punim diplome - smu.umib.netsmu.umib.net/diplomapublikimipublic/downloaddok?dok=theses\05… ·...

66
1 UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE DHE KOMPJUTERIKE DEPARTAMENTI: INXHINIERI EKONOMIKE PUNIM DIPLOME Mentori: Kandidatja: Prof.Ass.Dr.Besnik Hajadri Adelina Brahimi Mitrovicë , 2020

Upload: others

Post on 11-Jul-2020

129 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

1

UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” FAKULTETI I

INXHINIERISË MEKANIKE DHE KOMPJUTERIKE

DEPARTAMENTI: INXHINIERI EKONOMIKE

PUNIM DIPLOME

Mentori: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr.Besnik Hajadri Adelina Brahimi

Mitrovicë , 2020

Page 2: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

2

UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” FAKULTETI I

INXHINIERISË MEKANIKE DHE KOMPJUTERIKE

DEPARTAMENTI: INXHINIERI EKONOMIKE

PUNIM DIPLOME

APLIKIMI I TEKNOLOIGJISË INFORMATIVE NË

KONTABILITET

Mentori: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr.Besnik Hjadari Adelina Brahimi

Mitrovicë , 2020

Page 3: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

3

PËRMBAJTJA

HYRJE …………………………………………………………………

-Definimi i problemit ………………………………………...

-Qëllimet ……………………………...

-Metodologjia …………………...

KAPITULLI I

FORMAT DHE KLASIFIKIMET E KONTABILITETIT NË BIZNES …...

o Historiku i zhvillimit të kontabilitetit …………………………………

o Kontabiliteti si gjuhë biznesi dhe definicionet …………………………

o 1.3 Klasifikimet e kontabilitetit …………………………………………….

1.3.1 Kontabiliteti financiar …………………………………………...

1.3.2 Kontabiliteti i kostos-material……. …………………………….

1.3.3 Kontabiliteti i drejtimit-menaxherial…... ………………………

1.3.4 Kontabiliteti tatimor ………………………………………………...

o Etika në kontabilitet ……………………………………………

o Auditimi etik dhe përfitimet e tij …………………………………………….

Kodi i sjelljes profesionale të kontabilistve ……………………...

KAPITULLI II

APLIKIMI I TEKNILOGJISË INFORMATIVE NË ZBATIMIN E

KONTABILITETIT

o Informacioni kontabël dhe rëndësia e tij ……………………………….

Historiku I SIK

Sistemi i informacionit kontabël dhe zhvillimi i teknologjië ……

Ndikimi i teknologjisë në kontabilitet …………………………

o Rritja e cilësisë së informacionit kontabël ……………………

Informacioni kontabël i kompjuterizuar dhe manual ….

SIK dhe efektiviteti ……………………

Koncepti i cilësisë së të dhënave ……………………...

Page 4: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

4

KAPITULLI III

KONTABILITETI DHE FORMAT E APLIKIMIT TË TIJ NË BIZNES …

o 3.1 Pasqyrat financiare …………………………………………………

3.1.1 Bilanci i gjendje …………………………………………………

3.1.2 Bilasci i suksesit (pasqyra e të ardhurave) …………………...

3.1.3 Pasqyra e rrjedhjes së paras …………………………………………

3.1.4 Pasqyra e ndryshimit në ekuitet ……………………………………...

o Raportimet financiare dhe roli i tyre në përformancën e biznesit ……………...

o Përgaditja e dokumenteve, deklarimi dhe raportimi financiarë ……………

o Paraqitja e drejt dhe pajtueshmëria me SNRF ………………………………

KONKLUZIONET DHE REKOMANDIMET ………………………………………

o 4.1 KONKLUZIONET

o 4.2 REKOMANDIME

o 4.3 LITERATURA

Page 5: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

5

HYRJE

Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji brenda apo më

mirë të them një sistem kontabël i mbajtur me laps dhe me letër dhe i cili gjithnjë bëhet më i

papërshtatshëm. Numra të mëdha të transaksioneve, me shumë klientë dhe prodhime dhe më

shumë veprimtari komplekse tregtare nënkuptojnë që kompanitë kanë mundësi të përfitojnë nga

një sistem i kompjuterizuar kontabël.

Nga kjo nënkuptohet që sistemi manual ka nevojë të zëvendësohet nga një sistem i

kompjuterizuar.

Rëndësia e SIK në këtë punim do të trajtoj cilët janë faktorët që ndikojnë në rritjen e cilësisë së

sistemit informacionit kontabël (SIK) në bizneset ne Kosovë Zhvillimi i teknologjive dhe stileve

të menaxhimit në shoqëri, dhe në botën e biznesit, janë të shumta dhe kanë nevojë të kuptohen

në lidhje me njëra-tjetrën, për të kuptuar plotësisht shtrirjen e tyre dhe mundësitë që ato ofrojnë.

Nga kushtet e një ekonomie globale, njësitë ekonomike të një vendi, pra edhe të Kosovës,

ballafaqohen me një presion në rritje të konkurrencës, si nga operatorët e tregjeve të vendit ashtu

edhe nga operatorët e tregjeve ndërkombëtare. Për të mundësuar rritjen e qëndrueshme të njësive

ekonomike në një treg konkurrues është shumë jetike zotërimi i një informacioni të plotë, të

saktë në kohë dhe me integritet, informacion i cili sigurohet nga sistemet kontabël të

informacionit (SIK).

Informacioni përfshinë fakte, ide që na ndihmojnë për të kuptuar botën. Për të përdorur

informacionin, duhet të jemi të aftë ta interpretojmë atë dhe të kuptojmë kufizimet e tij.

Informacioni i varfër apo përdorimi jo i drejtë i informacionit shpesh na dërgon në marrjen e

vendimeve të dobëta dhe jo të drejta. Informacioni është bërë element i pashmangshëm dhe

vendimtar në procesin e analizës dhe marrjes së vendimeve në të gjitha fushat e veprimtarisë

njerëzore.

Ato ndihmojnë vendimmarrësit të përcaktojnë gjëndjen ku janë, ku janë duke shkuar dhe synimet

ku kanë dashur të shkojnë.

Përdoruesit primarë të jashtëm të sistemit të informacionit kontabël janë kreditorët, investitorët,

menaxheret si dhe individë dhe organizata të tjera të interesuara për këtë informacion kontabël.

Sistemi i informacionit kontabël është informacioni i cili jepet mbi rrjedhat kontabile ose nga

rrjedhat kontable, ku në rastin e dytë ky informacion ndihmon në marrjen e vendimeve rreth

Page 6: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

6

biznesit. Nisur nga rëndësia e SIK në këtë punim do të trajtohet cilët janë faktorët që ndikojnë në

rritjen e cilësisë së sistemit të informacionit kontabël (SIK)

Karakteristikë e shoqërisë së sotme është pikërisht varësia e saj nga informacioni, i cili është një

mall tepër i kushtueshëm dhe i kërkueshëm. Organizatat e sotme zotërojnë informacione të

shumta të cilat mund të kthehen në baza të dhënash me interes të madh për publikun, por këto

informacione ende janë të izoluara dhe të papërdorshme. Po ashtu në sektorin privat firmat e

specializuara në bazat e të dhënave pothuajse mungojnë. Sistemi informacioni kontabël (SIK)

ndihmon në marrjen e vendimeve rreth bizneseve.

1. Definimi i problemit, qëllimet dhe metodologjia

Aplikimi i teknologjisë së informacionit (IT) në sistemet kontabël në kontabiliteti financiar,

kontabiliteti i drejtimit, auditimi dhe taksimi. Një Sistem Informacioni është një bashkësi

nënsistemesh të ndërlidhura, punon për të mbledhur, përpunuar, ruajtur, transformuar dhe

shpërndarë informacionin, ndihmon në planifikimin,vendim-marrjen dhe kontrollin e proceseve.

Një firmë varet nga sistemet e informacionit për të ngelur konkurrues ne treg.

Page 7: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

7

Definimi / shtruarja e problemit

Sistemet e kompjuterizuara po ashtu përdorin koncepte të njëjta me ato manuale që janë përdorur

deri më tani. Përparësia kryesore e sistemit të kompjuterizuar është se ky sistem mund të bëj

shumicën e punës për ju, duke përfituar në kohë.

Disa njerëz nganjëherë kanë përshtypjen që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë

teknologji brenda apo më mirë të them një sistem kontabël i mbajtur me laps dhe me letër dhe i

cili gjithnjë bëhet më i papërshtatshëm. Numra të mëdha të transaksioneve, me shumë klientë

dhe prodhime dhe më shumë veprimtari komplekse tregtare nënkuptojnë që kompanitë kanë

mundësi të përfitojnë nga një sistem i kompjuterizuar kontabël. Pra nga kjo mund të kuptohet që

sistemi manual ka nevojë të zëvendësohet nga një sistem i kompjuterizuar.

Studimi është kryer me qëllim për të arritur zhvillimin teorik të objektit të studimit duke bërë të

njohur me pare literaturën e fushës së kërkimit dhe për aritur në përfundime se si ndikojnë

faktorët në rritjen e cilësisë në SIK në rastin Kosova.

Page 8: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

8

Qëllimi / Objektivat

Sistemet moderne kontabël kërkojnë njohje bazë të rrjeteve kompjuterike dhe sistemeve

të menaxhimit të të dhënave. Bota në të cilën punojnë kontabilistët nuk është më ajo e ditarëve

dhe e librave tradicionalë. Ajo tani është një botë në të cilën sistemet kompjuterike janë të

rëndësishme për përpunimin dhe analizimin e informacioneve, prodhuesve dhe tregtare.

Objektivi ynë është që këto çështje të rëndësishme ti përshkruajmë, prandaj këto çështje i kanë

ndarë në tri objektiva.

1. Përbërësit e një sistemi të kompjuterizuar kontabiliteti,

2. Përpunimi i të dhënave në një sistem të kompjuterizuar,

3. Modulet e sistemit kontabël.

Sistemi paraqet një bashkësi të objekteve dhe relacioneve në mes atributeve te objekteve qe

funksionojnë si një tërësi për arritjen e qëllimit te caktuar.

Teoria e përgjithshme e sistemeve, si metodologji është e aplikueshme ne sfera te veprimtarisë

dhe ekzistencës njerëzore. Detyrë e teorisë së përgjithshme se sistemeve është të formojë,

zhvillojë dhe te aplikojë përmes matematikës dhe diciplinave tjera metodologjike, ligje absolute

te sjelljes së sistemeve në kohë nëpër degë te ndryshme te shkencës dhe në lidhje me lëndën dhe

paraqitje të ndryshme.

Në sistemet organizative, siq është ndërmarrje, element i pazëvendësueshem eshte njeriu. Njeriu

ne këtë rast është një sistem i rëndësishëm ku këmbimi i vazhdueshëm i përmbajtjeve materiale

dhe informative në ambientin përbën një kusht të rëndësishem të funksionimit të ndërmarrjes.

Njëri nga sistemet më të komplikuara është njeriu i cili e ka rolin vendimtar apo më të

rëndësishmin në hulumtimin, zhvillimin dhe nëpër fitimin apo të arrituart qofshin matriale apo

financiare.

Page 9: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

9

Metodologjia

Në shtjellimin e kësaj teme të punimit të diplomës, jam shërbyer me metodën e analizës

deskriptive për zbatimin / implementimi i koncepteve sisteme të informacionit kontabël.

Metodologjia është përshkruar si: "hapat që do të ndërmerren, në mënyrë që të japin përgjigje të

besueshme dhe të vlefshme në ato pyetje.

Në këtë mënyrë, këto teza hetojnë problemin e cilësisë së sistemit informacionit kontabël duke

përdorur një kërkim të organizuar, sistematik dhe të justifikuar të të dhënave, të bazuara në një

kuadër teorik të besueshëm, për të ndihmuar për gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatëshme.

Page 10: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

10

KAPITULLI I

1 FORMAT DHE KLASIFIKIMET E KONTABILITETIT NË BIZNES

1.1 Historiku i zhvillimit të kontabilitetit

Kontabiliteti në një subject biznesi është mjet për të matuar dhe përshkruar veprimet ekonomike

dhe rezultatet e këtyre veprimeve. Vetëm disa prej lexuesve i kuptojnë këto veprime dhe janë në

gjendje ti transmetojne drejt dhe sakt ne kompanit ku ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësit e

caktuara ne fushën e kontabilitetit dhe financave. P.sh. sa herë që ka transaksione shitë blerëse,

shitësi i lëshon faktur blerësit, sa herë që deponojm para në bank ose tërheqim para nga banka,

gjithashtu banka ofron dëshmi për atë transaksion etj.

Kontabiliteti ka lindur herët me lindjen e familjes njerëzore, shkrimit dhe të shkëmbimit, pra me

lindjen e vetë qytetërimit. Format më të lashta të kontabilitetit hasen tek të gjitha qytetërimet e

lashta: Egjypti, Grekët, Romakët etj.

Të dhënat mbi regjistrimet e hershme financiare datojnë qysh në kohën e Babilonisë, në kohën

kur tregtarët e mbretërive në mes të lumenjve të Tigrit dhe Eufratit regjistronin me përpikëri

shitjet, shpenzimet dhe inventarin e mallit në formë kuneiforme në tabela argjile.

Pasqyrat financiare ishin të pranishme në një formë, pasi që tregtarët mbanin shënimet e tyre me

qëllim të informimit mbi transaksionet që bënin.

Në kohët e lashta kontabiliteti ka lindur dhe shërbyer për evidentimin e pasurisë familjare, të

tempujëve dhe të sundimtarëve për të trguar se çfarë duhet të prodhojnë më shumë ose më pak si

dhe çfarë të shkëmbejnë etj.

Qytetërimi grek- Mikenët sipas Homerit ishin pararojë e qytetrimit dhe e evidentimit të pronës,

pasurisë, taksave, kontributeve, etj. Periudha e Pericles, e Tragjedive Greke, e Sokratesit dhe e

Platonit ndikuan në përshtatjen e zhvillimin shkrimit Fenikas duke krijuar alfabetin grek ku për

herë të parë u paraqitën zanoret. Tregtia Greke e vajit, verës, etj, ndikoi në zhvillimin e

Page 11: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

11

veprimtarisë bankare të Athinës e bashkë me këtë edhe të mënyrës së evidentimit-kontabilitetit.

Në Greqi Papirusi i Zenon demostron një sistem të sofistikuar kontabiliteti –shekulli V para erës

së re.

Zhvillimi i Qytetrimit Romak shënon hapa të mëtejshme të zhvillimit të kontabilitetit.Studijuesi

Littleton (1973) identifikon shtatë pararendës të mbajtjes së llogarive: prona private, kapitali,

tregtia, kredia, të shkruarit, paraja dhe arithmetika. Bankierët mbanin gjithashtu evidence lidhur

me debitorët (borgjlinjt) për përballje ligjore. Thesari kryesor publik gjatë Republikës së Romës

ishte Tempulli i Saturnit ku taksat mblidheshin në një prani të madhe zyrtarësh burokracie dhe

administratorësh që mbanin me kujdes evidencën financiare të llogarive publike në një regjistër

të posaqem lidhur me arkëtimet dhe pagesat.

