disa vende të tjera tërheqëse. Në këtë program ata kanë bërë foto të ndryshme në vende pikante. Vizita e tyre përmbante brenda saj edhe vizitën e medresesë së Elbasanit, ku nxënësit u mirëpritën shumë ngrohtë nga drejtuesit e saj. Në rrugën e kthimit, nxënësit së bashku me profesorin e tyre, kanë ndaluar në disa vende ku kanë pirë nga një kafe apo çaj, sipas dëshirave të tyre. Kjo shëtitje u realizua me sukses, duke lënë shumë përshtypje të bukura tek nxënësit.

Shëtitje argëtuese drejt Elbasanit!

49

Page 50: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Fondacioni "SEMA" falenderon nxënësit, mësuesit dhe prindërit e tyre për sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare.

Sukseset Ndërkombëtare 2013-2014

Medalje Bronzi në Rumani

Medalje Bronzi në SHBA

Medalje Argjendi në SHBA & Azerbajxhan

Medalje Argjendi në Gjeorgji

Page 51: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Medreseja e Tiranës e para në botë

Në datat 8-13 maj 2013 në Houston Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u zhvillua Olimpiada Ndërkombëtare e Projekteve Inxhinierike e Mjedisore për energji botërore të qëndrueshme (I-SWEEP 2013) ku u paraqitën mbi 500 projekte të 70 vendeve të ndryshme të botës.

Në këtë Olimpiadë medreseja “H. Mahmud Dashi” e Tiranës u paraqit në kategorinë mjedisore me projektin “Reduktimi i radiacionit dhe forcimi i izolacionit termik dhe zanor duke përdorur batëritë e hedhura”, i përgatitur nga nxënësit Enes Hyka dhe Mehmet Akif Demircan.

Nxënësit e mësipërm, të drejtuar e ndihmuar nga mësuesi i fizikës Fatih Karaosmanoglu dhe të mbështetur nga drejtoria e medresesë, fituan çmimin e parë dhe u nderuan me medajle ari.

Sukseset Ndërkombëtare 2013-2014

Medalje Bronzi në Rumani

Page 52: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Nxënësit e klasës së 11-b, së bashku me mësuesin kujdestar z. Hakan Ayan, organizuan një piknik në shkollën e vjetër “Liria” si dhe ekskursion në Berat.

Piknik & ekskursion me 11-B

Pas përfundimit të orës se gjashtë të mësimit, nxënësit e klasës së 10-b bashkë me mësuesin kujdestar Yusuf Arslan, u nisën për një piknik në qytezën e Cërrikut. Nxënësit u ndanë në grupe, secili grup luajti lojëra të ndryshme si p.sh. futboll, volejboll dhe basketboll. Pas përfundimit të lojërave të gjithë u futën në mjediset e medresesë së vjetër për të pare se ku kanë ndenjur. Kjo ishte një ditë e veçantë për të gjithë, të cilën nuk do ta harrojnë kurrë.

Piknik në Cërrik me Klasën 10-B

52

Page 53: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Mësuesit dhe nxënësit e shkollës së mesme, ose siç njihet gjerësisht medreseja “Hafiz Ali Korça”, iu përgjigjëm me shumë kënaqësi dhe qytetari ftesës së kryeministrit Edi Rama, ministrave dhe organizatave të ndryshme mjedisore për të dalë dhe për të pastruar me shumë dëshirë rrugët dhe rrugicat e qytetit tonë të dashur Kavajë. U ndamë në tre drejtime të ndryshme të qytetit, për të pasur mundësinë që të pastronim sa më shumë të mundemi çdo hapësirë publike. Nga shprehitë e fytyrave të nxënësve kuptuam kënaqësitë e brendshme të cilat i kishin kapluar, sepse ata tashmë ishin një grup i vogël shërbimi për këtë qytet.

Dita Nderkombëtare e Pastrimit

Profesori i fizikës, z. Taulant Kackini, organizoi konkursin e njohurive në lëndën e fizikës. Nxënësi i cili mori pjesë në lojën argëtuese, iu përgjigj pyetjeve të bëra nga profesori dhe mori çmim inkurajues.

Konkurs argëstues në fizikë

53

Page 54: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Me mbarimin e vitit shkollor 2012-2013 medreseja e Beratit organizoi një shëtitje ne Turqi me nx. e klasave të 11-ta. Kjo shëtitje u zhvillua në dy qytete të Turqisë, në Stamboll dhe në Denizli.

Shëtitje në Turqi

Me mbarimin e vitit shkollor 2012-2013 medreseja e Beratit organizoi një shëtitje ne Kosovë me nxënësit e klasave të dhjeta.

Shëtitje në Kosovë

54

Page 55: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Nxënës të grupmoshave të ndryshme në muajin e madhërueshëm të Ramazanit mbaruan kursin e Kur’anit i cili zgjati disa javë. Nxënësit e kursit u pajisën me certifikatë.

Kursi i Kur’anit

Edhe këtë vit shkolla jonë organizoi kursin e përvitshëm veror. Me një pjesëmarrje të lartë të nxënësve të klasave 6-7-8-9, përgjithësisht nga shkollat e qytetit të Kavajës. Kursi zgjati tri javë dhe në të morën pjesë 70 nxënës. Gjatë kursit përveç mësimeve të anglishtes, informatikës dhe njohurive të besimit pati dhe shumë aktivitete të tjera sociale, siç ishte kampionati i futbollit, ora e kinemasë, kampionati i pingpongut, kampionati i basketbollit dhe volejbollit. Të gjithë nxënësit dhe prindërit e tyre mbetën të kënaqur nga kursi, duke ndjerë dhe pak keqardhje për mbarimin e tij. Shpresojmë që vitin tjetër të organizojmë një kurs më të mirë dhe më afatgjatë.

Shkolla verore

55

Page 56: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Më datë 12.03.2013 medreseja e Tiranës organizoi një vizitë në Akademinë e Arteve për nxënëset që kanë talent në pikturë. Në këtë ekskursion morën pjesë 15 nxënëse të shoqëruara nga disa mësues. Në Akademinë e Arteve njerëzit na pritën shumë ngrohtë. Nxënësit u njohën me zhanre në pikturë, skulpturë, tekstil, fotografi, punime diplomash të cilat ishin afishuar në mjedise të hapura. Rreth këtyre punimeve na shpjeguan pedagogë dhe studentë të pranishëm në momentin e vizitës. Nxënësit përmes pyetjeve që drejtuan u informuan me njohuri të reja.