Italia konsiderohet vendi amë i kontabilitetit të sotëm. Në histori, vepra e parë për kontabilitetin i

dedikohet fratit venedikas Luca Pacioli i cili botoi librin e parë të kontabilitetit, libër ky që

përveq kontabilitetit përmbante dhe aritmetikë. Ai bëri konstatimin e parë mbi kontabilitetitn e

dyfishtë sipas të cilit “pasuria është e barabartë me detyrimet plus të drejtat”.

Luca Pacioli riformuloi teknikën e regjistrimit të dyfishtë që më parë është përsosur nga

tregtarët venedikas. Ai përcakton se debitimet duhen mbajtur majtas dhe kreditimet djathtas në

tre libra –libri i regjistrimit, ditari dhe libri i madh dhe të gjitha llogaritë duhen mbajtur vetëm në

njësi monetare.

Kjo metodë e Luca Paciolit sot njihet si metoda italiane dhe ndikimet e saj i hasim edhe sot sa që

edhe kontabiliteti modern përmban termat themelor të veprimeve në italisht [latinisht]. Debit –

debita, debea d.t.th., borxh, marrje dhe kredit –credo, credere d.t.th., besim, dhënie.

Duke qenë se vende të ndryshme aplikonin standarde të ndryshme, ndërkohë që lidhjet dhe

marrëdhëniet tregtare thelloheshin e gërshetoheshin pa kufi, eksportimi/importimi i mallrave,

kapitalit dhe forcave të punës, etj, u zhvilluan aq shumë sa që lindën firma të ndryshme me

aksionarë dhe me degë në vende të ndryshme. Në këto rrethana, standartet e ndryshme në vende

të ndryshme u panë se kishin kundërshti apo u ndeshëshin njëra me tjetrën. Atëherë këto dallime

Page 12: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

12

imponuan prirjen për të vendosur e përputhur standardet kontabël të firmave në përkatësi të

vendeve të ndryshme. Kjo nxiti njohjen e partnerëve me gjuhën financiare të përbashkët, krijimin

mardhënieve të mirëfillta dhe të huave tregtare me jashtë, koncentrimin e financimeve bankare,

rritjen e bashkëpunimit me subjektët tregtare të huaja, etj. Këtu nis historia e Kodit të Etikës

Kontabël dhe e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit1

1.2 Kontabiliteti si gjuhë biznesi dhe definicionet

Kontabiliteti është process i identifikimit, matjes, evidentimit, përunimit dhe i ruajtjes të të

dhënave që përjetohen përgjatë një periudhe kohore, të organizuara si informacion në librat dhe

evidencat kontabëltë një subjekti biznesi për të mundësuar verifikime, vlersime, interpretime dhe

vendim-marrjetë lexuesve apo përdoruesve të tyre.

Kontabiliteti është gjuha e biznesit që të aftëson për të shkruar, lexuar, kuptuar dhe komunikuar

atë. Sa më mirë që të dihet kjo gjuhë, aq më mirë do të menagjohet biznesi.

Përshembull, si do të vendosin bizneset rreth huamarrjes ose rreth huadhënies apo si do të

planifikonin kompanit e ndryeshme investimet e tyre në biznes, në ç’drejtim do ti orientonin këto

investime, si do ti planifikonin të ardhurat dhe shpenzimet e tyre, si do ta bënin planifikimin

biznesor për të ardhmen etj. Të gjitha këtyre pyetjeve dhe të tjerave dhe gjithë çka lidhet me

biznesin, të gjithë menaxherët dhe stafi drejtues vendim-marrës do të mund të marrin përgjigje

nga kontabiliteti si gjuhë biznesi.

Komponentë kyçë të këtij definicioni janë:

1 Ilir Hoti – Kontabiliteti Financiar, Bazë dhe i Ndërmjetëm. Fq.3

Page 13: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

13

a. Sasiorë – kontabiliteti lidhet ne numrat, numrat lehtë mund të hidhen në tabelë dhe të

përmblidhen,

b. Financiarë – shprehja e të dhënave përmes raporteve financiare apo pasqyrave financiare

si: bilanci i gjendjes, pasqyra e të ardhurave, pasqyra e rrjedhjes së parasë dhe pasqyra e

ndryshimeve në ekuitet (kapital).

c. I shfrytëzueshëm – si në aspektin teorik ashtu edhe në atë praktik. Kjo do të thotë se

rregullat e kontabilitetit përherë janë bazuar në kornizën teorike konceptuale.

d. Vendimet – informata që del nga kontabiliteti është e rëndësishme vetëm nëse është e

shfrytëzueshme. Në këtë mënyrë, ne mund të marrim një vendim në drejtim të arritjes së

profitit sa më të madhë.2

1.3 LLOJET DHE KLASIFIKIMET E KONTABILITETIT

Gjatë zhvillimit të kontabilitetit ka evoluar edhe kuptimi dhe përcaktimi i teorisë së kontabilitetit

nga studiues të ndryshëm.P.sh., një përkufizim i teorisë së kontabilitetit, të cilit i referohen mjaft

studiues, është përkufizimi i dhënë nga Hendriksoni sipas të cilit teoria e kontabilitetit mund të

përcaktohet si arsyetim logjik në formën e një rrjeti të gjerë të parimeve që(1) japin një kuadër të

përgjithshëm të referencave me të cilat praktika e kontabilitetit mund të vlerësohet dhe(2)

drejtojnë (menaxhojnë) zhvillimin e praktikave dhe procedurave të reja.3

Kontabiliteti Financiare,

Kontabiliteti i Kostos,

Kontabiliteti i Drejtimit – Menaxherial,

Kontabiliteti Tatimor

2 Skënder Ahmeti- Kontabiliteti Financiar, fq12

3 Accounting Theory, Hendrikson dhe Irvin,1981,sipas Sotiraq Dhamos: Kontabiliteti Financiar,fq 8

Page 14: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

14

1.3.1 KUPTIMI I KONTABILITETIT FINANCIAR

Kontabiliteti financiar eshte proces dhe ka të bëj me pregaditjen, raportimin dhe interpretimin e

informacionit kontabël, që u ofrohet përdoruesve nga drejtimi i njësisë ekonomike, kryesisht u

komunikohet edhe përdoruesve të jashtëm te informacionit.

Kontabiliteti financiar është ajo pjesë e sistemit të kontabilitetit që merret me matjen dhe

raportimin e gjendjes financiare dhe të rezultatit të biznesit gjatë një periudhë të caktuar, në

përputhje me parimet e përgjithshme të pranuara të kontabilitetit. Ai siguron informacion në

lidhje me marrëdhëniet e njësisë ekonomike me personat fizikë apo juridik, jashtë saj, si p.sh. me

furnitorët, kreditorët, investitorët, shtetin etj., por jo edhe atyre që merren me përgatitjen e

raporteve apo që kane qasje në detale. Aftësia e tyre për të kuptuar dhe të kenë besim në raportet,

është e varur drejtpërsëdrejti në standardizimin e parimve dhe praktikave që ata i shfrytëzojnë

për përgatitjen e këtyre raporteve

Kontabiliteti financiar ofron informacione për vendimmarrësit që janë të jashtëm për biznesin,

pra, informacioni i marrë nga kontabiliteti financiar pavarësisht se mund të përdoret nga gjithë të

interesuarit, është i destinuar të përdoret kryesisht nga përdoruesit e jashtëm, d.m.th., jashtë

biznesit.

Qëllimi kryesor i kontabilitetit financiar është që t'iu sigurojë vendimmarrësve informacione të

dobishme. Ky seksion identifikon përdoruesit kryesore të pasqyrave financiare, dhe përshkruan

disa prej vendimeve që ata marrin.

Pronarët janë përdoruesit krysorë të pasqyrave financiare. Ata vazhdimisht vlerësojnë dhe

krahasojnë mundësitë e investimeve alternative. Vlerësimi i çdo investimi shpesh është i bazuar

në dy variabla: mbi kthimin e pritshëm dhe mbi rrezikun.

Kreditorët: Vendimi i kreditimit përfshin dy çështje: nëse duhet të jepet apo jo kredia, dhe më

tej specifikimet e termave të kredisë. Për shembull, konsiderojmë një oficer kredie bankare i cili

duhet të bëjë vlerësimin e një aplikimi për kredi. Oficeri duhet të marrë vendime në lidhje me

Page 15: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

15

shumën e kredisë (gjithmonë, nëse ajo do të akordohet), normën e interesit, kohën e pagesës, dhe

kolateralin.

Aksionerët: kanë nevojë për informacion për të vlerësuar performancën e biznesit dhe

potencialet për të mbajtur investimet e tyre në biznes.

Kreditorët aktualë dhe kreditorët e mundshëm gjithashtu, kanë nevojë për informacione nga

kontabiliteti financiar.

Kontabiliteti manaxherial siguron informacionin e domosdoshëm për marrjen vendimeve te

rendesishme per kompanine. Ky informacion është zakonisht shumë më i detajuar dhe më i

personalizuar, sesa informacioni i kontabilitetit financiar. Informacioni nuk është disponibël për

palët jashtë firmës.

Kontabiliteti tatimor përfshin dy funksione të lidhura me njëri-tjetrin: kontrollin e taksave (në

përputhje me legjislacionin), dhe planifikimin tatimor.

Një nga përgjegjësitë e mëdha të kontabilistëve tatimorë është dhënia e këshillave për efektet

tatimore të formave të ndryshme të një transaksioni.

Edhe pse ky aktivitet shpesh mund të konsiderohet si një element i kontabilitetit manaxherial, ai

është klasifikuar veçmas, për shkak të njohurive të nevojshme të specializuara që kërkohen

lidhur me taksat.

Page 16: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

16

1.3.2 Kontabiliteti i kostos

Kontabiliteti i kostos do të përcaktohej si degë e kontabilitetit, e cila merret me përcaktimin e

kostos me qëllimin bazë, që të informojë drejtimin e një biznesi. Kontabiliteti i kostos merret

me klasifikimin, regjistrimin, shpërndarjen dhe argumentimin e elementëve të kostos. Ajo

përfshin kryesisht këto veprimtari:

1. Planifikimin dhe funksionimin e sistemit të kalkulimit të kostos, me qëllim që të

plotësohen nevojat e njësisë ekonomike.

2. Kontrollin, nëse kostot e planifikuara janë mbuluar nga shitjet e realizuara.

3. Analizën e kostos sipas produkteve, sipas kategorisë së klientëve, sipas përgjegjësive të

reparteve, me qëllim që të përcaktohet saktë se cili është përgjegjës për shmangien e

kostove faktike nga ato të planifikuara.

4. Krahasimin i kostove d.m.th. krahasimin me koston e produkteve të ngjashme,

veprimtarinë, metodat etj.

Qëllimi i çdo ndërmarrjeje duhet të jetë mbajtja e kostos në vlera sa më të vogla. Për të ndikuar

në kosto, pra për t’a ulur atë, duhet që më parë ajo të njihet dhe më pas të llogaritet.

Ndryshe nga kontabiliteti financiar, llogaritja e kostos nuk varet nga rregullat ligjore, as në

përmbajtje dhe as në anën formale të saj. Ajo kryhet për matjen e suksesit të ndërmarrjes.

Llogaritja e kostos vlen para së gjithash për qëllime të brendshme të ndërmarrjes, si për

shembull: përcaktimi dhe kontrolli i produktivitetit dhe rezultatit të saj. Kontrolli i

produktivitetit, si njësi matëse e ndërmarrjes bëhet nëpërmjet mbikëqyrjes së veprimtarisë

ekonomike dhe shpenzimeve te ndërmarrjes.

Ofron informacione si për kontabilitetin e menaxhmentit ashtu edhe për atë financiar. Matë dhe

raporton të dhënat financiare dhe jo financiare.

Kontabiliteti i kostos është si një lloj ure në mes të kontabilitetit të menaxhmentit dhe

kontabilitetit financiar.

Page 17: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

17

Krahasuar me kontabilitetin financiar, fokusi I kontabilitetit të kostos është i ndryshëm. Në

kohërat moderne të konkurrencës së fortë, secili biznes duhet t’iu kushtojë kujdes kostove të

produktit.

Kalkulimi i kostove në baza shkencore dhe më pastaj kontrolli i kostove dhe reduktimi i kostove,

është bërë faktor më me rëndësi për studimin e principeve bazike dhe koncepteve të kontabilitetit

të kostos.

Detyrat e llogaritjes së kostove

Kontabiliteti i kostove ka si objekt sigurimin e të dhënave të nevojshme për llogaritjen e

rezultateve të veçanta dhe kontributit të tyre në rezultatin e përgjithshëm, si dhe kontrollin dhe

planifikimin e kostove.

Ndër detyrat më të rëndësishme të llogaritjes së kostos përmendim:

Regjistrimin dhe llogaritjen e të gjitha kostove që shkaktohen në ndërmarrje. Kjo

realizohet duke evidentuar dhe përmbledhur të gjitha kostot e verifikuara gjatë kësaj

periudhe, si dhe duke përcaktuar sasinë e gjendjes së produkteve në magazinë dhe atyre

që janë shitur.

Llogaritjen e kostos për çdo njësi të secilit produkt ose shërbim. Kjo shërben para së

gjithash për të përcaktuar ndikimin që ka çdo produkt i veçantë në rezultat, si dhe për

llogaritjen e çmimit me të cilin ky produkt do të ofrohet në treg.

Përcaktimin e faktorëve që kanë ndikuar në madhësinë e kostove të produktit, e cila

shërben për të mënjanuar ndikimin e faktorëve negativë si dhe përmirësimin e efektit të

faktorëve të tjerë.

Planifikimin e kostove totale dhe për çdo produkt të veçantë për periudhat e ardhshme.

Kontrolli i kostos dhe në mënyrë të ngjashme dhe kontrolli i produktivitetit. Një kontroll i

detajuar dhe i vazhdueshëm i kostos ndikon edhe në marrjen e masave të nevojshme për

uljen e vlerave të saj.

Përcaktimin dhe kontrollin e çmimit të shitjes për produktet, kryesisht strehimin,

ushqimet dhe pijet. Llogaritjet kryhen për të përcaktuar kufirin e poshtëm të çmimit të

produkteve.

Page 18: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

18

Kontabiliteti i kostove përpiqet të ofrojë përgjigjet e para për pyetjet më të rëndësishme, që ka

një shoqëri. Ato mund të qartësojnë mjaft qëllime të ndryshme të kontabilitetit të kostos. Këto

janë:

Cilat kosto.......?

Ku krijohen.......?

Për çfarë.........?

7.2. Kosto fikse dhe variabël

Kostot e ndërmarrjeve në hoteleri turizëm për zhvillimin e proceseve të prodhimit të të mirave

dhe shërbimeve mund të ndahen dhe klasifikohen në mënyra të ndryshme. Duke u bazuar dhe në

natyrën e tyre specifike dhe në tipin e lidhjeve që ato kanë me procesin e prodhimit të

shërbimeve pritëse dhe ato të restorantit, kostot mund të ndahen në:

1. Kosto fikse

2. Kosto variabël

Quhet kosto fikse ajo lloj kosto, ecuria e së cilës nuk varet nga volumi i prodhimit dhe që për

rrjedhim nuk ndryshon nga luhatjet e tij. Pra bëhet fjalë për një kosto të lidhur ngushtë me

strukturën e ndërmarrjes dhe me kapacitetin e saj prodhues.

Kostoja fikse mund të rritet kur ndryshojnë kushtet operative të ndërmarrjes. Por edhe në këtë

rast kjo rritje është konstante (fikse).

Këtë mund ta shikojmë në grafikun e mëposhtëm:

Kostoja

Kostoja

fikse

0 Aktiviteti

Page 19: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

19

Rasti i mëposhtëm i referohet kostos për një periudhë të caktuar kohe të veprimtarisë së

ndërmarrjes dhe në kushte operative të caktuara. Janë këto kushte që bëjnë të ndryshojë kostoja e

ndërmarrjes. Konkretisht këto kushte lidhen me sezonalitetin e kërkesës turistike, investimet e

reja për rritjen e kapacitetit pritës, për përmirësimin e cilësisë të të mirave dhe shërbimeve etj.

Ky rast paraqitet në grafikun e mëposhtëm:

Kosto variabël është një kosto e ndryshueshme nën veprimin e faktorëve të ndryshëm. Njihen

dhe janë përcaktuar disa variabla që e ndryshojnë koston në varësi të aktivitetit. Shkalla e

ndjeshmërisë së kostos variabël nga aktiviteti përcaktohet nga lloji i aktivitetit dhe nga kapaciteti

organizativ i ndërmarrjes.

Paraqitja grafike e kostos variabël do të ishte si më poshtë:

Kosto

Kostoja fikse

0 Aktiviteti

Kostoja Kostoja variabël

0 Aktiviteti

Page 20: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

20

Kosto Variabël Kosto Fikse

Krijohen vetëm kur prodhohet një produkt ose

një shërbim. Ndryshojnë menjëherë kur

ndryshon norma e përdorimit të kapaciteteve

(norma e shfrytëzimit)

Këto kosto ekzistojnë edhe kur nuk

prodhohet asgjë. Ato nuk ndryshojnë

brenda kufijve të përcaktuar të

kapaciteteve.

Kosto variabël tipike janë:

- konsumi i materialeve,

- pwrdorimi i lëndëve të para,

- personeli i prodhimit, etj.

Kosto tipike fikse janë:

- kësti i qerasë,

- shpenzimet për interesa,

- personeli i përhershëm, etj.

Page 21: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

21

1.4 Etika në Kontabilitet dhe Auditimi

Kodi i Etikës është një formulim gjithëpërfshirës i vlerave dhe parimeve që duhet të drejtojnë

punën ditore të auditorëve. Pavarësia, kompetencat dhe përgjegjësitë e auditorit të sektorit publik

vendosin kërkesa të larta etike për institucionet e auditimit dhe për stafin që ato punësojnë apo

angazhojnë në punë audituese. Një kod i etikës për auditorët e sektorit publik duhet të merr

parasysh kërkesat etike të shërbyesve civil në përgjithësi dhe kërkesat e veçanta të auditorve,

përfshirë obligimet profesionale.

Për të qenë të shfrytëzueshme, informatat e kontabilitetit duhet të jenë objektive dhe të

besueshme. Menaxhmenti duhet të jetë përherë nën presion për të raportuar rezultatet e

dëshiruara dhe të mos injoroj rregullat ekzistuese.

Profesionet kontabël kanë evidentuar dhe motivuar proçesin e zhvillimit ekonomik, tregtar dhe

financiar, duke ju përgjigjur drejtimeve të shtimit të transaksioneve si vëllim dhe llojshmëri,

politikave të rregullimeve dhe të përparimeve të rolit të Shtetit, funksioneve dhe përgjegjësisë

publike dhe ndërkontraktuale të bizneseve, si dhe të ndarjes së rolit dhe punës së regjistruesit

kontabël, nga ai i përpunuesit kontabël, nga ai i verifikusit të informacionit kontabël, etj.

Të gjitha këto kanë provuar se e vërteta e informacionit kontabël varet nga ajo se sa të pavarur

janë kontabilistët nga aksionarët e firmave, nga autoritetet politike dhe qeverisëse dhe subjektet e

tjera, që së bashku motivojnë formulimin e Kodit të Etikës.

Kahu drejt pavarësisë në segmentet e ndryshme të funksioneve kontabël ka nxjerrë dhe

formësuar portrete të ndryshme të profesionit dhe specialiteteve të kontabilistit.

Etika është bashkësia e parimeve që përcaktojnë se a janë të drejta apo të gabuara veprimet ose

veprimtaritë e veçqanta që ndërmarrim. Të shkelësh ligjin është gjithnjë shkelje e etikës, por jo

çdo shkelje e etikës është edhe shkelje ligji.

Etika përfshin jetës sipas normave dhe rregullave të shoqërisë. Etika e biznesit shpreh bashkësinë

e standardeve të sjelljes morale dhe profesionale në përkushtim të detyrimeve që punonjësit e një

firme kanë në komunikimin me njëri-tjetrin, me eprorët, me personelin jashtë firmës, me klientët,

përgjithësisht me mjedisin natyror, shoqëror dhe publik.

Page 22: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

22

Në çdo rast etika përcaktohet si faktor që ndikon në shtimin në maksimum të profitit të një

subjekti biznesi, si dhe në krijimin e një mjedisi për realizimin në mënyrë të qëndrueshme të këtij

objektivi. Çdo firmë zgjedh dhe vendos të ndjekë një pako rregullash që kanë të bëjnë me

standardet e sjelljes së punonjësve të saj, me mënyrën e veshjes, komunikimin etj., që formojnë

kodin e etikës të firmës.4

Sipas Herbert A. Simon5 organizata përkufizohet si një model kompleks komunikimi dhe

mardhëniesh që vendosen midis qenieve njerzore. Komunikimi edhe pse nuk përfaqëson një

veprimtari të dukshme në kompani, ai luan një rol të rëndësishëm dhe e bënë kompanin të

egzistojë.

Planifikimi Organizimi Udhëheqja motivimi Kontrolli

Funksionet menaxheriale

Komunikimi

Mjedisi i jashtëm:

Aksionarët

Klientët

Furnitorët

Huadhënsit

Shteti dhe organizatat publike

Komuniteti etj.

4 Ilir Hoti – Fjalor enciklopedik për bankën, biznesin, bursën, ekonominë, Stamboll, 2002, fq563

5 Hysen Çela – Etika e biznesit, UT, 2003, fq.255

Page 23: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

23

Etika është veçanërisht e rëndësishme për kontabilitetin pasi besueshmëria e informacionit

kontabël varet nga ndjeshmëria e atyre që përgatisin, raportojnë dhe kontrollojnë këtë

informacion. Zakonisht personat që merren me këto çështje, duhet të bazohen rreptësisht në

kodin e mirësjelljes profesionale, i cili duhet bazuar në tri parime themelore:

-Në integritetin e personit që përgadit, raporton dhe kontrollon informatat e kontabilitetit,

-Në objektivitetin e informative të përgaditura, të raportuara dhe të kontrolluara,

-Në pavarësinë profesionale të personit që përgatit, raporton apo kontrollon informatat.

Të bazuarit në këto tri parime themelore, mundëson që:

-Të mënjanohen gabimet e vogla etike,

-Të fokusohemi në reputacionin tone afatgjatë, qoftë si menaxher apo kontabilist,

-Të përgatitemi për të pritur të përjetojmë konsekuenca personale për mbrojtjen e pozicionit

etik.6

Auditimi etik dhe përfitimet e tij

Për realizimin e një auditimi duhet të merren në konisderat shumë aspekte, që kanë të bëjnë me

shtrierjen e procesit, standardet që duhet të abatohen për vlerësimin e përformancës, si të

trajtohen faktet e gjetura, cilat veprime duhet ndërmarr etj. Mënyra se si ndërmarrjet e përdorin

procesin e auditimit varet nga metodat si I trajtojnë çështjet dhe nga politika që ndjekin në varësi

të kërkesave që kanë.

Auditimi etik është i ngjajshëm me auditimin financiar, pasi ai përdor procedura dhe procese të

ngjajshme, të cilat synojnë të krijojnë njsistem me integritet që bënë të mundur një raportim

objektiv. Ai mund të kryhet nga individë nga jashtë ndërmarrjes, të cilët kanë njohuri nga fusha

përkatse dhe janë të licensuar e çertifikuar dhe kanë etik të lartë profesionale.

6 Muhamet Aliu-Etika në Kontabilitet dhe Auditim, fq30

Page 24: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

24

Kompanit e përdorin auditimin në funksion për të arritur një performancë të lartë të etikes, për të

bërë një kontroll të brendshëm dhe për të parë si qëndron shëndeti i kompanisë si dhe për të

treguar një imazh të mirë në publik.

Auditimi vë në pah defektet, gabimet dhe parregullësit e brendëshme dhe shërben si udhërrëfyes

për ti përmirsuar ato.

Ai po ashtu nxjerr në pah prirjet, e përmirson procesin organizativ dhe lehtëson komunikimin e

marrdhëniet e punës. Ai ndihmon që kompanit të vlerësojnë efektivitetin e programeve dhe

politikave të tyre, duke rritur efikasitetin dhe duke ulur (zvogluar) kostot.

Auditimi mund të ndihmon për të identifikuar rreziqet e detyrimet potenciale dhe për të

përmirsuar pajtueshmërin me ligjet e rregullat.7

Nga procesi i auditimit kompania fiton një imazh të mirë dhe pozitiv në publik, tek furnitorët, tek

klientët, investitorët dhe kreditorët e ndryshëm. Pastaj, auditimi e rrit besimin dhe rejtingun e

kompanis si dhe mardhëniet dhe komunikimin e brendshëm të stafit që mundëson respektimin e

hierarkis dhe zbatimin e politikave që ndërmarrin stafi udhëheqës dhe menaxhues.

Kodi i sjelljes profesionale të kontabilistve dhe auditorve

Kontabilistët dhe Auditorët kanë për detyrë të sillen në mënyrë profesionale gjatë gjithë kohës

dhe të aplikojnë standardet e larta profesionale gjatë kryerjes së punës së tyre, për

t’i mundësuar ata të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë kompetente dhe duke mos

anuar nga njëri apo krahu tjetër.

Auditorët duhet të sillen në atë mënyrë që të promovojnë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e

mira në mes të auditorëve në kuadër të profesionit.

Mbështetja e profesionit nga anëtarët e tij dhe bashkëpunimi i tyre me njëri tjetrin

janë elemente esenciale të karakterit profesional. Besimi dhe respekti i publikut që

gëzon auditori është në pjesën më të madhe si rezultat i arritjeve të përbashkëta të

të gjithë auditorëve, nga e shkuara dhe e tanishmja.

7 Hysen Çela – Etika e biznesit, UT, 2003, fq.282

Page 25: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

25

Integriteti është vlera thelbësore e Kodit të Etikës. Auditorët kanë për detyrë t’iu përmbahen

tandardeve të larta të mirësjelljes (p.sh. sinqeritetit dhe çiltërsisë) gjatë punës së

tyre dhe në marrëdhëniet me stafin e entiteteve që auditohen. Me qëllim që të përfitoj

besimin e publikut, sjellja e auditorëve duhet të jetë larg çfarëdo dyshimi apo vërejtjeje.

Integriteti mund të matet në lidhje me atë se çfarë është e duhur dhe e drejtë.

Integriteti kërkon nga auditorët që të respektojnë si formën ashtu edhe frymën e standardeve

etike dhe të auditimit. Integriteti po ashtu kërkon nga auditorët që të respektojnë parimet e

pavarësisë dhe objektivitetit, të mbajnë standardet e paqortueshme të sjelljes profesionale, të

marrin vendime duke pasur në mendje interesin e publikut dhe të aplikojnë sinqeritet

absolut gjatë kryerjes së punës së tyre

Pavarësia nga entitetet e audituara dhe grupet e tjera të jashtme të interesit është

e detyrueshme për auditorët. Kjo nënkupton që auditorët duhet të sillen në atë

mënyrë që të rrisin apo që në asnjë mënyrë të mos zvogëlojnë, pavarësinë e tyre. Auditorët duhet

të përpiqen jo vetëm të jenë të pavarur nga entitetet e audituara

dhe grupet e tjera të interesit por po ashtu të jenë objektiv gjatë ballafaqimit me

çështjet dhe temat që janë subjekte të rishikimit. Është esenciale që auditorët të jenë të pavarur

dhe të paanshëm jo vetëm gjatë veprimit por edhe në dukje.

Auditorët duhet të mbrojnë pavarësinë e tyre dhe të shmangin çfarëdo konflikti të

mundshëm të interesave duke refuzuar dhuratat ose shpërblimet të cilat mund të

influencojnë apo të duken se influencojnë pavarësinë dhe integritetin e tyre. Auditorët duhet të

shmangin të gjitha marrëdhëniet me menaxherët dhe stafin e

entiteteve të audituara dhe me palët tjera të cilat mund të influencojnë, komprometojnë ose

kanosin aftësinë e auditorëve që të veprojnë dhe të duken që po veprojnë në mënyrë të

pavarur. Auditorët nuk duhet të përdorin pozitën e tyre zyrtare për qëllime private dhe duhet të

shmangin marrëdhënien ku përfshihet rreziku për korrupsion ose e cila mund të ngre

dyshime në lidhje me objektivitetin dhe pavarësinë e tyre.

Page 26: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

26

KAPITULLI II

1 APLIKIMI I TEKNOLOGJIS INFORMATIVE NË ZBATIMIN

KONTABILITETIT

2.1 Historia e SIK

Sistemet e informacionit kontabël kryesisht janë zhvilluar si trashëgimi e sistemeve. Sot, SIK-et

shiten si paketa software të parapërgatitura nga shitësit të tilla si Microsoft, Sage Group, PSA

dhe Oracle, ku SIK është e konfiguruar dhe të përshtatur për proceset e biznesit të organizatës. Si

nevoja për lidhjen dhe konsolidimin në mes të sistemeve të biznesit janë rritur, SIK

“bashkëjeton” me sistemet më të centralizuara të njohura si planifikimit burimeve të ndërmarrjes

(ERP). Në ERP, një sistem i tillë si sistemi i informacionit kontabël është ndërtuar si një modul

të integruar në një suitë të aplikacioneve të cilat mund të përfshijnë prodhimin, zinxhirin e

furnizimit, burimeve njërëzore. Këto module janë integruara së bashku dhe janë në gjendje për të

hyrë në të dhënat e njëjta dhe do të zbatojnë proceset komplekse të biznesit (sistemet më të

centralizuara të njohura si planifikimit burimeve të ndërmarrjes (ERP). Me globalizimin e ERP

për bizneset, termi "sistemi informacionit kontabël", ka bërë pak në lidhje me kontabilitetin

financiar dhe sidomos për atë menaxherial), dhe më shumë në lidhje me ndjekjen e proceseve në

të gjitha fushat e biznesit (sistemet më të centralizuara të njohura si planifikimit burimeve të

ndërmarrjes (ERP)8.