Vizitë në Akademinë e Arteve

Ashtu si çdo vit, edhe këtë 7-8 Mars, nën një atmosferë dhe me një konceptim të ri të programit, shkolla jonë me pjesëmarrjen e madhe të mësuesve të shkollave të Qarkut të Korçës, zhvilloi nje program të mrekullueshëm. I ftuari i veçantë i këtıj programi ishte z. Halit Shamata, zv/Ministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Atmosferës së bukur dhe të gëzueshme të programit iu dha fund me një drekë të organizuar për nder të mësuesve.

Programi i 7-8 Marsit, Ditës së Mësuesve dhe të Grave

56

Page 57: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Në datën 09. 02. 2013 shkoll “Liria” zhvilloi një ekskursion në Dardhe për klasën e 10-c .

Në ekskursion morën pjese 16 vetë gjithsej.

Kur arritëm në medresenë e Korçës pushuam, hëngrëm drekë dhe u nisëm për të bërë ski.

Pasi bëmë ski, foto, lojëra të ndryshme u kthyem përsëri në medresenë e Korçës.

Kaluam natën në medrese, të nesërmen shëtitëm nëpër qytetin e Korçës, duke vizituar vendet më të bukura.

Në orën 14-00 jemi nisur për në shkollën tonë të dashur.

Ekskursion në Dardhë

Spartakiada e shkollave të BeratitMë datë 09.05.2014 u zhvillua Spartakiada e shkollave të Beratit, ku Medreseja e Beratit mori pjesë në futboll për djem, në vrapim, në mountainbike. Nxënësit Adi Totaj dhe Franko Shehu morën çmimet e para në olimpiadën e Informatikës.

57

Page 58: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Një institucion arsimor ku ndërthuren shkencat ekzakte me ato fetare të përpunuara më pas nën prizmin etik.

Një institucion arsimor ku bashkohet besimi me moralin, dija me teknologjinë, ku e ardhmja shihet me optimizëm dhe ku besimi me dijen janë të pandara...

Page 59: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Vizita - Takimewww.sema.edu.al

• Vizita nga shkollat e tjera

• Vizita nga zyrtarë të lartë të shtetit

• Vizita nga drejtorë të shkollave

• Takime me gazetarë

Page 60: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Në medresenë e Kavajës u organizua një vizitë nga drejtorët e shkollave të Kavajës. Gjithë drejtorët e shkollave të Kavajës vizituan ambientet e shkollës dhe pastaj drekuan me stafin e shkollës. Kjo mbledhje nga aspekti i bashkëpunimit të shkollave me njëra - tjetrën ishte shumë pozitive.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet shkollave Medreseja “Liria” ftoi për një vizitë stafin pedagogjik të shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”. Mësuesit vizituan ambientet e brendshme të shkollës, panë mënyrën se si jepej mësimi nga ana pedagogjike me mjete moderne. Mësuesit ngelën të kënaqur ku shprehën bindjet pozitive.

Drekë me drejtorët e shkollave

Vizita e shkollës “Naim Frashëri”

60

Page 61: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Një vizitë është zhvilluar sot në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë nga nxënësit fitues të medaljes së argjendtë në INEPO, shoqëruar nga mësuesi dhe drejtori i shkollës. Ata janë pritur nga kryetari i KMSH z. Skënder Bruçaj i cili shprehu falenderimin dhe vlerësimin maksimal për këta nxënës dhe për shkollën “Hafiz Ali Korça” për këtë arritje të lavdërueshme dhe uroi që kjo gjë të vazhdohet edhe në vitet e ardhshme nga të gjitha medresetë e Shqipërisë, ku ato të bëhen nismëtare të dijes dhe të shkencës.

Vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë

61

Page 62: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Medreseja “Hafiz Ali Korça” priti nxënës nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Kavajës. Këta nxënës do të marrin pjesë së bashku me nxënësit e shkollës sonë në projektet që po përgatiten për panairin shkencor, i cili do të mbahet më datë 29.04.2014 në ambientet e medresesë “Hafiz Ali Korça”. Ky do të jetë bashkëpunimi i radhës që bën Medreseja me shkollat e tjera të qytetit. Krahas këtyre vlen të përmendim që në këtë panair do ketë shumë larmi projektesh të përgatitura nga vetë nxënësit.

Vizitë e klasave të nënta

Zhvilluam një vizitë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, me motivacionin e suksesit të arritur nga shkolla jonë “Hafiz Ali Korça”, në konkursin ndërkombëtar I’Sëeeep. U pritëm nga drejtoresha e arsimit parauniversitar znj. Zamira Gjini, e cila pasi dëgjoi shpjegimet nga nxënësit për projektin fitues, u shpreh se kjo ishte një arritje jo vetëm e shkollës, por e gjithë arsimit shqiptar. Gjithashtu duke na uruar suksese të mëtejshme ajo shprehu mbështetjen e institucionit për çdo projekt apo iniciativë të shkollave tona.

Vizitë në MAS

62

Page 63: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Me datë 27.03.2014 ditën e enjte nën organizimin e shkollës 9-vjeçare “22 Tetori” në ambientet e shkollës sonë u zhvillua programi i frankofonisë. Në këtë program ishin të ftuar mësues të gjuhës frënge dhe mësues të shkollave 9-vjeçare të Beratit. Midis të ftuarve ishte edhe atasheu i gjuhës frënge z. Alain BEAUSSIER. (Emri). Pas programit atasheu u bëri një vizitë ambienteve të shkollës dhe përshëndeti në mënyre të veçantë drejtorin e saj.

Prefekti i Elbasanit, z. Arben Kamami bëri një vizitë në shkollën tonë. Prefekti u prit nga drejtori i shkollës z. Yakup Sahin. Prefekti vizitoi ambientet e brendshme të shkollës, duke mbetur mjaft i kënaqur me to. Prefekti foli për traditën e shkëlqyer 20 - vjeçare që kjo shkollë ka pasur dhe do të ketë në të ardhmen.

Programi i Pranverës Frankofone

Vizitë e prefektit të Elbasanit

63

Page 64: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Ditën e mërkurë, në datën 19 Shkurt, Drejtoresha e Arsimit për qarkun Tiranë ,znj. Eglantina Metani, e shoqëruar nga pjestarë të drejtorisë arsimore vizitoi Medresenë e Tiranës.

Gjatë vizitës drejtoresha u njoh më nga afër me Medresenë dhe funksionimin e saj në aspektin arsimor. U fol edhe për bashkëpunime konkrete midis dy institucioneve duke përfshirë në projekte të ndryshme dhe shkolla të tjera me synimin e përhapjes së vlerave morale dhe edukuese në një rreth më të gjerë.