8 Romney MB,Steinbart PJ (2009), fq. 328, 333, 343

Page 27: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

27

2.1 INFORMACIONI KONTABËL DHE RËNDËSIA E TIJ

Në ditët e sodit teknologjia ka avancuar jashtëzakonisht shumë dhe informacioni në kohë

llogaritet të jetë me rendësi të madhe për të vlerësuar dhe analizuar aspektin menaxherial,

organizativ, vendimarrës etj në kuadër të kompanis.

Ndërmarrja nga raportet e ndryeshme financiare arrinë të nxjerr informacione të ndryeshme

kontabël të cilat mund të jenë të rëndësishme dhe përmes të cilave marrin vendime të mëdha

rreth afarizmit të ndërmarrjes siç mund të jenë:

vendime rreth procesit të prodhimt

vendime në marketing dhe promovim të produkteve

vendime në distribuimin dhe shitje

vendime në aspektin organizativ

vendime të ndryeshme rreth tregut dhe konkurrencës etj.

Roli i informacionit kontabël në kuadër të afarizmit është shumë I rëndësishëm. Nga këtu,

kontabiliteti dhe informacioni që ai siguron është I nevojshëm për të gjitha nivelet e drejtimit të

ndërmarrjes, gjithashtu dhe për palët e tjera që janë të lidhura më ndërmarrjen, ku veqojmë

furnitorët, blerësit, institucioni tatimor shtetror, bankat dhe kreditorët e ndryshëm etj.

Të dhënat që ofrohen nga kontabiliteti I shërbejn stafit menaxhues të ndërmarrjes apo kompanisë

në marrjen e vendimeve të drejtimit të afarizmit të saj. Detyra e kontabilitetit është të përpunojë

të dhënat nga raportet e ndryshme financiare dhe ti shëndërrojë ato në informacion kontabël, e

pastaj përmes këtij informacionit t’ia letësoj punën stafit menaxhues të kompanisë në marrjen e

vendimeve të rëndësishme dhe të drejta.

Gjithashtu, informacioni kontabël ju ofron të dhëna stafit menaxhues të kompanisë të cilat ju

shërbejnë për kontrollet e mbrendëshme dhe auditim.

Informacioni kontabël mbledh dhe përpunon të dhëna nga aktiviteti dhe i organizon ato në forma

të nevojshme, duke i komunikuar rezultatet tek vendimarrësit dhe palët tjera të interesuara.

Page 28: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

28

Informacioni kontabel paraqet informacionin më të rëndesishëm për biznesin dhe për të gjitha

nivelet e menaxhmentit dhe vendimmarrjes.

Për të përdorur informacionin kontabël, ne duhet të jemi të aftë ta interpretojmë atë dhe të

kuptojmë kufizimet e tij.

Shfrytëzuesit primarë të informacionit kontabël janë: kreditorët, investitorët, menaxherët si dhe

individë dhe organizata të tjera të interesuara për atë informacion kontabël.

Përdoruesit e informacionit kontabël mund ti ndajmë në këto grupe:

- përdoruesit e brendshëm

- përdoruesit e jashtëm

- përdoruesit të tërthortë.9

Përdorues të brendshëm llogariten: menaxhmenti i kompanisë, pronarët dhe stafi i brendshëm.

Përdorues të jashtëm janë: aksionarët, kreditorët, organet tatimore, organet shtetrore.

Ndërsa, përdorues të tërthort apo indirekt jane: sindikatat, organizatat profesionale të

kontabilistve, odat e ndryeshme ekonomike etj.

9 Parimet bazë të kontabilitetit, Dr. Shefket Jakupi & Dr. Bedri Statovci fq.10

Page 29: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

29

2.1.1 SISTEMI I INFORMACIONIT KONTABËL DHE ZHVILLIMI I TEKNOLOGJISË

Sot jemi dëshmitarë të asaj që informacioni kontabël ka krijuar avantazhe konkurruese, ku janë

zhvilluar revulucione teknologjike në lëmin e kontabilitetit, prodhimit, transportit dhe

komunikimit.

Shumë aktivitete, detyra, punë dhe shërbime të ndryeshme sot mund të kryhen nga distanca, pa

qenë farë në zyret e kompanisë duke i’u faleminderuar zhvillimit të teknologjisë.

Paisjet e ndryeshme teknologjike dhe interneti kanë mundësur qe për një kohë të shkurt të kemi

gjithë informacionin e nevojshëm kontabël dhe të kemi një pasqyre shumë të qartë rreth

kompanisë. Po ashtu, teknologjia ka bërë të mundur që informacionin që sigurohet dhe ofrohet

për stafin e kompanis të jetë i sakt, i shpejt, i plotë dhe si i tillë të jet i besueshëm dhe kredibil.

Zhvillimi i hovshëm i teknologjis ka mundësuar afërsin e kompanive me informacione për tregjet

e ndryeshme rajonale dhe globale, në ofrimin e mallërave dhe shërbimeve të ndryeshme. Pastaj,

teknologja ka ofruar informacione komapnive në formë të të dhënave rreth konkurrencës dhe

klientelës në tregjet globale.

Në këtë kohë, janë zbuluar softwer dhe aplikacione ose programe të përshtatshme dhe shumë

praktike në përpunimin dhe ofrimin e informacionit. Gjithashtu, zhvillimi i teknologjisë ka ofruar

siguri dhe mbrojtje të të dhënave dhe informacionit kontabël.

Sot më shumë se kurrë po diskutohet për sfidat e së ardhmes. Ekonomia globale është bërë më e

hapur, më konkuruese. Mundësia për tu zhvilluar kushtëzohet gjithnjë e më shumë nga cilësia e

kapitalit njërëzor. Vlerat humane, virtytet njërëzore, cilësitë njërëzore dhe profesionale

përcaktojnë fatin e çdo familje, kompanie, vendi dhe çdo kombi. Me zhvillimin e teknologjisë,

sot çdo menaxher mund të ketë të aksesueshme çdo të dhënë apo informacion pas çdo veprimi

kontabël në çdo vend të botës, në çdo kohë të ditës dhe me koston më të ulët.

Profesioni i Kontabilistit është shumë jetik jo vetëm për firmen por edhe për gjithë shoqërinë.

Page 30: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

30

Në këtë këndvështrim duhet të merren në konsideratë se përfitimet që realizohen nga të ardhurat

individuale e personale nuk arrijnë të kenë atë rezultat që do të kishin nëse tregu do të

funksiononte në kushtet e një konkurrence reale. Prandaj kontabilistët janë edhe faktor të sistemit

të informacionit kontabël por edhe mund të vuajnë pasojat e një tregu të deformuar10

.

Meqënëse edukimi në kontabilitet hedh bazat për të ardhmen e këtij profesioni, menduam se do

të ishte me vlerë, të trajtojmë këtë temë, me qëllim që të jemi më largpamës në lidhje me faktin

se si do të jetë e ardhmja për kontabilitetin.

2.1.2 NDIKIMI I TEKNOLOGJISË NË KONTABILITET

Në kohën e sodit jemi dëshmitarë të rritjes së hovëshme të teknologjisë dhë të asaj çfar ka ofruar

ajo. Nga këto zhvillime janë përpunuar dhe avancuar shumë softëerve dhe programe të

sofistikuar që kanë ndihmuar dhe lehtësuar jetën dhe punën në përgjithësi.

Përdorimi i teknologjisë informatike është në funksion të rritjes së efikasitetit të afarizmit dhe

suksesit të tij. Madje, sot afarizmi nuk mund të paramendohet pa përdorimin e teknologjisë

informatike.

Teknologjia informative ka ndikim shumë pozitiv për shkak se i mundëson bizneseve të jenë më

konkurrente në treg, aplikimi I saj mundëson që pothuajse të gjitha aktivitetet afariste të kryhen

më shpejtë dhe më lehtë.

Të gjitha aktivitetet e funksioneve afariste, duke përfshirë prodhimin, shitjen, financat, burimet

njerëzore, marketingun, etj, nën ndikimin e teknologjis funksionojnë shumë më mirë dhe më

sigurt. Teknologjia informatike mundëson që të gjitha informat përdoren me efektivitet më të

10

Delone, W. H. and Mclean, E. R., 1992, fq. 80

Page 31: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

31

lartë, për shkak se procedura e ruajtjes, analizimit dhe gjetjes së këtyre informatave është shumë

më e lehtë dhe më e shpejtë, dhe se kjo ndikon drejtpërsëdrejti në rritjen e bizneseve

Zhvillimet në fushën e teknologjisë kanë ndihmuar kompanit që të jenë më konkurruese, duke

zvogluar kostot, duke qenë më afër konsumatorve, duke rritur produktivitetin dhe të jenë në hapë

me kohen.

Janë zhvilluar dhe avancuar programe të kontabilitetit dhe financave, të cilat kanë ndihmuar në

grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave dhe pastaj të jenë në dispozicion për përdoruesit për

një kohë të shkurt. Gjithashtu, të dhënat të cilat i marrin të jenë të sakta, të plota dhe të

besueshme.

Me rritjen e shpejtë të tregtisë globale, kompanive ju duhet t’i aplikojnë ndryshimet teknologjike

në kohë rekord. Këto kompani duhet të sjellin produkte të reja në treg më shpejt duke

përmbushur kërkesat e cilësisë së klientit. Rritja e standardeve globale në cilësinë dhe proceset e

biznesit ka rritur gjithashtu nevojën që kompanitë të përdorin teknologjinë për të zbatuar

ndryshimet e nevojshme për të përmbushur kërkesat e reja.

Përparimet në teknologji u ofrojnë kompanive mundësinë për të vendosur autoritetin

vendimmarrës në nivelin optimal. Firmat mund të përdorin teknologjinë për të centralizuar

blerjen, dhe logjistikën për të përfituar nga kursimet e kostos. Kompanitë gjithashtu mund të

përfitojnë nga përparimet në teknologjinë e komunikimit për të integruar sistemet e tyre

kompjuterike me klientët dhe furnizuesit e tyre.

Zhvillimi i teknologjisë së informacionit sot ka krijuar një avantazh konkurrues për botën e

biznesit. Në disa dekada, janë arritur disa “revolucione teknologjike” të tilla si:11

1. teknologjia e informacionit,

2. teknologjia e prodhimit,

3. teknologjia e transportit

4. teknologjia e komunikimit.

11

Wang, Wei; Hsieh, J., Po-An; Butler, John E.; and Hsu, Sheng-Hsun. 2008, fq. 32

Page 32: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

32

Nga katër llojet e teknologjisë në zhvillim të shpejtë, realiteti thotë se teknologjia e informacionit

ka efektin më dominuese në mjedisin e biznesit. Sot mund të drejtohet dhe punohet edhe kur

drejtuesi është mijëra kilometra larg zyrës. Ai mund të firmos në mënyrë dixhitale, (Account

Authority Digital Signature) (Hoti, 2014) pa qënë nevoja të jetë i pranishëm CEO, pranë

organizatës ai siglon pagesën, urdhërin e posaçëm e veprime të tjera drejtimi pa qënë i

pranishëm.

Përdorimi i SIK me efektivitet kërkon një kuptim të drejtë të organizimit, menaxhimit të

teknologjisë së informacionit (sistemet e informacionit janë sisteme socio-teknik. Rëndësi të

veçantë merr mbledhja dhe përpunimi i të dhënave në mënyrë që të sigurohet një informacion i

vlefshëm. 12

Në suksesin e SIK, rëndësi merr zgjedhja e hardwerëve dhe softwerëve të përshtatshëm, që t’i

përgjigjet jo vetëm nevojave të momentit por edhe një të ardhmeje sa më të gjatë, pasi dihet që

këto komponente “zhvlerësohen” shumë shpejt me kohën.

Përdorimi i teknologjive moderrne, pajisjeve informatike, të telekomunikimit, internetit dhe

sidomos pjesës aplikative “me të ndjeshme” të tij ashtu si është Web-i, janë një sfidë me të cilat

përballen shumë nga organizatat, pa të cilat nuk mund të flisnim për SIK.

Ndërtimi i bazave të të dhënave dhe sistemet e menaxhimit të bazave të dhënavë janë pjesa më e

rëndësishme e më e vlefshme. Ndërtimi i programeve në formën e moduleve lehtëson aksesin e

të dhënave, manipulimin, modifikimin apo ruajtjen e tyre si dhe gjenerimin e raporteve të

ndryshme.

12

Hasan, Bassam, 2007, fq. 79

Page 33: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

33

2.2 RRITJA E CILËSIS SË INFORMACIONIT KONTABËL

Studiues të ndryshëm janë munduar që të përcaktojnë rëndësin e cilësis se informacionit në

kontabilitet. Ata kanë dhënë përkufizime të ndryeshme dhe kanë bërë lidhjen me faktorët të

ndryshëm.

Sipas Penman cilësia e informacionit kontabël diskutohet sipas interesit të aksionerëve dhe

vlerësimit të drejtë të tyre. Ajo bazohet në përdorimin e informacionit nga aksionerët dhe

perspektivën e njësisë në të ardhmen.

Ai gjithashtu e pa cilësinë e informacionit kontabël edhe në varësi të cilësisë së fitimeve. Ai tha

se cilësia e fitimeve është një karakteristikë e rëndësishme e raportimit financiar përderisa

aksionerët blejnë fitimet e ardhshme.

Nga një studim i Bharath u pa që cilësia e informacionit kontabël lidhet me koston e huave që

përcaktojnë bankat për klientët e tyre. U pa që kishte një lidhje negative ndërmjet cilësisë dhe

kostove të huave, pra sa më e ulët cilësia e informacionit kontabël aq më të larta kostot e huave

dhe e kundërta. Rezultatet mbeten të njëjta edhe pasi u morën parasysh disa supozime në lidhje

me riskun e huave. Supozimet kishin të bënin me matjen e anormalitetit të aktiveve/detyrimeve

afatshkurtra, kontrollin e huave dhe karakteristikat e njësive ekonomike.

Sipas një studimi të kryer nga Beatty u pa efekti që ka informacioni konfidencial dhe monitorimi

mbi rolin e cilësisë së informacionit kontabël në vendimarrjet për investime. Ata studiuan njësi

ekonomike, të cilat kishin blerë letra me vlerë borxhi të emetuara nga shteti ose nga institucione

të tjera. Nga vëzhgimi i këtyre njësive ekonomike ata panë se cilësia e informacionit kontabël

ndikon mbi investimin në ato njësi, të cilat kanë marrë letra me vlerë të borxhit privat. Ata

gjithashtu panë se kufizimet e investimeve jo vetëm që zvogëlojnë ndjeshmërinë e investimeve

ndaj flukseve të mjeteve monetare, por gjithashtu zvogëlojnë ndikimin e cilësisë së informacionit

kontabël mbi investimet me ndjeshmëri të lartë ndaj flukseve të mjeteve monetare. Gjithashtu ky

Page 34: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

34

studim zbulon që burimi i financimit ndikon mbi vendimarrjet e investimeve dhe tregon edhe

rolin që kanë bankat në uljen e mosmarrëveshjeve.

Nga një studim i Hilary kemi që vlera e njësive ekonomike me cilësi të lartë të kontabilitetit

është më e qëndrueshme se vlera e njësive ekonomike me cilësi të ulët të kontabilitetit. Ai e pa

këtë duke studiuar lidhjen midis cilësisë së informacionit kontabël dhe treguesve të likuiditetit,

kthimit dhe luhatshmërisë së çmimeve. Ai studioi lidhjen që ekzistonte ndërmjet cilësisë së

informacionit kontabël dhe normës së kthimit të aksioneve. U arrit në përfundimin se njësitë

ekonomike me cilësi të lartë të informacionit kontabël u shoqëruan me një normë kthimi më të

qëndrueshme gjatë ditëve të ngjarjeve katastrofike. Për të matur cilësinë e informacionit kontabël

ai përdori këta tregues: totalin e aktiveve dhe detyrimeve afatshkurtra gjatë vitit, fitimin neto,

mjetet monetare neto nga aktivitetet e shfrytëzimit, shpenzimet e amortizimit dhe aktivet

mesatare totale gjatë vitit.

Pra, siç vërehet nga studimet e ndryeshme që janë bërë vihet në pahë që informacioni që e ofëron

kontabiliteti (informacioni kontabël) është shumë i rëndësishëm për ndërmarrjet, kompanitë ose

njësit ekonomike dhe ju ndihmonë që të marrin vendime të mëdha dhe të sakta në kohë të

caktuar.

Siç e dimë, në ditët e sodit informacioni në kohë vlerësohet si thesar I çmuar. Kjo ka berë që

kompanitë të kthejnë vëmendjen dhe investimet nga kjo fushë.

Duke parë këtë, ato i kanë rritur investimet e tyre në teknologjinë informative në mënyr që të

kenë gjithë informacionin në dispozicion dhe në kohë reale. Gjithashtu, kanë investuar dhe në

burimet njërzore, duke tërhequr profesionit të fushave të caktuara dhe duke investuar në

trajnime të ndryeshme për stafin e tyre, në mënyr që të jenë të përgaditur dhe profesionist të

vërtet, duke i ndihmur kompanitë që të jenë në hapë me kohën.

Page 35: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

35

2.2.1 INFORMACIONI KONTABËL I KOMPJUTERIZUAR DHE MANUAL

Të gjitha funksionet mekanike të sistemit kontabël duke filluar nga faturimet, përditësimet e

bilanceve të llogarivë, përgaditja e raporteve të ndryshme etj mund të automatizohen dhe në këtë

mënyr qasja të jetë më e leht.

Në kohën e sotme teknologjia ka avancuar shumë dhe paisjet kompjuterike janë të afta të

përpunojnë të dhëna dhe të ofrojnë raporte të ofrojnë raporte të ndryshme brenda një kohe të

shkurtër.

Shumë funksione mekanike në një sistem kontabël – kalimi në llogaritë e librit të madh,

përditësimi i bilanceve të llogarive dhe përgatitja e afateve dhe raporteve për bilancet e llogarive-

mund të automatizohet.Po ashtu kompjuterët janë të aftë të përpunojnë të dhëna nëpërmjet disa

hapave për të prodhuar të dhëna standarte si raportet. Prandaj, disa funksione kontabiliteti janë

automatizuar në pjesën më të madhe të kompanive.

Sistemet e kompjuterizuar të kontabilitetit, si në kompanitë e mëdha po ashtu edhe në

kompanitë e vogla janë të përbërë nga MODULET.

Po ashtu secili modul jep një mekanizëm për regjistrimin dhe raportimin e llojeve të caktuara të

veprimtarive të biznesit. Modulet e zakonshme janë ato të lidhura me pjesën më të madhe të

veprimeve të zakonshme të biznesit siç janë: shitjet dhe lidhjet me konsumatorët, blerjet dhe

menaxhimi i inventarit, burimet njerëzore, prodhimi (për kompanitë prodhuese), menaxhimi i

aseteve dhe menaxhimi financiar.

Një modul i veçuar është i lidhur dhe përgjegjës për librin e madh dhe po ëashtu shtë i lidhur me

funksionet e raportimit të jashtëm financiar çka do të thotë jep raporte financiare pronarëve,

kreditore dhe aksionarëve të tjerë.

Të gjithë përbërësit në sistem janë të lidhur,dhe po ashtu ata ndajnë të dhënat me njeri-tjetrin.

Disa biznese përdorin një program i cili i integron të gjithë këto funksione. Shumë kompani të

Page 36: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

36

mëdha kanë zbatuar këto sisteme edhe kompanitë e vogla bazohen në sisteme që mbajnë

shumicën e këtyre funksioneve. Prandaj, sistemet e kompjuterizuara të kontabilitetit mund të jenë

sisteme te vogla, mesatare, ose sisteme të mëdha. Pavarësisht nga madhësia e tyre secili prej

këtyre sistemeve është bërë prej modulesh.

Figura 1: Përbërësit e një Sistemi Informacioni Kontabël13

Sistemet e kompjutorizuara janë të përbër nga module të caktuara. Secili modul jep një

mekanizëm për regjistrimin dhe raportimin e llojeve të caktuara të veprimtarive të biznesit.

Veqojmë këto module:

Moduli i shitjeve – i cili të dhënat e porosive të shitjeve nga klientët dhe mban

informacionin e llogarive të arkëtushme.

Moduli i blerjeve dhe inventarit - që jep të dhënat e porosisë së blerjes shitësve.

Shitësit janë ata që furnizojnë me produkte të veçanta kompaninë. Ky modul mban

informacionin e llogarive të pagushme dhe të inventarit.

13

Robert w.Ingram, Thomas Albright, and Bruce A.Baldwin, Financial Accounting – Information for Dicision,

Prishtina,2004, f.287

Page 37: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

37

Moduli i burimeve njerëzore - mban të dhëna mbi punonjësit, duke përfshirë orët e

normën e pagave. Ai përdoret për të përgaditur pagesat dhe informacionin e nevojshëm

rreth pagesave.

Moduli i prodhimit – ndjek rrjedhjen e kostove gjatë procesit të prodhimit.

Moduli i menaxhimit të aseteve - identifikon kostot e aseteve afatgjata, jetëgjatësin e

tyre dhe vendin ku janë të vendosur ato në kompani.

Moduli i menaxhimit financiar – ndjek borgjin, afatet e pagimit, normat e interest dhe

informacionin e aksionerve.

Moduli i raportimit financiar – jep informacion për përdorimin nga aksionerët e

jashtëm, duke përfshirë aksionerët dhe rregullatorët qeveritar.14

Sistemet e kompjuterizuara bazohen në rrjete për përpunimin e të dhënave.

Një rrjet kompjuterik përbëhet prej disa paisjeve të lidhura njëra me tjetrën, që mundëson

shkëmbimin e të dhënave në mes tyre.

Paisjet hyrëse si skenerët apo të ngjajshme lejojnë hyrjen e të dhënave si dhe marrjen e tyre.

Pastaj programet e avancuara përpunojnë këto të dhëna dhe ju ofrohen përdoruesve në formë të

informacioneve, të cilat ju shërbejnë në marrjen e vendimeve.

Para shumë viteve teknologjia nuk ka qenë e avancuar sikurse në ditët e sotme dhe punët e

kontabilitetit janë bërë në mënyr manuale, ku dhe gabimet kan qenë më të mëdha si dhe koha që

është nevojitur për ti përfunduar ato detyra ( punë) ka qenë më e gjatë. Shembull, për të

përfunduar një raport të caktuar kontabël në atë kohë është nevojitur një kohë e gjatë, ndërsa të

njejtin raport në ditët e sodit e kem në dispozicion për kohë shumë të shkurtër dhe me një saktësi

më të madhe.

Shumë kompani kanë investuar dhe zhvilluar teknologji të sofistikuar duke përgaditur dhe

përpunuar informacione kontabël më një saktësi dhe shpejtësi shumë të madhe.

14

Kontabiliteti financiar, Robert Ingram, Thomas Albright, Bruce Baldwin, fq. 286

Page 38: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

38

Po ashtu, teknologjia i’a ka mundësuar kompanive që të jenë më afër me klientin, duke ja

mundësuar të kenë qasje dhe përciellin produktet e ofruara dhe të bëjn blerje online nga shtëpit

apo zyret e tyre.

Kompanit nga serverët apo web faqet e tyre shpërndajnë informacione-njoftime për

klientët e tyre për produktet ose shërbimet të cilat ofrohen në treg. Internet ua ka mundësuar

kompanive të jenë më afër klientve dhe ti informojnë lidhur ofertat dhe shërbimet e tyre të

fundit.

Përdorimi i rrjeteve kompjuterike si interneti që shërbejn për shitje tek klientët i referohemi

si E-biznesi. Ky sistem është një mënyr për të marrë porosi shitjesh nga klientët.

Nëse një klient bën një porosi duke përdorur një faqe interneti, është i nevojshëm programi i

veqant për të mbledhur të dhëna në form porosie të cilat ju dergohen kompanis dhe pastaj

kompania përgadit produktet dhe ia dërgon klientit në adresën e tij.

SIK dhe efektiviteti

Otley (1980) argumenton se sistemi i informacionit kontabël është pjesë e rëndësishme e jetës

organizative dhe duhet që të vlerësohet në kontekstin e tyre më të gjerë menaxherial, organizativ

dhe të mjedisit. Prandaj, efektiviteti i sistemeve të informacionit kontabël varet jo vetëm nga

qëllime të sistemeve të tilla, gjithashtu varet nga faktorë të pasigurisë në çdo organizat. Sistemi i

informacionit kontabël është efektiv kur informacioni i dhënë prej tij i shërben gjerësisht

kërkesave të përdoruerësve të sistemit.

Sistemi efektiv duhet sistematikisht të japë informacion me efekte të dukëshme në procesin e

vendimmarrjes .15

Edhe pse informacioni i krijuar nga një system i informacionit kontabël mund të jetë efektiv në

procedurën e vendimmarrjes, blerja, instalimi dhe përdorimi i një sistemi të tillë janë të

dobishme, kur përfitimet tejkalojnë kostot e tij. Përfitimet e sistemit të informacionit të

15

Ives B., Olson H., Baroudi J., 1983, fq. 588

Page 39: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

39

kontabilitetit mund të vlerësohen nga ndikimet e tij në përmirësimin e procesit të vendimmarrjes,

cilësinë e informacionit kontabël, vlerësimin e performancës, kontrollin e brendshëm dhe

lehtësimin e transaksioneve të kompanisë

Detyra e një sistemi kontabiliteti është të përpunojë të dhënat ekonomike nga veprimet e kryera

në njësinë ekonomike. Ai mund të konsiderohet si sistem përpunimi të dhënash, e kryer kjo me

dorë apo me ndihmën e kompjuterëve. Gjithashtu, kontabiliteti është një pjesë e rëndësishme e

kontrolleve të brendshme të njësisë ekonomike. Sistemet e informacionit kontabël mbledhin të

dhëna nga veprimet dhe ngjarjet, i organizojnë ato në forma të nevojshme dhe i komunikojnë

rezultatet tek vendimmarrësit. Këto sisteme janë jetësore për vendime efektive si për përdoruesit

e jashtëm ashtu dhe për përdoruesit e brendshëm të informacionit. Aktualisht me rritjen e

kompleksitetit të operacioneve të biznesit dhe rritjes së nevojave për informim, sistemet e

informacionit kontabël janë më të rëndësishëm se më

parë. Aktualisht, të gjithë vendimmarrësit kanë nevojë të kenë bazë sesi funksionon sistemi i

informacionit kontabël. Këto njohuri i japin vendim-marrësve një avantazh konkurues sepse ata

kuptojnë më mirë kufizimet e informacionit, matjen e kufizimeve dhe zbatimin potencial të tij.

Shumë autorë kanë analizuar rolin që ka luajtur kontabiliteti gjatë krizës dhe kanë berë

rekomandimet për të forcuar standartet e kontabilitetit si dhe për të konsoliduar procesin e

implemetimit të tyre. Megjithëse kontabiliteti si sistem informacioni nuk është konsideruar si

shkaktar i krizës financiare, në qëndër të debateve kanë qënë përdorimi i disa masave të tilla si

vlera e drejtë e tregut për të vlerësuar shkallën e likujditetit të instrumentave financiare apo

modelet e rivleresimit të huave apo të borxheve në formën e letrave me vlerë etj.

2.2.2 KONCEPTI I CILËSIS SË TË DHËNAVE

Page 40: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

40

Karakteristikat cilësore lidhen me atributet që pasqyrat financiare duhet ti posedojnë. Duhet të

ketë një ekuilibër midis tyre. Këto karakteristika i bëjnë pasqyrat financiare më të vlefshme dhe

më të pranuara.

Në vijim do ti paraqesim konceptet dhe karakteristikat cilësore të të dhënave:

Paraqitja e drejtë

Vijimësia (vazhdueshmëria)

Parimi akrual

Qëndrueshmëria

Materialiteti

Përkatësia

Besueshmëria

Përfaqësimi besnik

Neutraliteti

Arsyeshmëria

Krahasueshmëria

Kuptueshmëria

Plotësia16

Paraqitja e drejtë insiston në ate që të dhënat ose informacionet kontabël të paraqiten dhe

raportohen drejt dhe sakt sipas standardeve të kontabilitetit dhe raportimit. Kjo nënkupton që

mos të ketë manipulime te raportimet apo deklarimet financiare, si p.sh. raportimi apo deklarimi

më i madh ose më i vogël i fitimit se sa është realizuar, apo rritja rritja shpenzimeve ose

zërave tjer në pasqyrat financiare.

Gjithashtu, informacionet (të dhënat) duhet të përgaditen dhe raportohen në vazhdueshmëri

nëpër periudha të caktuara dhe duhet kenë lidhshmëri mes tyre, në mënyr që të jenë më të

plota, më të sakta dhe më të besueshme.

16

Financial accounting, Get through guides, fq.52

Page 41: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

41

Ne kontabilitet informacionet kontabël duhet të përgaditen në baza akruale, që nënkupton që

zërat financiar duhët të njihen në momentin që kan ndodh. Ky parim bënë që informacioneve

kontabël t’i rritet besuashmëria nga përdoruesit.

Përdoruesit e pasqyrave financiare duhet ti njohin dhe ti din zërat material, ku dhe në pasqyra

financiare paraqiten ndaras.

Besueshmëria kërkon që pasqyrat financiare të përmbajnë informata të rëndësishme pa gabime

dhe paragjykime dhe të bazuar në argumente që tregojn se në të vërtet ka ndodhur transaksionet

që janë regjistruar dhe janë paraqitur në raporte e pasqyra financiare.

Neutraliteti kërkon që pasqyrat financiare të jenë neutrale dhe të lira nga opioninet personale dhe

paragjykimet. Paanshmëria është një aspekt i rëndësishëm i përfaqësimit besnik, sepse raportimi

financiar i cili është i njëanshëm nuk mund të përfaqësojë me besnikri informatat.

Pasqyrat financiare po ashtu duhet të jenë të krahasueshme në dy mënyra:

- Krahasim horizontal, që nënkupton krahasim të përformancës financiare të një kompanie

me një kompani tjetër,

- Krahasim vertikal, që nënkupton krahasim të përformancës financiare të kompanisë me

përformancën e saj të mëhershme.