Pas bisedës frytdhënëse miqtë nga Drejtoria e Arsimit u njohën me ambientet e Medresesë, duke vizituar klasat dhe laboratorët e ndryshëm ku nxënësit zhvillojnë mësimet.

Vizitë e Drejtoreshës së Arsimit të Qarkut Tiranë

64

Page 65: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Znj. Mimoza Kuqi e shoqëruar nga pjestarë të DAR të Tiranës vizituan Medresenë e Tiranës. Ishte një vizitë frytdhënëse në aspektin e shkëmbimit të ideve në lidhje me metodat dhe rrugët që duhen ndjekur për të pasur një arsim sa më cilësor. Përgjatë takimit drejtoresha e arsimit shprehu vlerësimin dhe konsideratën e saj ndaj medresesë si institucion serioz dhe efektiv në edukimin dhe arsimimin e brezave te rinj, duke u dhënë atyre baza të forta morale dhe shkencore njëkohësisht. Gjatë bisedës me drejtorin e Medresesë, u diskutuan edhe plane për projekte të përbashkëta në një të ardhme të afërt, të cilat mund të kontribuojnë në rritjen e nivelit arsimor të shkollave tona.

Vizitë e Drejtoreshës së Arsimit të Tiranës në Medresenë e Tiranës

65

Page 66: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale Berat, z. Selman Hodaj zhvilloi një vizitë në Medresenë e Beratit. Ai u prit nga drejtori i shkollës z. Tolga Kazan dhe stafi pedagogjik i shkollës. Drejtori i Medresesë e njohu drejtorin e DAR Berat me ambientet e shkollës, si dhe me projektet e përgatitura nga nxënësit e kësaj shkolle. Z. Selman Hodaj shprehu kënaqësinë dhe gatishmërinë në mbështetje të arsimit dhe bashkëpunimit jo vetëm me Medresenë e Beratit, por edhe me institucione të tjera të Fondacionit Sema.

Drejtori i DAR Berat në Medresenë e Beratit

66

Page 67: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Drejtoria e medresesë së Beratit bëri një takim në mjediset e prefekturës së Beratit me prefektin z. Selfo Kapllani. Prefekti u shpreh shumë i kënaqur nga një vizitë e tillë. Drejtori i medresesë, z. Tolga Kazan, shprehu kënaqësinë e tij dhe prezantoi programin arsimor të medresesë. Gjithashtu i uroi suksese në detyrën e re prefektit dhe kërkoi që në të ardhmen marrëdhëniet mes dy institucioneve të jenë sa më të forta dhe të sinqerta.

Vizitë në Prefekturën Berat

Takim me gazetarëtMedreseja e Elbasanit priti në një takim gazetarët e mirënjohur të qytetit të Elbasanit.

Gazetarët vizituan mjediset e brendshme të shkollës ku panë nga afër mësimdhënien dhe mënyrën si zhvillohej mësimi.

Gazetarët ngelën shumë të kënaqur nga mjediset dhe veprimtaria pedagogjike e shkollës. Më pas z. Yakup Sahin së bashku me z. Bajram Omeri drekuan me miqtë.

67

Page 68: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet shkollave, medreseja “Liria” ftoi për një vizitë stafin pedagogjik të shkollës 9-vjeçare “Jorgji Dilo”.

Mësuesit vizituan mjediset e brendshme të shkollës, panë mënyrën se si jepej mësimi nga ana pedagogjike me ndihmën e mjeteve moderne. Mësuesit shprehën kënaqësinë dhe bindjet e tyre pozitive rreth procesit të mësimdhënies në medrese...

Vizitë e stafit të shkollës “Jorgji Dilo”

Drejtori i shkolles, z. Yakup Shahin, së bashku me disa nxënës vizituan kryetarin e Bashkise z. Qazim Sejdini. Drejtori falenderoi edhe një herë kryetarin e bashkisë së Elbasanit për kontributin e veçantë në hapjen e shkollës “Liria” në këtë qytet. Nga ana e tij kryetari i bashkisë, z. Sejdini, falenderoi shkollën “Liria” për kontributet që i ka dhënë qytetit të Elbasanit dhe theksoi se do ta mbështesë medresenë gjithmonë në të ardhmen. Nxënësi ynë Kadri Bedhija i dhuroi kryetarit të bashkisë pikturën e shkollës aktuale të pikturuar nga vetë ai…

Vizitë në Bashkinë Elbasan

68

Page 69: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet shkollave medreseja “Liria” ftoi për një vizitë stafin pedagigjk të shkollës 9-vjeçare “Bardhyl Popa”. Mësuesit vizituan mjediset e brendshme të shkollës, panë mënyrën se si jepej mësimi nga ana pedagogjike me ndihmën e mjeteve moderne. Mësuesit ngelën të kënaqur duke shprehur bindjet pozitive. Në fund u shtrua nje drekë…

Vizitë e stafit të shkollës “Bardhyl Popa”

69

Page 70: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Jemi në dijeni se suksesi vjen nga cilësia e arsimit po aq sa edhe nga rrethi i mirë shoqëror...

Jemi institucion arsimor në dijeni të plotë se aktivitetet që rrisin besimin në vetvete të nxënësve, u mundësojnë atyre të ecin me hapa më të sigurt në jetë...

Page 71: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Seminaret dhe Ceremonitëwww.sema.edu.al

• Seminare informuese për maturantët

• Seminare informuese për prindërit

• Interneti dhe siguria• Seminar për

ndihmën e shpejtë• Ceremoni dhuratash

Page 72: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Më datë 25.05.2014 nxënëset e klasave të 10-C/D në bashkëpunim me Ambasadën e ShBA-se në Tiranë, organizuan një program me temë “Jemi dhe NE”. Në këtë program nxënëset e këtyre klasave prezantuan disa projekte të tyre.

Ndër temat e trajtuara ishte edhe dhembshuria ndaj jetimëve. Për një trajtim sa më të larmishëm të kësaj teme disa nga nxënëset e këtyre klasave kishin vizituar edhe ambientet e një jetimoreje në Tiranë. Videot dhe fotot e bëra në ambientet e jetimores, prekën së tepërmi nxënësit e pranishëm.