Në të njejtën kohë raportet apo pasqyrat financiare duhet të jenë të qarta dhe të kuptueshme nga

përdoruesit e tyre që posedojnë njohuri të kontabilitetit dhe ekonomisë.

KAPITULLI III

3.1Kontabiliteti dhe format e aplikimit të tij në biznes

Page 42: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

42

Raportet financiare që ndryshe quhen dhe Pasqyra financiare ofrojnë të dhëna të nevojshme për

të parë gjëndjen e një kompanije (ndërmarrje) dhe për të vlerësuar fuqin e saj. Këto informacione

mund t’i shfrytëzojnë stafi menaxhues përmbrenda kompanis, auditorët e jashtëm, kreditorët,

institucioni shtetror tatimor si dhe palët tjera të interesuara.

Në kuadër të Pasqyrave financiare dallojm:17

Bilancin e gjendejs

Bilancin e suksesit

Pasqyrën e rrjedhjes së parasë

Pasqyrën e ndryshimit të kapitalit

Të gjitha pasqyrat kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe të gjitha së bashku japin një pamje të plotë të

gjendjes financiare të njësisë ekonomike.

Pasqyrat financiare që ndërtohen duhet të jenë të qarta, në mënyrë që të kuptohen jo vetëm nga

personat që i kanë hartuar, por edhe nga persona të tjerë të ndërmarrjes. Administruesit e

ndërmarrjes duhet t’u përgjigjen një sërë pyetjesh të tilla si: ku i ka gjetur ndërmarrja burimet

financiare që i nevojiten për zhvillimin normal të veprimtarisë, si i ka përdorur ajo këto burime,

cilët janë faktorët që kanë ndikuar në rezultat, a ka gjendje të mjaftueshme mjete likuide, etj.

Financuesit e brendshëm duan të dinë nëse ndërmarrja realizon apo jo fitim, madje i krahasuar në

kohë edhe me ndërmarrjet e tjera. Gjithashtu, kreditorët e ndërmarrjes duan të dinë nëse ajo është

në gjendje të shlyejë në afat detyrimet e saj.

Përgjigja e këtyre pyetjeve i ndihmon ata në marrjen e vendimeve për veprimtarinë e ardhshme.

Përgjigjet nuk mund të bëhen thjesht duke shqyrtuar bilancin dhe pasqyrat e hartuara në fund të

periudhës.

Sigurisht ato përmbajnë të dhënat bazë që do të përdoren, por këto duhet të interpretohen,

përpunohen dhe madje të llogariten tregues, që do të ndihmonin në gjetjen e përgjigjes së këtyre

pyetjeve.

17

Shefket Jakupi, Parimet bazë të kontabilitetit, Prishtinë 2017, f.35

Page 43: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

43

a. PASQYRAT FINANCIARE

Pasqyrat kryesore financiare janë mjetet të cilat kontabiliteti shfrytëzon me qëllim të

grumbullimit, përpunimit dhe prezentimit të informatave ekonomike.

Objektivat e pasqyrave financiare janë që të sigurojnë informacione:

Mbi poziten financiare, veprimtarinë financiare dhe ndryshimet e gjendjes financiare;

Mbi përdorimin e pasurive dhe rezurseve të ndërmarrjes nga ana e udhëheqësisë;

Për investitorët për marrjen e vendimeve se a të shiten apo të mbahen investimet dhe

Për marrjen e vendimeve ekonomike bazuar në rezultatet financiare të raportuara dhe

rrjedhat e keshit në ndërmarrje.

3.2 BILANCI I GJENDJES

Page 44: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

44

Bilanci kontabël pasqyron gjendjen e pasurisë, detyrimeve dhe kapitalit të vet ndërmarrjes në

çastin e hartimit të tij, përgjatë një periudhe të caktuar që është viti ushtrimor. Kurse pasqyrat që

përfshihen në aneksin e bilancit, paraqesin gjendjen dhe lëvizjet që kanë ndikuar në rezultat dhe

në zërat e tjerë për të cilët hartohen.

Bilanci mat pasurinë neto të një biznesi. Ai është si një fotografi në kohë, i cili tregon shumat ose

vlerat në çdo llogari në një datë të caktuar. Ai evidenton vlerën e një kompanie në një pikë të

caktuar në kohë. Për shembull, bilanci zakonisht mund të përgatitet në fund të vitit, 31 dhjetor,

por mund të ndërtohet dhe më shpesh për qëllime të vet sipërmarrësit.

Në ndërtimin e tij ai ndahet në dy pjesë në: Aktive dhe Pasive.

Ana e Aktiveve që shpreh pasurinë e ndërmarrjes me gjithë burimet që ajo zotëron me

qëllim realizimin e aktivitetit ekonomik. Ajo është një burim i kontrolluar nga ndërmarrja

si rezultat i ngjarjeve të kaluara dhe nga të cilat përfitimet ekonomike në të ardhmen

pritet të rrjedhin në ndërmarrjet.

Ana e majtë që quhet Pasive, siguron informacionin mbi mënyrën e financimit të

aktiveve, ku pjesërisht zotërohet nga pronari ose ortakët dhe nga detyrimet e ndërmsrrjes

që rrjedhin si rezultat i aktivitetit ekonomik.

Skematikisht bilanci kontabël paraqitet si më poshtë:

Aktive Shuma Pasive Shuma

Nevoja për investime Mënyrat e financimit

Totali i aktiveve 1.000.000 Totali i pasiveve 1.000.000

Elementët kryesorë që pasqyrohen në bilanc janë:

a) Aktivet që kontrollon njësia

Page 45: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

45

b) Detyrimet që duhet të përmbushë

c) Investimet e kapitalit të pronarëve të njësisë.

Asetet – janë burimet ekonomike, të cilat janë të kontrolluara apo në pronësi nga kompania.Ato

mund të jenë:

- Asetet rrjedhëse janë grup në të cilin hyjnë asetet që munden lehtë të shndërrohen në para

ndonjëherë edhe me çmim furnizues më të ulët.Asete të tilla konsiderohen: llogaritë e

arkëtueshme, sigurimet e tregtueshme, dëftesat arkëtueshme, inventari i mallit apo edhe

asetet e parapaguara siq është sigurimi i parapaguar.

- Asetet fikse – përfshijnë tokën,ndërtesat dhe pajisjet. Asetet e tilla janë të regjistruara sipas

kostos historike, e cila shpesh është më e ulët se vlera e tregut. Në këtë grup të aseteve hyjnë

edhe asetet e paprekshme, si: patentat,licencat,të drejtat e autorit, emir i mirë (goodëill) etj.

Page 46: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

46

Detyrimet – janë obligime për të paguar para, për të transferuar asete të tjera, apo për të ofruar

shërbime për dikë tjetër.

Detyrimet mund të ndahen në:

- Detyrime afatshkurta (korente), të cilat përfshijnë llogaritë e pagueshme, dëftesat e

pagueshme (shuma borgj ndaj bankës apo të tjerëve), pagat e pagueshme dhe taksat e

pagueshme.

Këto detyrime shlyen duke paguar nga aktivet afatshkurtra ose nëpërmjet krijimit të një

detyrimi tjetër afatshkurtër.

Llogaritë e pagueshme tregtare. Këto janë detyrime me afat të shkurtër që biznesi

ka për mallrat e blerë ose shërbimet e kryera nga të tretët me pagesë të

mëvonshme. Nga pikëpamja e kuptimit në kontabilitet, ato janë e kundërta e

llogarive të arkëtueshme.

Detyrimet për pagat e punës; paraqesin detyrimet që i kanë lindur shoqërisë ndaj

punonjësve të vet për t’u paguar atyre, brenda një afati të shkurtër, shpërblimin

për punën e kryer prej tyre.

Detyrimet për taksa dhe tatimet të papaguara.

Të ardhura të papërfituara, paraqesin arkëtimet e marra në avancë nga klientët

dhe që do t’ju ofrohet shërbim nga ndërmarrja në të ardhmen.

Page 47: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

47

Provizionet janë shumë të ngjashme me llogaritë e pagueshme. Ato përfqësojnë

detyrime për të cilat nuk është marrë akoma asnjë faturë dhe që nuk janë

plotësisht të sigurta nëse do të paguhen, dhe vlerën e saktë që duhet paguar.

- Detyrimet afatgjata (jo korente), të cilat përfshijnë pengun e pagueshëm dhe obligimet e

pagueshme.18

Një detyrim është përcaktuar si: Një detyrim aktual i ndërmarrjes që rrjedh nga ngjarje të

shkuara, shlyerja e të cilit pritet të rezultojë në një dalje nga ndërmarrje të burimeve që përfshijnë

përfitime ekonomike. Me fjalë të tjera, një detyrim është thjesht ... një borxh i biznesit.

Kapitali pronarit është përcaktuar si interesi i mbetur në pasuritë e ndërmarrjes pas zbritjes së të

gjitha detyrimeve të saj.

Është e rëndësishme për menaxherët për të kuptuar ndërtimin dhe strukturën e Bilancit, për

shkak se ata përdorin asetet aktuale dhe llogaritë rrjedhëse me përgjegjësi (kapitalin e punës) në

veprimtarinë e përditshme të biznesit të tyre. Ata pritet të përdorin me efikasitet asetet e një

biznesi për të vepruar dhe për të kryer operacione fitimprurëse.

Ekuiteti i pronarëve – kërkesat e mbetura ndaj aseteve të biznesit , pas mbulimit të detyrimeve,

paraqesin ekuitetin e pronarëve apo ekuitetin e aksionarëve (te shoqërit aksionare).

Ekuiteti i pronarëve shpreh shumën e mbetur, përkatësisht asetet neto (totali i aseteve minus

totali i detyrimeve) në dispozicion , pasi që te jenë kënaqër të gjitha obligimet.Në raste të

caktuara, sidomos kur fillohet me biznes, nëse nuk ka detyrime, atëherë ekuiteti i pronarëve

është i barabartë me totalin e aseteve.Ekuiteti i pronarëve rritet atëherë kur pronarët bëjnë

investime plotësuese në biznesin e tyre apo edhe kur biznesi krijon profit, i cili mbetet në biznes.

Ekuiteti i pronarëve – zbritet kur pronarët tërhiqin pjesën më parë në biznes. Nëse biznesi është i

organizuar si korporatë, atëherë profiti i shpërndarë aksionarëve quhet divident. Pjesa e mbetur e

pashpërndarë quhet fitmi i mbajtur.

Kapitali neto përbën dhe interesa të mbetura të pronarit apo pronarëve në mjetet ekonomike (në

aktivet), apo investimin e bërë prej tij në njësinë ekonomike. Pra ato tregojnë pjesën e aktiveve të

18

Shefket Jakupi,Prishtinë,Parimet bazë të kontabilitetit,2017 fq37

Page 48: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

48

njësisë ekonomike të perballuar nga burimet e pronarëve të saj. Pra kapitali në fund të fundit

është diferenca mes aktiveve dhe detyrimeve të njësisë raportuese në datën e mbylljes së bilancit.

Në terminologjinë e kontabilitetit kontributi, investimi i pronarit quhet “Kapitali i pronarit” apo

“Kapitali neto”. Quhet kapital neto sepse rezulton si diferencë e aktiveve me detyrimet. Ndryshe

kapitali neto mund të përcaktohet si pretendimet apo kërkesat e pronarëve mbi aktivet e njësisë

ekonomike.

Aktivet Kapitali + Detyrimet

Aktive

A.A.GJ

- Jomateriale Kapitalet

e veta

- Kapital social ose

individual

- Materiale - Rezervat

- Financiare - Rezultati (+) ose (-)

- Inventarët Provizione

Detyrimet

Risqe e shpenzime

Aktive

A.Shkurtra

- Klientë - Hua dhe detyrime financiare

- Të drejta të tjera - Furnitorët

- Disponibiliteti - Pagat e personelit

- Detyrimet e shtetit

Totali aktive Totali pasive

Pra siç shihet nga kjo figurë bilanci përbëhet nga dy pjesë:

a) Nga kreu, ku shënohet emri i njësisë, lloji i pasqyrës financiare dhe data e përpilimit të

saj dhe nga

b) Trupi, që përbëhet nga ana e majtë, ku pasqyrohen aktivi dhe nga ana e djathtë, ku

pasqyrohen detyrimet dhe kapitali i pronarit.

Elementët përbërës të veçantë të aktivit të bilancit do të quhen zëra apo elementë të aktivit, kurse

ato të burimeve do të quhen zëra apo elementë kapitalit dhe detyrimeve. Kjo është forma e

krahasuar apo paralele e ndërtimit të bilancit. Aktualisht në kushtet e përdorimit të kompjuterave

dhe programeve soft mund të përdoret si më e përshtatshme forma e shkallëzuar, e listuar apo

vertikale e bilancit.

Page 49: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

49

BILANCI I GJENDJES

PASURITË

Pasuritë afatshkurta

Paraja (keshi)

4,500.00

Llogaritë e arkëtueshme

9,500.00

Letrat me vlerë -

Investimet financiare afatshkurta -

Mallërat (stoqet)

8,200.00

Pasuritë e tjera afatshkurta -

Gjithësej pasuritë afatshkurta

22,200.00

Pasuritë afatgjata

Toka, Prona, Paisjet dhe impiantet

14,500.00

Pasuritë e paprekshme -

Zhvlerësimi dhe amortizimi i akumuluar

(1,200.00)

Gjithësej pasurit afatgjata

13,300.00

Gjithësej pasuritë

35,500.00

Page 50: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

50

DETYRIMET

Detyrimet afatshkurta

Llogaritë e pagushme

12,500.00

Kreditë dhe huatë

4,500.00

Dëftesa të pagushme -

Gjithësej detyrimet afatshkurta

17,000.00

Detyrimet afatgjata

Huatë afatgjata

7,000.00

Detyrimet tjera afatgjata -

Gjithësej detyrime afatgjata

7,000.00

Gjithësej detyrimet

24,000.00

EKUITETI

Kapitali aksionar

2,500.00

Fitimet e mbajtura

6,500.00

Rezervat e tjera

2,500.00

Gjithësej ekuiteti

11,500.00

Gjithësej detyrimet dhe ekuiteti

35,500.00

Page 51: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

51

3.3 BILANCI I SUKSESIT

Kjo pasqyre financiare paraqeët të gjitha të hyrat që i realizon kompania gjatë veprimtarisë së saj

afariste për një periudhë të caktuar si dhe të gjitha shpenzimet që i paraqiten kompanis gjatë

aktivitetit të saj afaristë. Diferenca në mes të ardhurës së krijuar dhe kostos paraqet pjesën e

tretë,përkatësisht të ardhëren neto (apo humbjen) apo siq mund të gjendet në pasqyra të

ndryshme, profitin (apo humbjen).Ekuacioni më i thjeshtë për përshkrimin e të ardhurave është:

Neto e ardhura =E ardhura – Shpenzimet

Qëllimi kryesor i veprimtarisë së çdo ndërmarrjeje është realizimi i fitimit. Fitimi është një

pasuri e krijuar rishtazi, që kryhet nga shndërrimi në kohë dhe në hapësirë i të mirave që

përbëjnë pasurinë e ndërmarrjes. Për të realizuar këtë veprimtari, ndërmarrjes i duhet që duke

përdorur pasurinë që ka në dispozicion të kryejë shpenzime dhe nga kjo veprimtari ajo siguron të

ardhura.

Për të kuptuar më mirë pasqyrën e të ardhurave dhe rolin e tyre, duhet definuar së pari elementet

e saj, përkatësisht të ardhurën, shpenzimet dhe të ardhurën neto (apo humbjen neto).

E ardhura – paraqet shumën e aseteve të krijuara përmes operacioneve në biznes, përkatësisht e

ardhura paraqet derdhjen nga shpërndarja e mallrave dhe e shërbimeve.

Të ardhurat janë shumat që realizon ndërmarrja nga shitja e produkteve ose e shërbimeve që ajo

prodhon. Të ardhurat klasifikohen në:

1. Të ardhura nga të mirat, që realizohen nga shitja e produkteve dhe e shërbimeve etj.

Page 52: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

52

2. Të ardhurat financiare janë të ardhura të realizuara nga financimet me afat të shkurtër, të

mesëm dhe të gjatë të kryera të tretëve. Këtu përfshihen interesat aktive në llogaritë

rrjedhëse, interesat që u merren klientëve etj.

3. Të ardhura të ndryshme, si qiratë aktive, dëmshpërblimet etj.

Të ardhurat ndikohen nga shumë faktorë, por ndër më të rëndësishmit mund të përmendnim:

çmimin, vëllimin i shitjeve të produkteve ose shërbimeve, si dhe inflacionin.

Shpenzimet – paraqesin shumën e aseteve të konsumuara gjatë operacioneve në biznes,

përkatësisht rrjedhjet dhe obligimet e arritura nga prodhimi i mallrave dhe i shërbimeve.

Shpenzimet paraqesin koston e krijuar në opercionet normale për të krijuar të ardhura. Koston e

mallit të shitur e përbën vlera blerëse e atij malli (do të thotë vlera sa ne na ka kushtuar blerja e

atij malli).

Shpenzime quhen të gjitha paratë që shpenzohen për sigurimin e burimeve dhe shërbimeve të

nevojshme dhe që mundësojnë krijimin e produkteve dhe shërbimeve në ndërmarrje. Këto

përbëjnë dhe koston e veprimtarisë së ndërmarrjes, gjatë procesit të realizimit të të ardhurave në

periudhën në të cilën ato shiten.

Shpenzimet klasifikohen në:

1. Shpenzime për blerjen e mallrave;

2. Shpenzime për amortizimin e pasurisë së patundshme dhe impiantet;

3. Shpenzime për qerate e mjediseve të marra me qera;

4. Shpenzime për mirëmbajtjen e përgjithshme, për mbajtjen e pndryshueshme të cilësisë

dhe funksionalitetit të saj;

5. Shpenzime për pagat dhe personelin;

6. Shpenzime për reklama, sigurime, ujë ndriçim etj;

7. Shpenzime për transport;

Page 53: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

53

8. Shpenzimet përr tatime dhe taksa; etj.

E ardhura neto – E ardhura neto nganjëherë e quajtër edhe si profit apo fitim, reflekton të

ardhurën (të arriturën) në raport me shpenzimin gjatë një peridhe të caktuar kohore.

Formati i pasqyrës së të ardhurave ndryshon varësisht nga sistemi i aplikuar i kontabilitetit. Në

Kosovë, mënyra dhe forma e përpilimit të një pasqyre të të ardhurave nuk është e kufizuar apo e

diktuar,edhe pse elementet e përbërjes së pasqyrës përcaktohen me standardet kosovare të

kontabilitetit të bazuar në standardet ndërkombëtare të kontabilitetit19

3.3 BILANCI I SUKSESIT

Të hyrat 42.300

Kosto e mallrave të shitura (23,250)

Fitimi bruto 19,050

Shpenzimet e shitjes (950)

Shpenzimet e pagave (7,800)

Shpenzimet e zhvlerësimet (800)

Shpenzimet e qirasë (2,400)

Shpenzimet e marketingut (650)

Shpenzimet e tjera -

Fitimi operativ (EBIT) 6,450

Të ardhurat financiare 3,500

Shpenzimet financiare (2,600)

19

Rrustem Asllanaj,Kontabiliteti,Prishtinë,2005, fq9.

Page 54: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

54

Fitimi para tatimit 7,350

Tatimi 10% 735

Fitimi neto 6,615

3.4 PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË

Shpreh ndryshimet si pasojë e rritjes apo zvoglimit të parasë në periudhën përllogaritëse.Në

këtë aspekt, ndryshimi ndodh në qastin kur është paguar paraja apo kur është marrë ajo.Kjo

pasqyrë financiare nuk sajohet nëse më parë nuk i kemi sajuar mire bilancin e gjendjes dhe

pasqyrën e të ardhurave.

Për dallim nga pasqyra e të ardhurave e cila rezultatet e biznesit i prezanton mbi bazën

akruale(realizimit),paqyra e rrjedhave të keshit rezultatet i prezanton mbi bazën e keshit.Për ti

prezantuar në mënyrë sa më të qartë hyrjet dhe daljet të keshit në këtë pasqyrë financiare

kërkohet nga ana e firmës që aktivitetet e biznesit në këtë pasqyrë të prezantohen në tri kategori:

1)Aktivitetet operuese

2)Aktivitetet investuese dhe

3)Aktivitetet financiare.

- Aktivitetet operuese – involvojnë edhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve. Natyra e biznesit e

determinon llojin primar të aktivitetit afarist.

- Aktivitetet investuese – përfshijnë investimet edhe mbajtjen e pasurisë jokorente:

patundshmeritë, impijantet, paimet dhe investimet financiare jo korente (afatgjata).

- Aktivitetet financiare – përfshijnë huazimet e ndryshme qoft me kapitalin borgj (obligacionet)

dhe qoft me kapitalin aksionar (aksionet).

Page 55: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

55

Aktivitetet operuese:

Aktivitetet investive:

Aktivitetet financuese:

Shitja e mallit

Shitja e ndërtesave

Huazimi i parasë

Ofrimi I

shërbiumeve

Ofrimi e tokës

Pranimi i investimit

Paraja (kash)

Aktivitetet operuese:

Aktivitetet investive:

Aktivitetet financuese:

Pagesa e pagave

Blerja e ndërtesave

Kthimi I kredive

Pagesa e komunaleve

Blerja e tokës

Shpërndarja ndaj

Pagesa e taksave

pronarëve

Page 56: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

56

3.5 PASQYRA E NDRYSHIMIT NË EKUITET

Tregon rrugën në të cilën e ardhura neto dhe shpërndarja e dividendave efekton në gjendjen

financiare të kompanisë gjatë peridhës së caktuar. Të gjitha ndryshimet në zërat e kapitalit, që

kanë ndodhur në njësinë ekonomike raportuese gjatë një periudhe kontabël, do të regjistrohen në

pasqyrën e ndryshimit të kapitalit.

Pasqyra e ndryshimit në ekuitet paraqet:

fitimin ose humbjen neto për peridhën kontabël, siq regjistrohet në pasqyrën e të

ardhurave;

të ardhurat dhe shpenzimet që janë regjistruar dirket në rezervat e kapitalit, në përputhje

me politikat kontabël.

RAPORTET FINANCIARE DHE ROLI I TYRE NË PERFORMANCEN E BIZNESIT

Duke përdorur raportet e kontabilitetit, pronarët e afarizmave mund të përcaktojnë se sa mirë po

zhvillon një biznes. Raportet financiare janë një burim i besueshëm i matjes së indikatorëve

kryesorë të performancës, kështu që pronarët e bizneseve mund të krahasohen veten me

performancën e tyre të kaluar, si dhe me konkurrencën.

Pozicioni financiar - Pasqyrat financiare të krijuara në fund të ciklit të kontabilitetit pasqyrojnë

gjendjen financiare të një biznesi në atë kohë. Ajo tregon se sa kapital është investuar, sa fonde

ka përdorur biznesi, fitimi dhe humbja dhe numri i aktiveve dhe detyrimeve të një biznesi.

Likuiditeti - Një arsye e zakonshme për dështimin e biznesit të vogël është keq menaxhimi i

parave të gatshme. Kontabiliteti ndihmon në përcaktimin e likuiditetit të një biznesi i cili i

referohet parave të gatshme dhe burimeve të tjera likuide në dispozicionin tuaj për të shlyer

angazhimet financiare. Informacioni zvogëlon rrezikun e falimentimit përmes zbulimit të telave.

Page 57: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

57

Financimi - Kontabiliteti ndihmon pronarët e bizneseve të përgatisin të dhënat historike

financiare, si dhe parashikimet financiare të cilat mund të përdoren gjatë aplikimit për një kredi

ose sigurimin e investimeve për biznesin.

Kontrolli - Duke vendosur kontrolle të ndryshme në të gjithë organizatën, kontabiliteti ndihmon

në shmangien e humbjeve të shkaktuara nga vjedhjet, mashtrimet, gabimet, dëmtimet, vjetërsimi

dhe keqmenaxhimi. Kontrollet e brendshme ruajnë pasuritë e biznesit dhe shmangin humbjet

afatgjata.

Kërkesat ligjore - Ligji kërkon që bizneset të mbajnë një regjistrim të saktë financiar të

transaksioneve të tyre dhe të ndajnë raportet me aksionarët, autoritetet tatimore dhe rregullatorët.

Pasqyrat financiare dhe informacioni gjithashtu kërkohen për qëllime indirekte dhe të

drejtpërdrejtë të regjistrimit të taksave.

Page 58: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

58

Përgaditja e dokumenteve, deklarimet dhe raportimet finaciare

Me ligj janë të rregulluar detyrat dhe obligimet që kanë kontabilistët dhe auditorët gjatë punës së

deklarimeve, përpilimit dhe auditimit të pasqyrave finaanciare si dhe raportimit financiar. Ata

gjatë kryerjes së punëve dhe obligimieve janë të obliguar të abatojnë në përpikri Standardet

Nderkombtare të Kontabilitetit si dhe të jenë në pajtueshmëri me Ligjin për kontabilitet, raportim

financiar dhe auditim.

Dokumenti i kontabilitetit duhet të jetë autentik, në gjendje të rregullt dhe i përgatitur në atë

mënyrë që siguron mbikëqyrje me kohë. Personi i autorizuar për përfaqësim të ndërmarrësit ose

personit të autorizuar për përfaqësim me delegim të autoritetit garanton me nënshkrim të tij në

dokumentin e kontabilitetit se ky i fundit është autentik dhe në gjendje të rregullt.

Dokumenti i kontabilitetit duhet hartohet në atë mënyrë që t’i mundësojë personit teknik të

dallojë transaksionin përkatës.

Ndërmarrësi ose personi përgjegjës kontrollon saktësinë dhe integritetin e dokumentit të

kontabilitetit para vendosjes së informacioneve nga dokumenti i kontabilitetit në librat afariste.

Pasqyrat financiare duhet të kenë të bashkangjitur edhe:

- opinionin e auditimit për pasqyrat financiare të dhënë nga një firmë e auditimit e

certifikuar nga KKRF-ja dhe regjistruar në Kosovë;

- 1.2. deklaratën e pajtueshmërisë të nënshkruar nga drejtori ekzekutiv dhe zyrtari

kryesor financiar, që pasqyrat financiare paraqesin pamje të drejtë dhe të vërtetë

të pozitës financiare, rezultateve të operacioneve, dhe rrjedhave të parasë; dhe që

pasqyrat financiare janë përgatitur në pajtim me Ligjin;

- 1.3. raportin e menaxhmentit, i cili duhet të përmbajë një vlerësim të drejtë të

zhvillimit dhe performancës së ndërmarrjes, si dhe pozitën e saj, përfshirë këtu

edhe rreziqet kryesore dhe pasiguritë që kanë të bëjnë me të. Vlerësimi duhet të

jetë i balancuar dhe gjithëpërfshirës në raport me zhvillimin dhe performancën e

ndërmarrjes dhe pozitën e saj, në bazë të kompleksitetit dhe madhësisë së

ndërmarrjes. Me qëllim të informimit të plotë në drejtim të zhvillimit,

performancës dhe pozitës financiare së ndërmarrjes, vlerësimi duhet të përfshijë,

Page 59: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

59

aty ku është e përshtatshme, treguesit financiar dhe jofinanciar të performancës së

kompanisë, përfshirë informacionet në lidhje me çështjet e mjedisit dhe të

punëtorëve. Aty ku është e përshtatshme, analiza duhet t’i referohet të dhënave në

pasqyrat financiare. Raporti i menaxhmentit duhet të përfshijë informacionin e

mëposhtëm:

1.3.1. zhvillimet e mundshme të ndërmarrjes në të ardhmen;

1.3.2. aktivitetet në fushën e kërkimit dhe zhvillimit;

1.3.3. publikimet e informacioneve për njësitë e ndërmarrjes; dhe

1.3.4. ekspozimin e ndërmarrjes ndaj rreziqeve të kreditimit, të

çmimeve, të likuiditetit dhe të rrjedhës së parasë.

2. Pasqyrat financiare të përgatitura në përputhje me kërkesat e këtij neni nënshkruhen nga

drejtori ekzekutiv apo i përgjithshëm dhe nga drejtori financiar ose zyrtari kryesor financiar dhe/

apo nga kontabilisti i certifikuar.

3. Subjektet me interes publik në kuadër të strukturës së tyre të qeverisjes së korporatave

themelojnë komitetin e auditimit të përbërë me anëtarësi të pavarur të drejtorëve jo ekzekutiv, ku

njëri nga anëtarët e këtij komiteti duhet të ketë përvojë pune në kontabilitet dhe financa.

4. Komiteti i Auditimit i paraparë me paragrafin 3. të këtij neni mbikëqyr punën e auditorit të

brendshëm dhe auditimit të jashtëm; si dhe efikasitetin e funksionimit të kontrolleve të

brendshme të kompanisë lidhur me raportimin financiar.

5. Subjektet me interes publik duhet të kenë auditorin e brendshëm në kuadër të strukturës së tyre

të korporatave. Auditori i brendshëm nuk mund të kryej detyra të tjera në shoqërinë tregtare dhe

duhet të ketë përvojë pune së paku tri (3) vite në fushën e kontabilitetit apo të auditimit.20

20

Ligji nr. 06/L-032 Për Kontabilitet, raportim financiar dhe auditim

Page 60: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

60

Paraqitja e drejtë dhe pajtueshmëria me SNRF-të

13 Pasqyrat financiare duhet të pasqyrojnë me drejtësi pozicionin financiar, performancën

financiare dhe fluksin monetar të një njësie ekonomike. Paraqitja e drejtë kërkon paraqitje

besnike të efekteve të transaksioneve, ngjarjeve dhe kushteve të tjera në përputhje me

përkufizimet dhe kriteret e njohjes për aktivet, detyrimet, të ardhurat dhe shpenzimet të dhëna në

Kuadër. Zbatimi i SNRF-ve me dhënie informacionesh shpjeguese shtesë, kur është e

nevojshme, supozohet të rezultojë në pasqyra financiare të cilat arrijnë një paraqitje të drejtë.