Koordinatori i këtij projekti Z. Shefqet SHYTI në fjalimin e tij falenderues ndër të tjera shtoi se, shkolla si Medreseja e Tiranës me objektiv kryesor dhembshurinë ndaj qënies njerëzore ndikojnë pozitivisht sadopak në uljen e dhimbjeve të shkaktuara nga shkaqe natyrore.

Në mbyllje të programit nxënëseve të këtyre klasave në shenjë simbolike iu dha një certifikatë mirënjohjeje nga koordinatori i këtij projekti , z. Shefqet SHYTI.

Z. Ibrahim Feimi ka dhënë një seminar për nxënësit maturantë (djemtë) të shkollës sonë me temë “Sistemi i drejtësisë në Shqipëri”.

Gjithashtu ai theksoi rëndësinë e zgjedhjes së degës së Drejtësisë e cila ju jep mundësi te shumta punësimi të diplomuarëve.

Ndërsa nëndrejtori i shkollës z. Umit Avara foli mbi rëndësinë e të studiuarit në këtë periudhë të mbetur me qëllim motivimin e maturantëve…

“Jemi dhe ne” Seminar për sistemin e drejtësisë në Shqipëri

72

Page 73: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

“Teknologjia dhe ndikimi i saj tek adoleshentët” ishte tema të cilën nxënësit e klasave të dhjeta në bashkëpunim me Ambasadën e ShBA-së në Tiranë zhvilluan ditën e sotme më datë 25.05.2014 në ambientet e Medresesë së Tiranës.

Në këtë program nxënës të ndryshëm nga klasat X –A/B paraqitën projekte me tema të ndryshme. Këto projekte ishin të mbështetura mbi dobitë dhe dëmet që ka teknologjia mbi rininë në ditët e sotme. Nga nxënësit e këtyre klasave gjithashtu ishte përgatitur edhe një pjesë teatrale e cila fokusohej mbi shpërqendrimin e nxënësve gjatë orës së mësimit si pasojë e teknologjisë.

Në mbyllje të programit nxënësve të këtyre klasave në shenjë simbolike iu dha një certifikatë mirënjohjeje nga koordinatori i këtij projekti z. Shefqet SHYTI.

Teknologjia dhe ndikimi i saj tek adoleshentët

73

Page 74: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Ndërgjegjësimi i nxënësve dhe shoqërisë për vlerat morale, nxjerrja në pah e vlerave themelore të vlefshme për shoqërinë dhe individin, mbështetja e zhvillimit social dhe emocional të nxënësve, vënia në dijeni se përvetësimi i vlerave universale, kombëtare dhe shpirtërore u mundëson atyre një personalitet paqësor, të lumtur dhe të suksesshëm. Këto ishin disa nga pikat kryesore që kishte si qëllim konkursi i organizuar.

Në këtë konkurs morën pjesë shkolla të ndryshme 9 - vjeçare shtetërore me nxënës nga klasat VIII dhe IX. Gjithsej u sollën 70 punime me tema të ndryshme. Kategoritë në të cilat nxënësit kishin punuar ishin: Vizatim (pikturë ose karikaturë), Poezi, Ese, Tregime, Projekte, Filma ( me metrazh të shkurtër ).

Çmimet, “Olimpiada e vlerave”

74

Page 75: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Në medresenë e Kavajës “Hafiz Ali Korça” u zhvillua ditën e sotme ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit e 10 vendeve të para në olimpiadën e matematikës. Gjithashtu u shpërndanë certifikata për fituesit si dhe certifikata falenderimi për pjesëmarrësit. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin nënkryetari i Bashkisë Kavajë, z. Parid Xhihani, mësues, prindër e nxënës. Në fjalën përshëndetëse z. Parid shprehu vlerësimin për këtë aktivitet, i cili mundëson rritjen e vlerave arsimore për nxënësit. Gjithashtu shprehu mbështetjen e bashkisë në aktivitete të cilat bëhën nismëtare të promovimit të rritjes së cilësisë të arsimit dhe kulturës për këtë qytet. Në fund drejtuesit e shkollës shpërndanë çmimet për fituesit.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të olimpiadës së matematikës

75

Page 76: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Medreseja e Korçës ne bashkëpunim me “SIDI Education” dhe “ELTA” ka organizuar sot më datë 12.03.2014 një konferencë për gjuhën Angleze. Programi ka qënë si më poshtë:

Presentations:

1. Nigel Doëney – “Assessing Writing” Michigan Tests

2. Ymer Leksi – “The Internet and its use in teaching English in class” ELTA Albania

3. George Pappas – “Brain Rules” Express Publishing

4. Shpresa Delija – “The effectiveness of Feedback and Error Correction” ELTA Albania

Në këtë aktivitet morën pjesë mësues te shumtë të gjuhës Angleze si dhe shumë studentë nga dega e Anglishtes, Uiıversiteti F.S. Noli, Korçë

Në kuadër të fastave 7-8 Marsit, DAR Berat organizoi një program te pallati i Kulturës “Margarita Tutulani”. Në këtë program u shpërndanë certifikata vlerësimi për mësuesit më të mirë në procesin mësimor-edukativ.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Berat z. Petrit Sinaj i dhuroi Drejtorit të Medresesë z. Tollga Kazan, certifikatë vlerësimi për arritje të larta në drejtimin e procesit mësimor-edukativ.

Konferencë për Gjuhën Angleze

Certifikatë vlerësimi për Drejtorin e Medresesë

76

Page 77: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Medreseja e Korçës ka organizuar sot më datë 19.02.2014 një aktivitet në lidhje me Ditën Botërore të Gjuhës Amtare (21 Shkurt, e shpallur nga UNESKO ). Në aktivitet morën pjesë shumë miq e dashamirës të shkollës.

Poezitë, këngët dhe drama për gjuhën shqipe të interpretuara në mënyrë të shkëlqyer nga nxënësit tanë na e shtuan dashurinë ndaj gjuhës sonë dhe gjithashtu na kujtuan edhe njëherë rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Lindita Nikolla ka zhvilluar sot me datë 10.02.2014 disa takime ne qytetin e Korçës. Në kuadër te axhendës së saj ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim me nxënësit maturantë të gjimnazeve të Korçës. Në këtë takim morën pjesë edhe nxënësit maturantë të shkollës sonë.

E falënderojmë znj Ministre për këtë komunikim te drejtpërdrejtë me maturantët dhe i urojme suksese ne detyrën e saj.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Biseda e Znj. Ministre me maturantët

77

Page 78: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Pëfaqësues të Kryqit të Kuq Korçë kanë mbajtur një seminar për ndihmën e shpejtë me nxënësit e shkollës sonë (djem dhe vajza në dy seanca). Në saj të këtij seminari nxënësit mësuan veprimet bazë që duhen kryer për t’i ardhur në ndihmë personave të aksidentuar.