14 Një njësi ekonomike pasqyrat financiare të së cilës janë në pajtueshmëri me SNRF-të duhet

të bëjë një deklarim të qartë dhe pa rezerva të kësaj pajtueshmërie në shënimet shpjeguese.

Pasqyrat financiare nuk duhet të përshkruhen si të pajtueshme me SNRF-të në rast se ato nuk

janë në pajtueshmëri me të gjitha kërkesat e SNRF-ve.

15 Pothuajse në të gjitha rrethanat, një paraqitje e drejtë arrihet nëpërmjet pajtueshmërisë me

SNRF-të e zbatueshme. Një paraqitje e drejtë kërkon gjithashtu që një njësi ekonomike:

të zgjedhë dhe zbatojë politika kontabël në përputhje me SNK 8 Politikat

Kontabël, Ndryshimet në Vlerësimet Kontabël dhe Gabimet. SNK 8 paraqet një

udhëzues të hierarkisë së autoritetit që drejtimi duhet të marrë parasysh në

mungesë të një Standardi ose një Interpretimi që zbatohet në mënyrë specifike tek

një zë.

të paraqesë informacionin, përfshirë politikat kontabël, në një mënyrë që siguron

informacion të rëndësishëm, të besueshëm, të krahasueshëm dhe të kuptueshëm.

të sigurojë dhënie informacioni shpjegues shtesë atëhere kur pajtueshmëria me

kërkesa të caktuara të SNRF është e pamjaftueshme që t’i mundësojë përdoruesit

të kuptojnë ndikimin e transaksioneve të caktuara, ngjarjeve dhe kushteve të tjera,

në pozicionin financiar dhe performancën financiare të njësisë ekonomike.

16 Politika të papërshtatëshme kontabël nuk korrigjohen as me dhënie informacionesh

shpjeguese të politikave kontabël të përdorura dhe as nëpërmjet shënimeve shpjeguese ose

materialit shpjegues.

Page 61: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

61

17 Në rrethana shumë të rralla në të cilat drejtimi arrin në përfundimin se pajtueshmëria me një

kërkesë të një Standardi ose një Interpretimi do të jetë kaq çorientuese sa do të sjellë një konflikt

me objektivin e pasqyrave financiare të paraqitura në Kuadër, njësia ekonomike duhet të 4 ©

IASCF shmangë atë kërkesë sipas mënyrës së paraqitur në paragrafin 18 nëse një shmangie e

tillë kërkohet nga kuadri përkatës rregullator ose nuk ndalohet prej tij.

18 Kur një njësi ekonomike shmanget nga një kërkesë e një Standardi ose e një Interpretimi në

përputhje me paragrafin 17, duhet të japë informacion shpjegues:

që drejtimi ka arritur në përfundimin se pasqyrat financiare paraqesin me drejtësi

pozicionin financiar, performancën financiare dhe flukset monetare të njësisë

ekonomike;

që ato janë në pajtueshmëri me Standardet dhe Interpretimet e zbatueshme, me

përjashtim të një kërkese të caktuar nga e cila është shmangur për të arritur një

paraqitja të drejtë;

emrin e Standardit ose Interpretimit nga i cili është shmangur njësia ekonomike,

natyrën e shmangies, përfshirë dhe trajtimin që do të kërkohej sipas Standardit ose

Interpretimit, arsyen pse ky trajtim do të ishte kaq çorientues në rrethanat që do të

sillte konflikt me objektivin e pasqyrave financiare të paraqitura në Kuadër dhe

trajtimin e përdorur; dhe

për secilën periudhë të paraqitur, ndikimin financiar të shmangies në secilin zë të

pasqyrave financiare që do ishte raportuar në pajtueshmëri me kërkesën.

19 Kur një njësi ekonomike shmanget nga një kërkesë e një Standardi ose një Interpretimi në

periudhën paraardhëse dhe kjo shmangie ndikon shumat e njohura në pasqyrat financiare të

periudhës aktuale, duhet të japë informacionin shpjegues të paraqitur në paragrafin 18 pikat (c)

dhe (d).

20 Paragrafi 19 zbatohet, për shembull, kur një njësi ekonomike është shmangur në periudhën e

mëparëshme nga një kërkesë e një Standardi ose e një Interpretimi për matjen e aktiveve ose

detyrimeve dhe kjo shmangie ndikon matjen e ndryshimeve në aktivet dhe detyrimet e njohura

në pasqyrat financiare të periudhës aktuale.

Page 62: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

62

21 Në rrethana shumë të rralla në të cilat drejtimi arrin në përfundimin se pajtueshmëria me një

kërkesë të një Standardi ose një Interpretimi do të ishte kaq çorientuese sa do të sillte konflikt me

objektivin e pasqyrave financiare të paraqitur në Kuadër, por që kuadri përkatës rregullator e

ndalon shmangien nga kërkesa, njësia ekonomike duhet që me maksimumin e mundshëm të

përpjekjeve të pakësojë apektet çorientuese të perceptuara lidhur me pajtueshmërinë duke dhënë

informacion shpjegues mbi:

emrin e Standardit ose Interpretimit në fjalë, natyrën e kërkesës dhe arsyen pse

drejtimi ka dalë në përfundimin se pajtimi me këtë kërkesë është kaq çorientues

në rrethanat, sa do të sjellë konflikt me objektivin e pasqyrave financiare të

paraqitur në Kuadër; dhe

për secilën periudhë të paraqitur, rregullimet për çdo zë në pasqyrat financiare që

drejtimi ka arritur në përfundimin se do të jenë të nevojshme për të arritur një

paraqitje të drejtë.

22 Duke ju referuar paragrafëve 17–21, një zë informacioni do të jetë në konflikt me objektivin

e pasqyrave financiare kur ai nuk paraqet në mënyrë besnike transaksionet, ngjarje dhe kushte të

tjera që ai ose synon të paraqesë ose pritet në mënyrë të arsyeshme që të paraqesë dhe si pasojë

ka gjasa të të ndikojë vendimet ekonomike të marra nga përdoruesit e pasqyrave financiare. Kur

vlerëson nëse pajtueshmëria me një kërkesë specifike të një Standardi ose një Interpretimi do të

jetë kaq çorientuese sa do të sjellë konflikt me objektivin e pasqyrave financiare të paraqitur në

Kuadër, drejtimi merr në konsideratë:

pse objektivi i pasqyrave financiare nuk arrihet në rrethanat specifike; dhe

si ndryshojnë rrethanat e njësisë ekonomike nga rrethanat e njësive të tjera

ekonomike që janë në pajtueshmëri me kërkesën. Nëse njësi ekonomike të tjera në

rrethana të ngjashme pajtohen me kërkesën, ekziston një mundësi kundërshtimi se

pajtueshmëria e njësisë ekonomike me kërkesën nuk do të jetë kaq çorientuese sa

të sjellë konflikt me objektivin e pasqyrave financiare të paraqitur në Kuadër.21

21

Standardet ndërkombtare për raportim financiar, SNRF

Page 63: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

63

KONKLUZIONET

1. Teknologjia ka bërë të lehtë që kontabiliteti të mos jetë ai që ka qenë më parë, gjithçka

tani është më e thjeshtë, disa thonë se kushdo mund të mbajë kontabilitet n.q.s zotëron një

program kontabël. Ata janë thelbësorë për t’i bërë studentët ta kuptojnë vlerat e këtij

profesioni, gamën e gjërë të fushave ku mund të specializohesh nëse dikush zgjedh

kontabilitetin.

2. Zhvillimi i teknologjive dhe stileve të menaxhimit në shoqëri, dhe rrjedhimisht në botën e

biznesit, janë të shumta dhe kanë nevojë të kuptohen dhe analizohen në lidhje me njera-

tjetrën, për ta kuptuar plotësisht shtrirjen e tyre dhe mundësitë që ato ofrojnë. Kompanitë,

duke njohur variablat, rëndësinë dhe ndikimin e tyre tek sistemi i informacionit kontabël

(SIK), do të bëhen më të vetëdijshme për rëndësinë e tyre në aktivitetin që ato ushtrojnë.

Kjo do të thotë se bizneset e ndryshme të prodhimit, shërbimeve, do të arrijnë një

impelementim të suksesshëm të sistemeve të informacionit kontabël dhe t’i paraprijë

procesit të vendimmarrjes në organizatë , me qëllim që të rritet performanca jo vetëm e

tyre në këtë proces, por edhe performanca e kompanisë.

3. Një gjë duhet të kemi të qartë se operatori kontabël dhe kontabilisti ndryshojnë shumë,

operatorin realisht mund ta bëjë kushdo me pak informacion, kurse profesionisti kontabël

ka nevojë për një edukim kontabël i cili i jep aftësi jo vetëm interpretimi, por dhe

analitike.

4. Rezultatet e këtij kërkimi kanë kontribute praktike për të gjitha kompanitë sidomos për

ato që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Kosovë. Kjo për faktin se gjetjet e këtij kërkimi

sygjerojnë se Sistemi informacionit kontabël (SIK) nuk duhet te jete vetem një sistem

raportimi në orrganët tatimore, por të jetë një “gur themeli” për kontabilitetin e kostos

dhe atë menaxherial.

5. Sistemi informacionit kontabël në strukturat e tatim-taksave, doganave, rrit transparencën

dhe si rezultat krijon kushte të barabarta, pra ndikon në uljen e informalitetit. Për shkak të

Page 64: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

64

egzistencës së mekanizmave jo të ndershem të tregut, biznesmenet harxhojne një pjesë të

mirë të kohës dhe të buxhetit e tyre për të mbuluar konkurencën e pandershme, që fillon

nga mardhëniet me doganat e taksat e deri tek koha e harxhuar për marrjen e

informacionit të saktë .

6. Në praktikë disa biznese në Kosovë mendoj se shumë pak po bëhet për zhvillimin e

sistemit informacionit të kontabilitetit menaxherial. Koha po tregon se me uljen e

informalitetit në ekonomi, drejtuesit e kompanive po e kuptojnë më shumë se kur se

menaxhimi i tyre kërkon një vendimmarje të shpejt dhe efektive. Dhe që t‘i paraprihet

kësaj vendimmarje pa diskutim kërkohet një sistem informacioni të gëzoj karakteristikat :

i saktë, i shpejt në kohë, i agreguar dhe gjithëpërfshirës, me qëllim që, SIK të kthehet në

një avantazh konkurues për kompanin.

7. Një rëndësi të madhe merr sot për universitetet si përgatitës të profilit të aktorëve të SIK

si prodhues, dizenjues, dhe përdorues të SIK rritja e cilësisë së mësimdhënies, përdorimit

të metodave bashkohore, ngritja e laboratorëve si të SIK, ashtu dhe të IT, përmirësimi i

kurikulave dhe rritja e lidhjes me shqetësimet e biznesit në Kosovë.

Page 65: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

65

REKOMANDIMET

1. Kompanitë e epokës teknologjike duhet t’u kushtojnë më shum5 rëndësi këtyre faktorëve,

që ne i studjuam në kapitujt e më lartë nëse ato do të dëshironin të bëheshin konkurruese

në këtë treg kaq dinamik dhe njëkohësisht, kaq “modern” dhe virtual.

2. Ky kërkim ka një rol të rëndësishëm praktik pasi një sistem informacioni kontabël cilësor

para së të ketë kontribut teorik ka më shumë kontribut praktik nisur dhe nga rëndësia

kryesore e kontabilitet si teori dhe praktik. Çdo problem që shtron praktika duhet të

zgjidhet nga teoria, e cila është në dispozicion të zgjidhjes së problemeve.

3. Kontributi praktik i kërkimit lidhet me tërësinë e faktoreve në analizë së bashku në

mënyrë të veçantë nga njeri- tjetri dhe u pa rëndësia që kishin në rritjen e cilësisë së

informacionit kontabël.

4. Në vitet e fundit, në kohë kur zhvillimi teknologjik po ecën me hapa galopantë, duhet të

ketë një rritje të interesit midis kompanive, në lidhje me kultivimin e një kulture të

organizatës, që përfaqëson të renë në ekonomi dhe në jetën e biznesit .Shkaku i kësaj

qëndron në faktin që kompanitë shqiptare dhe jo vetëm, duhet të kuptojnë se sistemi

informacionit kontabël ofron një mënyrë të re në proçesin e marrjes së vendimeve, në

reduktimin e kostove, në rritjen e performancës së menaxhimit që reflektohet edhe rritjen

e performancës së organizatës

5. Përvec motivimit një faktor i rëndësishëm është trajnimi gjatë gjithë jetës i punonjësve si

një domosdoshmëri për të pasur një SIK cilësor për t’a pasur një avantazh konkurues në

kompanit simotra.

6. Sistemi i nformacionit kontabël duhet që të zbatohet nga të gjitha bizneset Kosovare. Ky

studim jep orientime të vlefshme për kërkime të mëtejshme. Kërkues të tjerë mund të

përfshijnë në këto modele që ne kemi ndërtuar, llogaritjet metrike të variablave për të

harmonizuar të dhënat cilësore me ato sasiore dhe për të identifikuar një forcë të

Page 66: PUNIM DIPLOME - smu.umib.netsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok=Theses\05… · Egziston përshtypja që kontabiliteti është një proces zyreje pa shumë teknologji

66

matëshme sasiore të ndikimit të çdo faktori në cilësinë e sitemit të informacionit

kontabël.

2. LITERATURA

1. 5Romney MB,Steinbart PJ (2009)

2. Delone, W. H. and Mclean, E. R., 1992

3. Wang, Wei; Hsieh, J., Po-An; Butler, John E.; and Hsu, Sheng-Hsun. 2008

4. Robert w.Ingram, Thomas Albright, and Bruce A.Baldwin, Financial Accounting –

Information for Dicision, Prishtina,2004

5. Ives B., Olson H., Baroudi J., 1983

6. Ilir Hoti – Kontabiliteti Financiar, Bazë dhe i Ndërmjetëm

7. Skënder Ahmeti- Kontabiliteti Financiar,

8. Accounting Theory, Hendrikson dhe Irvin,1981,sipas Sotiraq Dhamos: Kontabiliteti

Financiar

9. Muhamet Aliu-Etika në Kontabilitet dhe Auditim

10. Hysen Çela – Etika e biznesit, UT, 2003

11. Ilir Hoti – Fjalor enciklopedik për bankën, biznesin, bursën, ekonominë, Stamboll, 2002

12. Ligji nr. 06/L-032 Për Kontabilitet, raportim financiar dhe auditim

13. Romney MB,Steinbart PJ (2009),

14. Parimet bazë të kontabilitetit, Dr. Shefket Jakupi & Dr. Bedri Statovci

15. Hasan, Bassam, 2007

16. Kontabiliteti financiar, Robert Ingram, Thomas Albright, Bruce Baldwin

17. Financial accounting, Get through guides

18. Shefket Jakupi, Parimet bazë të kontabilitetit, Prishtinë 2017

19. Rrustem Asllanaj,Kontabiliteti,Prishtinë,2005

20. Standardet ndërkombtare për raportim financiar, SNRF