Medreseja e Korçës falenderon Kryqin e Kuq për bashkëpunimin.

Drejtori i Spitalit Civil Korçë, i shoqeruar nga dy mjekë të tjerë, ka mbajtur një seminar me nxënëset maturante të shkollës sonë me qëllim informimin e nxënësve tona për degën e mjekësisë.

Drejtori iu përgjigj edhe pyetjeve të bëra nga nxënëset.

Një nga problemet më madhore të shoqërisë së sotme është konsumimi i duhanit në masë. Për t’i informuar nxënësit tanë në lidhje me problemet dhe sëmundjet që mund të shkaktojë duhanpirja dhe për t’i mbajtur larg ata nga ky ves i dëmshëm për të gjithë shoqërinë Medreseja jonë organizoi një seminar.

Seminar për ndihmën e shpejtë

Seminar me drejtorin e spitalit civil

Seminar Informues për duhanin

78

Page 79: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Dekani i Fakultetit te Edukimit dhe Filologjisë i Universitetit Fan S. Noli z. Ali Jashari mbajti sot më datë 30.01.2014 një seminar me tematikë “Rëndësia e gjuhës shqipe dhe problemet që has ajo sot”. Në seminar gjithashtu u diskutuan edhe detyrat që na takojnë neve për ta ruajtur dhe zhvilluar më tej gjuhën shqipe.

Më datë 29 janar, Drejtoria e Arsimit Elbasan organizoi mbledhjen me drejtorët e qarkut në ambientet e Medresesë. Në mbledhje morën pjesë rreth 130 pjesëmarrës të shkollave të ndryshme. Drejtoresha e Arsimit znj. Jonida Cungu drejtoi mbledhjen, ku u diskutuan çështjet e arsimit. Pjesëmarrësit dhe drejtoresha mbetën të kënaqur nga pritja dhe kushtet moderne të shkollës. Drejtoresha forcoi bindjen e bashkëpunimit midis medresesë dhe Drejtorisë Arsimore.

Seminar me Dekanin e Fakultetit te Edukimit dhe Filologjisë

Mbledhja e Drejtorisë Arsimore

79

Page 80: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Korçë ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Qytetit Korçë” ish - drejtorin e Medresesë se Korçës, z.Ömer Çallësh. Ceremonia e dhënies se këtij titulli u zhvillua me date 19.12.2013 në mjediset e Medresesë së Korçës. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre prefekti i Korçës z. Ardit Konomi, Kryetari i Bashkisë z. Sotiraq Filo. Gjithashtu në ceremoni morën pjesë përfaqësues të tjerë të politikës dhe fesë, miq të z.Ömer dhe dashamirës të shumtë. Të gjithë folësit falenderuan z. Ömer për punën e tij dhe të shkollës në qytetin e Korçës. Ata theksuan se titulli i dhënë ishte më se i merituar.

Në fund të ceremonisë Medreseja e Korçës shtroi edhe një darkë për të ftuarit.

Zv. Kryeministri z. Niko Peleshi ka pritur Drejtorin e shkollës

Omer Calis në zyrën e tij

Ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi”

80

Page 81: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Nxënësit tanë zhvilluan një seminar me një nga mësuesit më të njohur jo vetëm në shkollën tonë por në të gjithë Kavajën, profesorin e tyre, me të nderuarin Nusret Hoxha. Ai u foli nxënësve për rëndësinë e shkollës dhe se si ata duhet të mësojnë më shumë. Profesori gjithashtu foli për pervojat e tij ( 40 vjet) në profesionin e mësuesisë dhe për çelësin e suksesit përgjatë gjithë kësaj kohe. Për të gjithë nxënësit kjo ishte një përvojë e veçantë dhe emocionuese.

Seminar për maturën

Ditën e premte Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin Bedër, z. Ayhan Tekines, mbajti një fjalim të shkurtër rreth arsimit.

Bisedë me maturantët

81

Page 82: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Një sistem me bazë edukimin, ku formohen intelektualët dhe akademikët e së ardhmes.

Trajtimi që ti pret prej njerëzve është trajtimi që presin njerëzit prej teje...

Page 83: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Jeta Socialewww.sema.edu.al

• Festimi i Pavarësisë• Programi festiv për

Profetin• Fushatat e ndihmave• Programi i

Ramazanit• Programi i Kurbanit

Page 84: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Fondacioni Arsimor dhe Kulturor “SEMA” në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, organizoi programin e madh festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”.

Mijëra besimtarë, pjesa më e madhe të rinj, mbushën paraditen e sotme sallën e Pallatit të Kongreseve në nderim e vlerësim të njeriut që i Madhi Zot e zgjodhi shembull të përsosmërisë.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj iu drejtua ngrohtësisht pjesëmarrësve duke u shprehur se ishin mbledhur për të përkujtuar Profetin Muhamed a.s., personalitetin që la gjurmët më të mëdha në historinë njerëzore.

“Ardhja e Profetit Muhamed shënon plotësimin e dhuntisë së Zotit ndaj njerëzimit. Ai është burim frymëzimi për çdo epokë, çdo brez, çdo kulturë e çdo popull, sepse erdhi t’i njohë njerëzit me Krijuesin e tyre, t’i shpëtojë nga çdo lloj skllavërie fizike, mendore e shpirtërore; erdhi që njerëzit të jetojnë në paqe, erdhi për të zhdukur errësirën dhe për të përhapur dritën, erdhi që njerëzit t’i udhëzojë drejt lumturisë së kësaj bote e asaj të amshuar”, u shpreh mes të tjerash z. Bruçaj

Një tjetër përshëndetje që emocionoi të pranishmit ishte ajo e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj. Në fjalën e tij z. Veliaj përmendi disa nga karakteristikat themelore të personalitetit të Muhamedit a.s., si; mëshirën, drejtësinë, vlerësimin për dijen, dashurinë për atdheun dhe respektin për tjetrin ndryshe. Ai u ndal edhe në tolerancën dhe mirëkuptimin fetar që ekziston mes shqiptarëve, ku një rol të merituar sipas tij ka Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, si komuniteti fetar më i madh në vend.

“Komuniteti Mysliman nuk është produkt i tolerancës, por toleranca është produkt i myslimanëve shqiptarë”, u shpreh ministri Veliaj.

Program madhështor në përkujtim të Profetit Muhamed a.s.

84

Page 85: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe kreu i bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili përgëzoi Komunitetin Mysliman për këtë organizim të shkëlqyer, në të cilin kujtohet krijesa më e dashur e Zotit.

Kurani, ilahitë dhe pjesët e zgjedhura poetike të përcjella me mjeshtëri nga emrat e njohur të skenës dhe ekranit, si : Sidrit Bejleri, Kastriot Tusha, Venera Lumani, Rezarta Smaja, Lind Islami, Davud Aktepe, Dritan Boriçi, Sokol Angjeli, Adriana Tolka, Klodian Hoxha, shoqëruar nga kori i bashkuar i medreseve, ngritën peshë zemrat e të pranishmëve, të cilët nuk i kursyen për asnjë moment duartrokitjet e tyre.

Respekti e nderimi i manifestuar në këtë program, shpalosën edhe një herë dashurinë për Mëshirën e Dhuruar, një ndjenjë e pastër e ngulitur thellë në zemrat e në shpirtrat e myslimanëve shqiptarë.

Ishte një program i larmishëm e i pasur, që krijoi çaste emocionuese dhe përcolli te publiku shqiptar mesazhet e besimit islam dhe madhështinë e jetës e veprës së Profetit Muhamed a.s.

Pjesë e programit ishte edhe një panair me produkte të ndryshme, si: ushqime, libra, punime artistike, etj., të ardhurat e të cilit do të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë.

Në këtë organizim festiv që organizohet për të nëntin vit radhazi nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Arsimor dhe Kulturor “SEMA”, morën pjesë gjithashtu kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha, kreu i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Ilir Hoxholli, përfaqësues të forcave politike, ambasadorë të akredituar në Tiranë, akademikë, shkrimtarë, artistë dhe të ftuar nga Shqipëria dhe hapësira mbarëshqiptare.

85

Page 86: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Medreseja e Tiranës, program me rastin e 101-vjetorit të pavarësisë101-vjetori i pavarësisë, një ditë e veçantë kjo për të gjithë shqiptarët. Por akoma më ndryshe u përjetua në mjediset e medresesë së Tiranës. Nxënësit e kësaj shkolle me rastin e kësaj ngjarjeje madhështore, organizuan më datë 22.11.2013 një program festiv ku morën pjesë nxënës e mësues të shumtë, si dhe të ftuar të tjerë. Programi filloi me himnin kombëtar, i cili e ndezi dukshëm atmosferën në sallë.

Më pas kori i shkollës entuziazmoi akoma më shumë atmosferën me pjesët e përgatitura.

Ky pasqyrim u bë më konkret me vënien në skenë të figurave dhe personaliteteve të shquara historike shqiptare, si Skënderbeu, Ismail Qemali, i cili ishte dhe vula e shtetit shqiptar.

Gjithashtu fjalën e morën edhe drejtorët e shkollës, Z. Hiqmet Patozi, i cili ndër të tjera theksoi se “Shqipëria do të ecë përpara. Shqipëria do të ecë sepse ashtu kanë thënë rilindasit dhe ashtu ka dashtë Allahu”. Ndërsa Z.Omer Çalis, pasi iu uroi mirë se ardhjen të pranishmëve, ndër të tjera shtoi se “me të vërtetë festa e pavarësisë ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët, ndaj dhe ju uroj thellë nga zemra gëzuar të gjithëve 101-vjetorin e pavarësisë.”

Me rastin e 101-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, medreseja e Tiranës uron të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, ta kalojnë gëzuar këtë ditë historike.

86

Page 87: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

101-vjetori i pavarësisë një ditë e veçantë kjo për të gjithë shqiptarët. Por akoma më ndryshe u përjetua në mjediset e medresesë së Elbasanit. Nxënësit e kësaj shkolle me rastin e kësaj ngjarjeje madhështore, organizuan më datë 26.11.2013 një program festiv ku morën pjesë nxënës e mësues të shumtë si dhe të ftuar të tjerë. Programi filloi me himnin kombëtar, i cili e ndezi dukshëm atmosferën në sallë.

Më pas kori i shkollës entuziazmoi akoma më shumë atmosfërën me pjesët e përgatitura.

Nxënësit tanë kënduan këngë patriotike si dhe vjersha, ku ngritën vlerat kombëtare dhe patriotike.

Gjithashtu fjalën e morën edhe drejtorët e shkollës Z. Yakup Sahin, i cili ndër të tjera theksoi se Shqipëria është një vend me histori të lashtë. Ai vlerësoi sidomos patriotët e Elbasanit me në krye Aqif Pashën, të cilët kanë dhënë shumë për këtë qytet dhe Shqipërinë. Ndërsa myftiu i Elbasanit Z.Agim Duka përmendi patriotët Elbasanas, të cilët kontribuan në shpalljen e pavarësisë.

Më pas u dha një kokteil për të pranishmit.

Me rastin e 101-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, medreseja e Elbasanit uron të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen ta kalojnë gëzuar këtë ditë historike.

Program Festiv me rastin e 101-vjetorit të Pavarësisë

87

Page 88: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

88

Medreseja e Beratit, më datë 27.11.2012 me rastin e 101-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë organizoi një aktivitet me nxënësit e shkollës në pallatin e kulturës, Berat. Nxënësit e medresesë së Beratit, me rastin e kësaj ngjarjeje madhështore, kishin pergatitur një program rreth fakteve historike të viteve të shpalljes së pavarësisë, këngë, vjersha e recitime në lidhje me pavarësinë. Në këtë program festiv morën pjesë kryetari i bashkisë z. Fadil Nasufi, përfaqësues të prefekturës e të qarkut, nxënës e mësues të shumtë si dhe të ftuar të tjerë. Programi filloi me himnin kombëtar, i cili e ndezi dukshëm atmosferën në sallë. Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, medreseja e Beratit uron të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, ta kalojnë gëzuar këtë ditë historike.

Programi Festiv për 101-Vjetorin e Pavarësisë

Pa diskutim një titull i tillë i përshtatet asaj që nxënësit e shkollës sonë kishin përgatitur me rastin e festave të 28-29 Nëntorit. Kjo festë vërtet mbresëlënëse nisi me atë që për vite ka qënë burim frymëzimi për njerëzit, himnin kombëtar, vazhdoi më pas me interpretimet nga nxënësit të eseve të përgatitura enkas për këtë eveniment. Ndërsa e bukura e programit ishte interpretimi teatral nga nxënësit të një momenti historik, siç është shpallja e pavarsisë nga Ismail Qemali dhe burrat e Shqipërisë të asaj kohe. Nuk kishte si të mungonte edhe kori i shkollës me këngë patriotike, të cilat ishin frymëzim për të gjithë të pranishmit.

Një festë e bukur dhe frymëzuese

Page 89: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Medreseja e Korçës organizoi nje program festiv me rastin e festave të 28-29 Nëntorit. Aktiviteti i mbushur më këngë e poezi patriotike të pergatitura nga nxënësit tanë ishte madhështor, një madhështi që i shkon për shtat rëndësisë së këtyre festave..

Në fund të aktivitetit u organizua edhe një kokteil me të ftuarit.

Edhe një herë medreseja e Korçës iu uron të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen: Gezuar 28-29 Nëntorin!

Gëzuar 28-29 Nëntorin!

89

Page 90: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Me rastin e Ditës së Ashures medreseja e Korçës përgatiti dhe shpërndau 700 pjata me ashure në rrethin e Korçës, për të kujtuar këtë ditë të rëndësishme...

Dita e Ashures

Pak ditë më parë në dy qytete të mëdha, që ndodhen në ishullin Mindanao të Filipineve, ndodhën përmbytje të shumta që u shkaktuan nga fortuna Ëashi. Si pasojë e kesaj fatkeqësie humbën jetën rreth 1000 njerëz dhe 45000 të tjerë mbetën të pastrehë.

Medreseja “H.Ali Korça” po organizon një fushatë ndihmash dhe po mobilizon të gjithë bamirësit e qytetit të Kavajës për të mbledhur sa më shumë ndihma, të cilat do të shkojnë ne Filipine për të prekurit nga fatkeqësia.

Të gjithë ata bamirës dhe qytetarë të Kavajës që dëshirojnë të ndihmojnë dhe të kontribuojnë sadopak për të prekurit në Filipine mund të kontaktojnë me medresenë e Kavajës.

Ndihmë ishujve Filipine

90

Page 91: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Medreseja e Korçës organizoi një program festiv me rastin e Kurban Bajramit. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre Prefekti i ri i Korçës, z.Ardit Konomi dhe nenkryetari i Bashkise Korçë, z.Sotiraq Filo, drejtues te institucioneve lokale, vendore, kulteve fetare, biznesmenë, njerëz të medias dhe shumë të ftuar të tjerë. Në fjalët e tyre përshëndetëse, folësit theksuan rëndësinë e kësaj feste. Ata u shprehën se Festa e Kurbanit është një motiv më shumë që e afron njeriun drejt Zotit dhe shoqërisë, një afrim që realizohet nën moton: jeta është më e bukur duke ndarë gjërat me të tjerët.

Më pas u organizua edhe nje kokteil me të ftuarit në mjediset e medresesë.

Programi festiv me rastin e Festës së Kurbanit

91

Page 92: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Medreseja e Tiranës organizon Program MadhështorMedreseja e Tiranës mbledh qindra qytetarë në mjediset e saj në programin e organizuar me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Mbrëmjen e së premtes, më datë 11 tetor 2013, medreseja e Tiranës organizoi një program festiv artistiko-fetar në prag të Kurban Bajramit. Hapja u bë përmes këndimit të himnit kombëtar dhe pjesëve kur’anore. Hafizi Enes Hyka, njëkohësisht nxënës në vitin e fundit në medresenë e Tiranës, entuziazmoi së tepërmi të ftuarit me këndimin e ajeteve kur’anore të sures “Keu’ther”.

Më pas, në fjalën e tij hapëse, drejtori i Medresesë, Z. Omer Çalis, duke falenderuar të pranishmit për pjesëmarrjen u shpreh se “Bajrami është një festë për të gjithë myslimanët, një gëzim i madh dhe nuk ka gjë më të mirë dhe më të bukur për ne se sa të gëzojmë e festojmë kështu bashkërisht, duke e ndarë gëzimin me njëri-tjetrin.” Ndër të tjera ai shtoi se “Kur gëzimi, hareja e lumturia ndahen me të tjerët, nuk pakësohen, por shtohen edhe më shumë”

“Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Allahut, Krijuesit të Gjithësisë”, ishin fjalët me të cilat Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça përmendi ndër të tjera në fjalën e tij përshëndetëse. Ndër të tjera ai shtoi se “të gjithë ne duhet të bëjmë përpjekjet tona, me aq sa kemi mundësi, për t’u ardhur në ndihmë atyre që kanë nevojë. Nuk duhet të presim vitin tjetër apo të ardhmen për të ndihmuar, tani është momenti, tani duhet të ndihmojmë ata që kanë nevojë dhe rast më të mirë se sa Kurban Bajrami për ta bërë këtë gjë nuk mund të ketë. Pasi vetë filozofia e Kurban Bajramit është ndihmesa e nevojtarit. Nuk mund të ketë gëzim e festë për myslimanin nëse vëllai i tij nuk e ka atë”.

92

Page 93: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Ndër të ftuarit e tjerë që përcollën një mesazh urimi ishte edhe kreu i Kryegjyshatës Botërore Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Ndërkohë programi ka vijuar me atmosferën festive përmes këndimit të ilahive, nga këngëtarët Rosela Gjylbegu, Lind Islami dhe korit të medresesë. Gjithashtu gjatë këtij eventi pati edhe interpretime poetike nga aktori i mirënjohur Dritan Boriçi dhe pjesë të ndryshme teatrale nga medresistet, të cilat e bënë edhe më të qartë mesazhin e paqës, sakrificës dhe ndihmesës ndaj njerëzve në nevojë.

Ndër të tjerë, të pranishëm në aktivitet ishin edhe Drejtori i përgjithshëm i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, z. Fatmir Vjesiu, drejtori i përgjithshëm i Fondacionit Arsimor Sema, z. Asim Budak, personalitete të tjerë të jetës publike në kryeqytet, nxënës, prindër dhe qytetarë të shumtë të Tiranës.

Programi festiv u mbyll nën ngjyrat e fishekzjarrëve të shumtë. Gjithashtu për pjesëmarrësit e shumtë u shtrua edhe një kokteil. Programi përcolli emocione të jashtëzakonshme te publiku, që siç u shprehën dhe vetë ata “emocioni ishte i papërshkruar”.

93

Page 94: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Në kuadër të fushatës së ndihmës me mish, me rastin e Kurban Bajramit, medreseja e Korçës në bashkëpunim me Prefekturën e qarkut Korçë u erdhi në ndihmë shumë personave. Me pjesëmarrjen edhe të prefektit, z.Ardit Konomi, medreseja jonë shpërndau mish për 60 jetimë dhe persona te Komunitetit Egjiptian.

Gjithashtu medreseja e Korçës nuk harroi as Qendrën Rezidenciale në këtë dite te shënuar..

Ndihmë jetimëve dhe Qendrës Rezidenciale

Provimi i Librit “Dritë e Pashuar”Më 13 prill u zhvillua provimi mbi librin “Dritë e Pashuar”, i cili trajton jetën e profetit Muhammed (sas) duke e paraqitur atë në disa aspekte. Provimi u zhvillua njëkohësisht në Tiranë, Elbasan, Korçë, Berat dhe Kavajë në mjediset e medreseve përkatëse, ku morën pjesë mbi 1000 persona në rang kombëtar. Pjesëmarrësit ishin të moshave të ndryshme, duke filluar nga fëmijët e shkollave 9-vjeçare deri tek persona të moshës së tretë, çka tregon interesin dhe dëshirën për të njohur jetën e Profetit (sas). Në përfundim të korrigjimit të provimeve do të shpallen tre fitues, të cilëve do t’u jepen çmimet në programin festiv “Profeti Muhammed (sas) - Krenaria e Njerezimit” në datën 20 prill.

94

Page 95: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Me rastin e Kurban Barjamit shkolla jonë shpërndau rreth 800 qese me mish në 33 fshatra te njerëzit e varfër dhe në nevojë. Për këtë shpërndarje ndihmuan nxënësit dhe mësuesit e shkollës. Disa mysafirë nga Turqia vizituan shkollën tonë dhe i theren kurbanët e tyre këtu dhe ua shpërndanë njerëzve të varfër bashkë me ne. Kjo është bërë si një traditë e përvitshme për shkollën tonë. Allahu qoftë i kënaqur me mysafirët, mësuesit dhe nxënësit tanë.

Kurban Bajrami, shpërndarja e kurbanëve

Me rastin e festave të fundvitit, Fondacioni “SEMA” në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Elbasan, kontribuoi në ndihmë të fëmijëve jetimë me probleme mendore dhe në shkollën “Zëra Jete” duke qenë sa më pranë tyre me shpërndarjen e dhuratave për nxënësit dhe shkollën.

Përfaqësues të Fondacionit “SEMA” vizituan shkollën “Zëra Jete”

95

Page 96: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Në këto ditë festash, medreseja e Korçës është gjendur pranë familjeve në nevojë. Për të sjellë pranë tyre atmosferën e festave dhe për një Vit të Ri më të gezuar dhe të ngrohtë, medreseja e Korçës ndërmori këtë fushatë ndihme. Në këtë fushatë u shpërndanë 100 pako me ushqime bazë për 100 familje të varfëra rome nga Korça dhe rrethinat e saj.

Fushata e ndihmës për komunitetin Rom Medreseja e Korçës, sikurse është bërë traditë ndër vite,

organizoi iftarin ku morën pjesë

drejtues të institucioneve lokale, vendore, kulteve fetare, biznesmenë, njerëz të medias etj.

Folësit vunë theksin në rëndësinë e muajit të Ramazanit, tolerancën fetare si dhe rolin

që ka luajtur medreseja në qarkun e Korçës në organizimin e evinimenteve të tilla.

Iftar me drejtues Institucionesh

96

Page 97: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Në datën 17 korrik u organizua një iftar në bashkëpunim të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me Fondacionin “SEMA” në mjediset e medresesë së Tiranës. Në iftar ishin të ftuar rreth 300 banorë të zonës përreth. Përpara hapjes së iftarit u dha një shfaqje e shkurtër nga nxënësit e medresesë. Programi filloi me leximin e Kur’anit Famëlartë dhe vazhdoi me disa ilahi të kënduara nga kori. Në përfundim u falenderuan të ftuarit për pjesëmarrjen dhe u urua një agjërim sa më i lehtë dhe një Ramazan i begatë. Me thirrjen e ezanit filloi iftari dhe u shpreh dëshira për takime dhe iftare të tjera të tillë.

Iftar në mjediset e Medresesë

97

Page 98: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Me rastin e ardhjes së muajit të Bekuar, muajit Ramazan, medreseja e Tiranës ka zhvilluar një program të këndshëm, ku morën pjesë të ftuar nga xhamitë e Tiranës, por edhe prindër e familjarë. Në këtë program u kënduan disa ilahi shumë të bukura dhe origjinale, të kompozuara nga vetë profesorët e medresesë si dhe nxënësit e apasionuar. Këta nxënës të medresesë, që ishin organizatorët, kënduan ilahi të ndërlidhura në kor, mijëra lavde të thurura për këtë muaj të shumëpritur, plot lutje dhe dua drejtuar Zotit, falenderime ndaj Mëshiruesit, si dhe u shfaqën shumë surpriza të tjera.

Në këtë program ishte i ftuar edhe nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, i cili, me fjalën e tij përshëndetëse tha se muaji i Ramazanit është muaji i mëshirës dhe faljes, ku të gjithë besimtarët, me devotshmërinë e tyre, lartësohen deri në dimensionet e veçanta që Allahu ia mundëson kujtdo.

Në mbyllje të këtij programi shpërthyen në qiell fishekzjarrë me pamje mahnitëse, që ngjanin si shkëndija mëshire dhe uleshin mbi kokat e gjithë besimtarëve. Tashmë po hapeshin portat e myslimanëve për të mikpritur muajin e shenjtë e të begatë, muajin e Ramazanit.

Dashtë Zoti që të na e lehtësojë agjërimin dhe të na mbulojë të gjithëve me mëshirën e tij të gjithanshme.

Mirë se erdhe Muaj i Shenjtë i Ramazanit!

98

Deri këtu kemi shqyrtuar aktivitetet e medreseve tona. Janë analizuar edhe aktivitetet e Universitetit Bedër.

Page 99: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër

Deri këtu kemi shqyrtuar aktivitetet e medreseve tona. Janë analizuar edhe aktivitetet e Universitetit Bedër.

Adresa: Rr. Jordan Misja, Tirana - ShqipëriKontakt: Tel + 355 4 24 19 222

Fax: +355 4 24 19 333 e-mail: [email protected]

Page 100: FONDACIONI “SEMA”sema.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Fondacioni-SEMA.pdf · gëzuar 28-29 nëntorin! 92 Program madhështor . ... 1- Medrese "Liria" ... Arsimim në katër